Zajmina zbulon të pasmet
Llogaritet si një nga femrat më seksi të skenës. Jo më kot ka marrë këtë epitet dhe këtë e dëshmon edhe kjo fotografi. Është fjala për këngëtaren ”hot”, Zajmina Vasjari. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar këtë fotografi, ku në fokus ka vënë të pasmet gjysmë të zbuluara. Siç mund ta shihni edhe ju, këngëtarja posedon linja dhe një fizik superseksi. Për këtë një falënderim i madh i shkon palestrës që ajo bën. Komentet e fansave dhe miqve të saj kanë qenë të shumta, duke i bërë komplimente dhe duke e përgëzuar për rezultatet. Ndërkaq, Zajmina është duke regjistruar këngën e re të cilën do ta sjellë së shpejti për fansat.
Dafina konfirmon bashkëpunimin me amerikanin Rick Steel
Dafina Zeqiri duket se e ka marrë seriozisht lançimin në arenën ndërkombëtare, pasi krahas albumit të saj të ri për treg shqiptar, ajo ka gati bashkëpunimin me këngëtarin amerikan, Rick Steel. Producenti dhe këngëtari amerikan Rick Steel kohë më parë i bëri ftesë Dafinës që të jetë pjesë e një prej projekteve të tij dhe natyrisht që kjo e fundit nuk hezitoi të jetë pjesë e tij. Dafina kohë më parë qëndroi në Amerikë, ku ka regjistruar bashkëpunimin me Rick Steel. Ky projekt ende nuk është lançuar i plotë, por është një prej bashkëpunimeve të rralla që artistët shqiptarë kanë realizuar me artistë me famë ndërkombëtare. Dafina Zeqiri është duke e përgatitur edhe albumin e saj të tretë, i cili po realizohet në studion “RedBox Entertainment”.
Dhurata, fytyra e re e pijes…
Këngëtarja e njohur, Dhurata, duket se është vërshuar nga ofertat për koncerte dhe fushata të ndryshme reklamuese. Dhurata, e cila tashmë njihet si “macja” e estradës pas daljes nudo, ka zënë kryetitujt e mediave së fundmi dhe duket se ka marrë oferta për paraqitje të ndryshme në fushata reklamuese. Siç bëjnë të ditur mediat, Dhurata do të dalë për herë të parë si imazh i nje pije energjike në emisionin “Zonë e lirë” në “TV Klan” në një nga edicionet e ardhshme. Dhurata, e cila është kritikuar shumë për paraqitjen e saj “topless” në klipin e ri “If You Like It” ende nuk është shprehur për mediat e shkruara, pasi është në përgatitje të projekteve të reja dhe të koncerteve të shumta. “If You Like It” është projekt i kompanisë “Elephant” në muzikë e tekst të Nurteel e video nga “Imagine Films”, i cili ka arritur të klikohet mbi 100 mijë herë (pa i shtuar ilegalisht ato).
Xhemi Shehu në “Bernabeu”, foto në “Marca”
Ka pasur dhe aromë shqiptare gjysmëfinalja e e Ligës së Kampioneve, ku Reali i Madridit triumfoi përballë kampionëve në fuqi të Bajernit të Mynihut. Prezantuesja e njohur në “Top Channel”, Xhemi Shehu, është fotografuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Fotografia është publikuar dhe në gazetën kryesore sportive në Spanjë, “Marca”.
“Rrjedh” ilegalisht kënga e re e Bleros
Duket se këngëtari i njohur shqiptar, Blero, nuk ka qëndruar pa punë kohëve të fundit dhe kjo vërehet nga bashkëpunimi i rrjedhur ilegalisht si ‘leak’ me këngëtarët Soulkid dhe Nurteel. Eshtë një video e lançuar në disa faqe të mëdha në rrjete sociale ajo që ka shfaqur krijimin e ri muzikor të Bleros. Ky bashkëpunim, i cili ende nuk duket i finalizuar plotësisht, është rrjedhje ilegale nga studiot e kompanisë “Elephant”. Madje, ky projekt as që ka titull. Përgjegjësinë në përshkrimin e videos e kanë marrë disa hakerë që pohojnë të kenë nxjerrë ilegalisht në treg këngën e e re të Bleros. Ky i fundit nuk duket aspak i shqetësuar, ose nuk e di se ia kanë publikuar projektin, duke shkruar për suksesin e Majlinda Kelmendit. Por, shumë të shqetësuar janë treguar zyrtarë të kompanisë “Elephant”, të cilët me anë të një komunikate kanë dënuar publikimin ilegal si ‘leak’ kësaj video. “Elephant” ka kërkuar largimin e kësaj video, teksa pritet të pasojë edhe reagimi i artistëve të përfshirë në këtë skandal.