Kryqi i Kuq po digjitalizon procesin e kërkimit për personat e zhdukur nga koha e Luftës së II-të Botërore. Sot e kësaj dite ende konsiderohen të humbur një milion ushtarë nga Lufta e II-të Botërore.
Ç’ka ndodhur me gjyshin tim? A i ka mbijetuar ai luftës? A është marë ai rob? Mos vallë eshtrat e tij ndodhen në ndonjë varr masiv diku në Evropën Lindore? Të tilla pyetje shtrohen prej shumë njerëzve edhe sot gati 70 vjet pas fundit të Luftës së II-të Botërore: “Rreth 15.000 dhe 18.000 vetë na drejtohen ne çdo vit, për të kërkuar të dhëna për personat që konsiderohen të humbur”, thotë Roland Reimann nga Kryqi i Kuq për DW. Ai punon në sektorin e kërkimit të Kryqit të Kuq Gjerman (DRK) në Berlin.
Rreth 50 milionë skeda me të dhëna kanë qenë të arkivuara deri të premten (04.04.2014) në arkivin e DRK-së në Mynih. Tani arkat me skeda, të cilat të stivosura njëra mbi tjetrën arrijnë një gjatësi prej rreth 12,5 kilometrash, po transferohen në një arkiv të sigurtë në Hamburg. Kërkesat për gjetje personash të humbur në të ardhmen Kryqi i Kuq do t’i shqyrtojë në formë digjitale. “Ne donim ta siguronim këtë thesar të jashtëzakonshëm të dhënash, sepse letra me kohë shpërbëhet”, shpjegon Reimann.
50 milionë skeda të digjitalizuara
Gati 70 vjet pas luftës: mos vallë digjitaliizmi është i vonuar? Jo, na siguron Ronald Reimann: “Projekti i digjitalizimit ka kërkuar kohë. Ne kemi nisur qysh pra dhjetë vjetësh me digjitaliizmin e arkivit.” Përveç kësaj, thotë ai, shumë kërkesa, që vazhdojnë të vijnë çdo vit, do të përfitojnë prej kësaj. E gjithashtu është e rëndësishme, që edhe punonjësit e arkivit në Mynih përfitojnë: “sepse puna e tyre kësisoj do të përshpejtohet. Në vend të kërkimit në arkivin gjigant si deri më sot, këtej e tutje për të gjetur të dhënat e duhura, do të mjaftojë vetëm një klikim.”
Arkivi gjatë dekadave të shkura është zgjeruar vazhdimisht, deri në 50 milionë është numri i skedave me të dhëna. Menjëherë pas Luftës së II-të Botërore Kryqi i Kuq nisi kërkimin për të humburit. Një në katër gjermanë asokohe ose ishte në kërkim, ose kërkohej, thotë Reimann. Mundësitë për ta gjetur dikë ishin të kufizuara: “Atëherë natyrisht që s’kishte kompjuter, por edhe letra ishte e rrallë. Të parët të afërm që kërkonin ushtarët e humbur i shkruanin të dhënat e tyre personale dhe të personit që kërkonin nëpër copa kartonësh. Ushtarët që ktheheshin gjithashtu plotësonin kedat me të dhëna dhe shpresonin tek ndihma e Kryqit të Kuq. E ashtuquajtura procedurë e kontaktit përmes skedave me kalimin e viteve bëri, që më shumë se 16 milionë njerëz u ritakuan me të dashurit e tyre.
Përvoja vjetër me kërkimin ndihmon edhe sot
Tani shërbimi i kërkimit të Kryqit të Kuq ka mbërritur në kohën e digjitalizimit. Procedura e kontaktit përmes skedave sa i përket Luftës së II-të Botërore nuk përdoret më. Megjtihatë kjo metodë nuk e ka humbur tërësisht vlerën e saj. “Sot ne përpiqemi që në kuadër të Restoring Family Links, të rivendosim konstaktet e humbura familjare”, thotë Reimann. Ky shërbim në radhë të parë synon t’u ndihmojë refugjatëve, të cilët janë larguar prej zonave të luftës si Siria, dhe i kanë humbur lidhjet me familjen. “Shpesh ne kemi të bëjmë edhe me refugjatë nga Afrika, të cilëve gjatë rrugës drejt Evropës u është dashur të ndjekin një tjetër itinerar lundrimi nga të afërmit e tyre.”
Për shumë kjo do të thotë, që pjestarët e familjes zbarkojnë në vende të ndryshme. Për t’u ndihmuar këtyre Kryqi i Kuq Gjerman qysh prej vjeshtës së vitit të kaluar merr pjesë në një projekt pilot të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe 18 shëbrimeve evropiane të kërkimit brenda Kryqit të Kuq: Platforma Online http://familylinks.icrc.org/europe. “Kjo platformë u mundëson refugjatëve t’i gjejnë të afërmit e tyre përmes fotografive”, thotë Reimann. Ky është një përmirësim i dukshëm, sepse regjistrat publikë shpesh përmbajnë emra të shkruar me gabime. Përmes futjes në rrjet të 18 shëbrimeve evropiane të kërkimit të Kryqit të Kuq është krijuar një rrjet shtesë kërkimi.
Përmes fotografisë kthim në familje
Në këtë platformë refugjatët ose mund të aplikojnë për kërkimin ë personave të humbur, ose mund të vendosin vet informacionin dhe fotografi për veten. “Refugjatët ndërkohë na drejtohen enkas ne dhe kërkojnë mbështetje”, thotë Reimann. Me fotografi të përzgjedhura Kryqi i Kuq çdo muaj harton një pllakatë, të cilën e vendos në vende, që janë të njohura për qëndrimin e refugjatëve dhe migrantëve. Për vendosjen e kontaktit kujdesen më pas punonjësit e shërbimeve të kërkimit. Në Gjermani ka në këtë sektor 80 të punësuar të përhershëm, të cilëve u shtohen edhe koordinatorët përkatës për çdo njësi rajonale të DRK-së.
Kërkimi për të humburit ndërkohë zhvillohet në mbarë botën. “Ne e konsiderojmë këtë si pjesë të mandatit tonë, të përcaktuar në Konventën e Gjenevës”, thotë Reimann. Edhe organizta të tjera më të vogla ndihmojnë në procesin e kërkimit. “Në nivel rajonal organizata të tilla janë p.sh. kishat.” Por sidoqoftë: sa u përket ushtarëve të Luftës së II-të Botërore shumë nuk gjenden. Rreth 800.000 nga 1,3 milionë të humbur prej luftës, sipas përllogaritjeve, nuk do të gjenden kurrë. Megjithatë kërkimi për ta nuk do të marrë fund asnjëherë: “Sa më i çmuar të ketë qenë një njeri për ne, po aq shumë do ta mohonim ne taë, në rast se do të refuzonim të merrnim pjesë në tronditjen e fundit dhe më të dhimbshme të qenies së tij, siç ajo ka ndodhur në të vërtetë”, kështu shkruhet në murin e selisë së Shërbimit Qendror të Këkrimit të Kryqit të Kuq Gjerman në Mynih.