Anxhela Tato
Hetimet, efektivi Xhevdet Dedja ndaloi në mënyrë arbitrare betonieren dhe goditi drejtuesin e saj
Policia, efekti ka qenë nën efektin e alkoolit, nuk është hera e parë që kryen të tilla veprime të kundraligjshme
Ushtroi dhunë fizike ndaj oficerit të betonieres, pasi ishte në gjendje të dehur, përfundon në pranga punonjësi i policisë. I skeduar edhe herë të tjera për episode agresive nënë efektin e alkoolit, SHKB-ja e ka arrestuar policin Xhevdet Dedja. Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme mësohet se efektivi ka qenë i pirë, kur ka ndaluar makinën e betonieres dhe i është sulur shoferit. Burime nga blutë sqarojë se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 14:30, kur efektivi ka ndaluar në shkelje me ligjin një makinë betoniere. Sapo drejtuesi ka zbritur nga automjeti duke e pyetur se çfarë problemi kishte, polici i është drejtuar duke e goditur me sende të forta dhe me grushte. Ka qenë vetë shoferi, i cili ka denoncuar ngjarjen në polici. Ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekim. Menjëherë pas denoncim policia ka mundur që të zbardhë dhe të dokumentojë të plotë të ngjarjen, duke vënë pas hekurave policin. Nga hetimet ka rezultuar se i arrestuari Xhevdet Dedja është përfshirë edhe herë të tjera në incidente të tilla, ku shkaktar është përdorimi i alkoolit. Abuzimi me pijen ka bërë që polici 46-vjeçar të ndalojë shoferë dhe të ushtrojë dhunë ndaj tyre. Në rastin që kjo ngjarje është e përsëritur ka bërë që policia ta arrestojë 46-vjeçarin me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare.
Njoftimi
“Më datë 28.04.2014 mbrëmë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Ahmet Dedja, 46 vjeç, lindur dhe banues në Petrelë, Tiranë, me detyrë punonjës policie në Komisariatin Nr.1. Arrestimi i ti u krye sepse rreth orës 14:30, në rrugën dytësore Farkë – Krrabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale rezultoi, se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit”, – thuhet në njoftimin Policisë. Mësohet se kjo nuk është hera e parë që konstatohet kryerja e veprimeve arbitrare nga ana e efektivit Xhevdet Dedja. Janë edhe dy raste të tjera kur 42-vjeçari është skeduar për ndalim automjetesh në mënyrë të padrejtë, duke kundërshtuar ligjin. Gjithashtu sipas policisë nuk është hera e parë që polici vepron nën efektin e alkoolit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”. Neni 250 i K.P.
Greqi/ Pako bombë në komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli
Sekuestrohet një pako bombë, e cila u dërgua në Komisariatin ku u mbajt Ilia Kareli, në Iteas të Greqisë. Policia greke ka bërë me dije se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes, të improvizuar, pako me 500 gram dinamit, e cila ishte e lidhur me kabull. Sipas informacioneve që transmetojnë mediat greke, në pako kishte dhe një libër fetar. Duket se pakoja, me bombën brenda kishte si destinacion shefin e Komisariatit, A.Holeba. Sipas ekspertëve të policisë, mendohet se nëse marrësi do e kishte hapur pakon do kishte humbur jetën, si pasojë e shpërthimit. E gjithë ngjarja, sipas policisë, mendohet të ketë në qendër të saj vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit, në një prej burgjeve të Greqisë, në Malandrino. Ilia Kareli, u gjet i vdekur brenda në qelinë e tij, në burgun Malandrino të enjten e 27 marsit. Ai u rrah për vdekje nga rojet e burgut që u hakmorën për plagosjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis.
Aksident/ Përplaset makina me fugonin, 4 të plagosur
Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin rrugor Burrel-Klos. Aksidenti është shënuar rreth orës 17:30, si pasojë e përplasjes së një fugoni pasagjerësh më një autoveturë. Të plagosurit, identiteti i të cilëve ende nuk është mësuar udhëtonin me një autoveturën me targa greke. Ata janë dërguar në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga pasagjerët që udhëtonin në fugon nuk ka pasur të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por shkak dyshohet shpejtësia e madhe, e ndikuar dhe nga lagështira në rrugë.
Fier/ Parandalohet vrasja, shkak konflikti i pronësisë
Parandalohet një vrasje në qytetin e Fierit. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e Ardian Pashollarin, 43 vjeç. Shtetasi në fjalë ka tentuar të vrasë me armë zjarri 44- vjeçarin Sh.R. Ndërkohë, Pashollari ka tentuar të vrasë dhe 37-vjeçarin R.R. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, të qytetit të Fierit, ku gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti pronësie mes dy personave. Blutë e Fierit kanë bërë të mundur dhe sekuestrimin e armës së krimit, një automatik.