Sindikatat- Qeverisë: Mos rrisni moshën e daljes në pension, të ndryshojë pas vitit 2020  

0
176

sindikata pensionSindikalistët që mbrojnë të drejtat e pensionistëve janë kundër rritjes së moshës së pensionit. Ata propozojnë që ajo të ndryshojë pas vitit 2020, ndërkohë që propozojnë një rritje të masës së pensionit si në qytetet dhe në fshat sa dyfishi i rritjes së indeksit të inflacionit. Sindikalistët thonë se nga ana e qeverisë janë marrë masa shtrënguese që ndikojnë në uljen e nivelit të jetesës së familjeve shqiptare. “Jo rritje të ngutshme te rritjes së pensionit 67-vjeç për burrat dhe 65-vjeç për gratë por rritjen graduale afatgjatë dy muaj për çdo vit kalendarik, por të fillohen nga viti 2020 e jo më parë. Në futjen e pensionit social duke i shkëputur ato nga fondet e pensioneve shtetërore dhe përballimin e tyre veçmas nga buxheti i shtetit për ato persona që nuk kanë pasur mundësi të kontribuojnë gjatë jetës së tyre”, – tha Hysen Daja, kryetar i sindikatës së pavarur të pensionistëve të Shqipërisë. Ndërkaq, sindikalistët që mbrojnë të drejtat e pensionistëve në kërkesat e tyre drejtuar qeverisë kërkojnë dhe mos rritje të çmimit të energjisë për këtë kategori.