Sëmundjet seksuale, të rinjtë në fshat kanë shumë pak informacion  

0
169

 

semundjet seksualeStudentët shqiptarë vazhdojnë të kenë njohuri të pakta në lidhje me infeksionet seksulaisht të transmetueshme. Studimi më i fundit kombëtar, në të cilin u intervistuan rreth 2000 studentë nga universitetet publike dhe private evidentoi se rreth 61% e këtyre të rinjëve kanë mungesë informacioni në lidhje me infeksionet seksuale. 11%  e tyre mendojnë se është e rrezikshme të qëndrosh në bankë me një person me hiv dhe 35% e tyre  mendonin se ”AIDS” përhapet nëse përdor të njëjtat enë kuzhine . detajet  e këtij studimi bëhen public për as nga mjekja lumturi mërkuri. “Janë marrë në studim rreth 2000 studentë që ishin përfaqësues të gjithë studentëve të rregjistruar si në Universitete publike dhe private dhe një % e tyre mendonin në mënyrë të gabuar se një mënyrë për tu mbrojtur nga infeksionet e transmetueshme ishte përdorimi i tabletave kontraceptive”, – tha Lumturi Mërkuri, mjeke në ISHP. Mjekët ndërkaq shprehen të shqetësuar se të studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë përdorin pak metodat kontraceptive. Vetëm 27 % e tyre përdornin masat mbrojtëse, ndërkohë që studimi evidentoi se të rinjtës hqiptar janë të angazhuar në sjellje seksulae me risk, nën përdorimin e alkolit dhe drogës.
“Të rinjtë studentë shqiptarë ishin të angazhuar dhe kishin filluar marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme. Gati 62 % e tyre kishin raportuar se kishin kryer mërrëdhënie seksuale me një moshë mesatare 17 vjeç, por në një moshë minimale të raportimit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale ishte 13 vjeç. Gjithashtu të rinjtë studentë shqiptarë kishin kryer marrëdhënie të rrezikshme seksuale siç ishin marrëdhënie seksuale me shumë partenerë, ata mesatarishtë raportuan 2.2 partnerë dhe një pjesë tjetër raportonte se kishin kryer marrëdhënie me disa partnerë pra mbi 5 partnerë seksualë”, -tha Lumturi Mërkuri, mjeke në ISHP. Studimi tregoi thonë mjekët se të rinjtë  shqiptarë që vinë nga zonat rurale kishin më pak njohuri dhe ishin kontigjenti më në risk, ndërkohë që  të gjitha këto të dhëna shprehen ata do të shërbëjne për strukturat qeveritare që të hartojnë politika më të mira në mbrojtje të shëndetit.