Nga meteorologët nuk është paralajmëruar ndonjë stuhi e rrezikshme që mund ta godasë këtë vit Kosovën, por në estradën shqiptare veç sa ka filluar. Uragani “Genta” duket se do të jetë goditja më e madhe që do të i bëhet tregut muzikorë. Këngëtarja Genta Ismajli është duke u përgatitur që në shënimin e 10-të vjetorit të karrierës muzikore të saj, të bëj surpriza të shumta për simpatizuesit dhe publikun e saj. Duket se me çdo kusht dëshiron që ky vit të i takoi vetëm asaj. Për të festuar këtë Genta është duke punuar intensivisht. Ismajli, ka përfunduar këngën më të re e cila do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi dhe DJ Dalool. Keni kujdes, uragani “Genta” po vjen…
Olta Boka e dashuruar: Nuk ka ardhur koha të bëhet publike
Këngëtarja Olta Boka ka pranuar se është e dashuruar, por ende nuk ka ardhur koha që të zbulohen hollësi të tjera. Ajo tha publikisht për mediat se ka një dashuri, por ende nuk ka ardhur koha që të bëhet publike. Të gjithë e kujtojmë Olta Bokën, e cila e ka nisur rrugën e këngës shumë e re dhe u bë shumë e njohur, pasi do të përfaqësonte Shqipërinë në “Eurosong”. Ajo hodhi poshtë edhe thashethemet në lidhje me këngëtarin Erik Lloshi, nëse ka diçka mes tyre, referuar edhe bashkëpunimit me këngën “Ti më ke mua”. Ndërsa Shqipëria mbeti sërish jashtë dhe larg finales së Eurosong, këngëtarja është ngacmuar edhe në lidhje me këtë çështje, pasi Hersi Matmuja nuk arriti të kualifikohej për në natën finale të “Eurosong”. Olta tha se priret që të jetë pozitive, pasi ka ndjerë të gjithë emocionet dhe sfidat për të qenë aty. Mjaft optimiste, Olta tha se Hersi ka bërë më të mirën e mundshme.
Geti s’ka album, por i ka gati bombat
Superylli i hip hopit shqiptar, Getoar Selimi, këtë vit mund të mos ketë album për të publikuar, por ai ka paralajmëruar dhe i ka në gati për të shpërthyer disa bomba. Bosi i “BabaStars” ka kohë që ka punuar në studio për projektet e tij të reja, por natyrisht se kjo është shoqëruar pa shumë ‘boom’ mediatik. Edhe pse reperë të tjerë po lançojnë albume, duket se Geti po e pret momentin e tij. Mësohet se anëtari i Tingulli 3 shumë shpejt do të publikojë një projekt bashkë me Agon Amigën në kuadër të grupit të tyre shumë të suksesshëm. Por, nuk do të vonojë shumë dhe menjëherë pas projektit me Agonin, Geti do të godasë skenën e muzikës me një bashkëpunim me Tunën, e cila pas publikimit të “Fenix” nuk ka publikuar videoklip. Se Geti i ka duke shpërthyer “bombat”, është vërejtur edhe në “Twtter”-in e tij. Ai në llogarinë e tij zyrtare ka publikuar një bombë duke shpërthyer si figurë për të treguar se diçka po vjen prej tij.
Bes Kallaku sjell klipin e ri: Unë nuk këndoj, për këtë është Rati
Besart Kallaku, me mjaft humor, ka folur me mediat për projektin e tij më të ri me këngëtarin Rati, titulluar “Jeta e funit”. Ai ka pranuar se nuk është këngëtar dhe se çdo gjë e bën me mjaft dëshirë për ta pëlqyer publiku dhe për tu argëtuar. “Unë nuk këndoj. Kam Ratin për të kënduar. Unë bëj klipe”, – tha ai, duke sjellë plot të qeshura. Aktori i njohur i humorit, një nga personazhet më të dashur për publikun, tha më tej se klipi është bërë brenda një dite, duke marrë plot emocione. “Ne ofrojmë një parodi. Shqiptarët e pëlqejnë kur ofrohet diçka humoristike”, – u shpreh Besi.
Ami: Nostalgji për televizionin, kam projekte
Prezantuesja e suksesshme Amarda Toska ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme se tashmë e ka në plan që të jetë sezonin e ardhshëm në televizion. Ami me plot sinqeritet ka thëne se ka nostalgji për të qenë e pranishme në televizion dhe se këtë kohë, ajo i është kushtuar plotësisht djalit të saj. Ajo është pyetur dhe në lidhje me linjat perfekte që gëzon, duke na dhënë receta mjaft efektive. Për mediat ajo nuk hezitoi të thoshte se pa dyshim palestra i ka dhënë efektet dhe se është ushtruar për një periudhë dy mujore, si dhe ushqimi i kontrolluar ka qenë një tjetër faktor, që e ka sjellë në formë. Dy emra të njohur të spektaklit dhe televizionit, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë qenë në krye të kopertinave me djalin e tyre Joel. Me mjaft nota humori, Ami tha se djali i ngjan të atit.