Florenc Drizari
Tritan Shehu: Pozitive zgjerimi i bazës së anëtarësisë në Partinë Demokratike
Pas mbylljes së procesit të rifresikit të bazës së të dhënave në Partinë Demokratike, forca më e madhe politike në opozitë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve të brendshme për strukturat e reja drejtuese. Në bazë të udhëzimit të ri të shpërndarë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rreth një javë më parë, në radhët e PD-së pritet zgjedhja e shumë emrave të rij në degët e kësaj partie në rrethe. Kjo për faktin se udhëzimi i ri nuk lejon që deputetët, të zgjedhurit vendor, apo edhe ata drejtues që kanë në krye të degëve të PD-së më shumë se dy mandate, të rikandidojnë sërish. Sipas zërave në Partinë Demokratike mësohet se strukturat kanë filluar punën në nivel grupsesksionesh dhe në shumicën e degëve kanë përfunduar kalendarët e punimeve për aktivitetet që do zhvillohen lidhur me procesin e analizës së zgjedhjeve të 23 qershorit, por edhe të zgjedhjeve në seksione. Ndërkaq, në një prononcim të dhënë për gazetën “Standard”, një prej figurave që ka mbajtur poste të larta drejtuese në PD, Triatan Shehu, tha se udhëzimi i ri kërkon të zgjerojë bazën e pjesmarrëvesve dhe kjo gjë shihet si pozitive për opozitën.
Tritan Shehu
“Kërkohet që të zgjerohet baza e pjesmarrësve në mënyrë që sa më shumë njerëz të bëhen pjesë e Partisë Demokratike, qoftë edhe në nivele drejtuese. Më duket shumë racional ideja që në strukturar e partisë të ketë një zgjerim të bazës së pjesmarrjes dhe aktivizimit, i sa më shumë personave, individëve, në pozicione nga më të ndryshmet rreth Partisë Demokratike”,-deklaroi Shehu.
lidhur me disa aludime të publikuara në media për përplasje qëndrimesh për udhëzimin e ri të PD-së, Shehu i hedh poshtë këto zëra duke thënë se PD e ka të nevojshme zgjerimin edhe tani që nuk është në pushtet. “Nuk mendoj se ka një përplasje brenda strukturave të PD-së. Partia Demokratike ka nevojë të zgjerojë pjesmarrjen tashmë edhe në opozitë, ka nevojën të korrigjojë edhe disa gabime të pjesmarrjeve në kohën kur ishte në qeverisje. Sot në opozitë është e nevojshme që të zgjerohet pjesmarrja”,-theksoi Shehu.
Ndërkaq, sipas udhëzimit të ri thuhet se Demokratët i kushtojnë rendësi të veçantë analizës së humbjes, që riktheu PD në opozitë pas 8 viteve pushtet. Në kuadër të kësaj analize kërkohet të gjenden arsyet e joshjes se votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit, por pa cenuar dinjitetin e zgjedhjeve individuale të çdo demokrati. Gjithashtu udhëzimi i PD-së thekson se vlerësimi i punës të çdo strukture organizative lokale të PD-së, të bëhet mbi bazën e rezultateve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, krahasuar me rezultatet e PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Lidhur me shtyrjen e afateve për ta mbyllur këtë proces brenda vitit që shkoi, sipas krerëve të PD-së, në këtë proces ndikuan edhe marrëdhëniet pozitë-opozitë, ku që prej disa javësh pakica parlamentar është në një marrëdhënie të kushtëzuar me mazhorancën.
Udhëzimi i PD-së, kriteret për krerët e degëve në rrethe
Të jetë ligjërisht banor i territorit që mbulon dega e PD-së, të paktën që nga data e fillimit të këtij procesi. (Kriter skualifikues mosqenia banor).
Të jetë me arsim të lartë të përfunduar. Avantazh përbëjnë personat me kualifikime pasuniversitare. (Skualifikohen personat me arsim jo të lartë).
Të ketë aftësi intelektuale, profesionale dhe kulturore të larta.
Të dallohet në publik për qëndrueshmëri morale dhe të ketë reputacion pozitiv.
Të ofrojë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë rezultateve të degës. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me qytetarët.
Të ketë dhënë kontribut në parti dhe të ketë përvojë si anëtar partie. Çdo kandidat duhet të plotësojë formularin tip që i bashkëngjitet këtij udhëzimi.
Të skualifikohen nga rikandidimi kryetarët që kanë plotësuar dy mandate si kryetar dege dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë rezultate më të ulëta se zgjedhjet parlamentare paraardhëse në nivel dege të PD-së.
krerët e PD që pritet të mosrizgjidhehn
Aldo Bumçi, kryetar i PD-së Tiranë
Igli Cara, kryetar i PD-së Durrës
Gjergji Papa, kryetar i PD-së Korçë
Ardian Kollozi, kryetar i PD-së Vlorë
Luçiano Boçi, kryetar i PD-së Elbasan
Bedri Hoxha, kryetar i PD-së Burrel
Bexhet Çobani, kryetar i PD-së Gjirokastër
Astrit Bushati, kryetar i PD-së Shkodër
Ibsen Elezi, kryetar i PD-së Kukës
Arenc Berati, kryetar i PD-së Berat
Pashk Ndoca, kryetar i PD-së Lezhë
Admirim Shehu, kryetar i PD-së Fier
Bejdo Çela, kryetar i PD-së së Sarandë
Veledin Zaçe, kryetar i PD-së Tepelenë
Ramazan Okshtuni, kryetar i PD-së Kavajë
Luan Lipe, kryetar i PD-së Pogradec
Roland Keta, kryetar i PD-së Bulqizë
Besnik Dushaj, kryetar i PD-së Tropojë
Naim Gazidede, kryetar i PD-së Dibër
Pashk Ndoci, kryetar i PD-së, Lezhë