Londinzët kanë arritur të mundin Liverpul në “Anfield” duke i rritur kështu shpresat vetes për të fituar trofeun e Premier Lige
Suprizë që vetëm Murinjo mund ta bëjë. Kjo pasi portugezi dhe blutë kanë arritur të fitojnë ndaj Lievrpul në “Anfield”. Redsat kan disa kohë që po zhvillojnë një lojë shumë të bukur po kjo duket se nuk i ka frikësuar blutë londinez. Çelsi ka arritur t’ia marrë tri pikë Liverpulit para tifozëve të tyre duke e mposhtur me rezultat 2-0. Në pjesën e parë, vendasit dështuan të tregoheshin të rrezikshëm përballë lojës defensive të mysafirëve duke mos arritur të vënë në rrezik gardianin Shvarzer. Dhe në minutat shtesë të fraksioni të parë, pas një shansi të humbur nga Kalas, erdhi goli i Bluve. Ishte një gabim fatal i Xherrard, i cili i dha rast sulmuesit Demba Ba që ta mposhte portierin Mignolet ku kishin kaluar katër minuta nga koha e rregullt. Të Kuqtë shtuan presionin në gjysmën e dytë dhe njëherësh u shtua numri i rasteve, por goli nuk vinte. Një lojë kjo që do t’i çonte drejt pësimit të golit të dytë. Një gol që do të vinte në fund dhe që do ta bënte ekipin e Roxhers të pashpresë mund të bënte diçka për të ndryshuar rezultatin. Ishin përsëri minutat shtesë dhe ekipi i Jose Mourinhos realizoi golin e dytë me anë të Ëillian ishte që kaloi skuadrën e e tij për herë të dytë në disavantazh. Dy javë pa përfunduar Liga Premier, Liverpuli ka vetëm dy pikë më shumë se Çelsi. Në ndërkohë, Mançester Siti gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në dy ndeshjet e mbetura, Liverpuli luan kundër Crystal Palace dhe Neëcastle, ndërsa Çelsi do të ndeshet me Norëiçin dhe Kardif. Ndërsa ekipi i Siti do të ndeshet Everton, Aston Villa dhe Ëest Ham. Trajneri i Liverpul, Brendon Roxhers, e ka akuzuar Çelsin për lojën defensive që aplikoi në derbin e zhvilluar në Anfield. Blutë fituan me rezultat 2-0, ndërsa Redsat e kishin problem të thyenin mbrojtjen masive të vendosur nga Hoze Mourinjo. “Nuk mund të depërtonim, sot ishin të parkuar dy autobusë, jo vetëm një”. “Jose e mori rezultatin e tij. Është e kundërta e asaj si ne duam të luajmë. Nuk është vështirë të drejtosh 10 lojtarë në 16-metërsh”, ka deklaruar Roxhers pas ndeshjes. Nga ana tjetër, Mourinjo deklaroi se fitoi skuadra më e mirë dhe se të zgjedhurit e tij e merituan fitoren. 51-vjeçari anashkaloi kritikat e gazetarëve për lojë defensive duke thënë se ekipi i tij thjesht u mbrojt mirë.
Murunko: Çelsi nuk është për titull
Nga ana tjetër Hoze Murinjo nuk mendon se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Ligës Premier, përkundër se gjendet vetëm dy pikë prapa pozitës së parë. Blutë e mposhtën liderin Liverpul në Anfield me rezultat 2-0 dhe gara është e hapur, por portugezi nuk mendon ashtu. I pyetur nëse është kthyer skuadra e tij në garën për titull, 51-vjeçari ka thënë: “Jo, nuk jemi”. “Në këtë moment jemi thuajse të tretët. Me këta tri pikë, na nevojitet edhe një pikë për ta siguruar pozitën e tretë”. “Ishte një sezon i mirë për ne. Kishte evoluim në shumë aspekte të kësaj skuadre. Ndërsa kampion mund të bëhet vetëm një dhe do të jetë Siti ose Liverpooli”. “Prandaj nuk kemi se çfarë të festojmë, por të themi se e zumë vendin e tretë dhe mund të themi se i fituam të dy ndeshjet kundër kampionit”, ka deklaruar pas ndeshjes strategu.
Marselo: Ndaj Bajernit vetëm fitore
Braziliani i galaktikve Marselo, ka refuzuar që të kënaqet me fitoren ndaj Osasunas, duke thënë se ekipi i tij duhet të shfaqë paraqitje të mirë ndaj Bajernit. Anësori shprehu kënaqësinë për rezultatin e mirë ndaj Osasunas, por thotë se duhet të mbahet mirë ekipi ndaj Bajernit. “Jemi mirë. Tashmë kemi kohë të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e të martës”. “Ndeshja e ardhshme është gjithmonë më e rëndësishmja dhe ne duhet të shohim si do shkojë. Ne kemi mundësinë të arrijmë në finale. Duhet që të shkojmë në ndeshjen e dytë të relaksuar dhe me qetësi” është shprehur mbrojtësi i madrilenve.
Mesi i kërkon Barcelonës 20 milionë euro
Katër herë fituesi i topit të artë Lionel Messi, po kërkon një kontratë të re me pagë prej 20 milionë eurosh në vit. Marca shkruan se kampi i Mesit po pret një përgjigje nga klubi katalanas për kontratën e re nëse do të jetë 20 milionë euro në vit. Pos tjerash, Messi ka kërkuar edhe një bonus prej tre milionë eurosh ekstra në rast të sukseseve. Oferta e fundit e Barçës ka qenë 18 milionë euro, por kjo nuk u prit mirë nga stafi i Mesit që ktheu përgjigje me një ofertë tjetër. Shumë njerëz pas këtyre lajmeve kanë filluar të lidhin formën e lojtarit me problemet që ka për kontratën e re.
Psg barazon dhe humbet mundësinë për të festuar titullin
Parizienët nuk ka mundur ta festojë dje titullin e dytë radhazi në Ligue 1, pasi është ndalur me barazim nga Sosho. Është pritur që këtë xhiro kryeqytetasit të shpalleshin matematikisht kampionë për sezonin mirëpo ndeshja e zhvilluar në Stade Auguste-Bonal, përfundoi me rezultat 1-1. Mysafirët krijuan epërsi përmes Edinson Kavanit në pjesën e parë të minutës së 24-të. Por, në gjysmën e dytë Tiago Silva e gaboi portën për ta shtyrë edhe për një javë festën. Paris Saint-Zhermain ka tetë pikë më shumë se Monako dhe i duhet edhe një pikë në ndeshjen e radhës për t’u shpallur kampion. Duhet pritur java tjetër për të parë skuadrën pariziene të festojë për fitoren e titullit kampion.
Gashi shënon për Grashopers
Shkëlzen Gashi vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm për Grashoperssin në barazimin 1-1 përballë kryesuesve të Baselit. Gashi arriti të shënonte në minutën e 36-të duke zhbllokuar rezultatin, megjithatë 8 minuta më vonë Baseli barazoi shifrat me futbollistin e kombëtares helvete Valentin Stocker. Në këtë sfidë përveç Gashit luajti si titullar edhe Amir Abrashi. Një barazim që nuk i lëviz nga poziciononi pasi gjenden mbrapa Baselit me katër pikë mbrapa.
Lojtarët e Flamurtarit dy muaj pa rroga
Te Flamurtari duket se problemet nuk sosin ndonjëherë. Fillimisht kriza, më pas lufta për mbijetesë, tani mësohet se lojtarët kanë 2 muaj pa rroga pasi llogaria bankare e klubit është bllokuar nga organet tatimore. Veprimi i këtij institucioni vjen pasi drejtuesit e Flamurtarit nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të lojtarëve dhe stafit teknik prej 1 viti çka ka detyruar tatimet të bllokojnë llogarinë dhe detyrimisht çdo veprim financiar duke lënë kështu lojtarët pa rroga.
Ateltiko Madrid mund Valencian dhe i afrohet titullit
Atleticko Madridi po i afrohet gjithnjë e më shumë ditës për t’u shpallur kampion i Spanjës. Në përballjen e javës së 35-të të zhvilluar në Mestaja, kryeqytetasit mposhtën Valencian me rezultat 1-0. Gjysma e parë nuk dhuroi shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, mirëpo kur po afrohej pushimi, ekipi mysafir kaloi në avantazh. Një harkim preçiz i Gabit i dha mundësinë Raul Garsia për të realizuar me kokë në minutën e 42-të. Në gjysmën e dytë kuqebaradhët patën raste për të shënuar gola të tjerë, por më e rëndësishmja është se arritën ta mbrojnë epërsinë dhe dolën triumfues në fund. Atletico ka gjashtë pikë më shumë se Real Madrid dhe shtatë më shumë se Barcelona edhe pse katalanasit dhe galatikët kanë nga një ndeshje të pazhvilluar. Madrilenët kanë edhe tri ndeshje për të zhvilluar dhe do të shpresojnë që të triumfojnë përballë Levantes dhe Malagas, duke qenë se në sfidën e fundit ndeshen me Barcelonën që është dhe sfida më e rëndësishme.