Dedier Norberto Marqueigui
Lujan-Argentina
“Përse vinin këtu?: “Unë nuk jetoj në Luján, jetoj në t ‘Pestin”, përgjigjet ashpër një emigrant arbëresh banorë i Santa Elena, e njohur ndryshe si “Republika e t ‘Pestit”, dhe me këtë la të kuptojë se si e përkufizonin emigrantet e asaj origjine procesin në të cilën ishin pjesë e realitetit që i rrethonte. Në lagje kishin arritur të krijonin hapësirën e tyre shoqërore, duke trilluar identitetin (Conzen Kathleen Neil, Gerber, David, Moraëska, Eëa, Pozzetta George y Vecoli, Rudolph, “The Invention on Ethnicity: Una Lettura Americana” en Altreitalie, año II, nº 3, 1988, f. 4-36.) e tyre ata dhe arrinin ti ruanin elementet e tyre themelore që i përbenin, sikurse gjuha si dhe zakonet e tyre për të ndihmuar fqinjët. Për këtë, përpara pyetjes se cilat ishin arsyet që i quan ata në migrim, ata duhet të përgjigjeshin së pari për arsyet thelbësore. Në këtë drejtim, mbipopullimi ekstrem i zonës, një tokë e varfër dhe e mbishfrytëzuar, e copëtuar deri në pafundësi, në atë mënyrë që nuk do të mund t’ju garantonte të gjithëve qasjen në burimet që të sigurojnë mbijetesën e tyre. Këto janë të dhëna jo të vogla për të cilat nuk duhet shumë për të kuptuar se si duhet ndikuar në vendimet e fëmijëve të tyre në rast të emigrimit. Por ky shpjegim është kusht i mjaftueshëm (për diçka duhet migruar, nëse do ishte mirë do të rininë) por nuk arrijnë ta kuptojnë se përse arbëreshët të Arbërisë kalabreze në vend që të shpërndahen nëpër botë, ata jo që nuk e bënë këtë, por arritën në Argjentinë, dhe jo në tërë Argjentinën por në Luján, dhe jo në të gjithë Luján, por në “Republikën e t ‘Pestit”. Çka i solli deri këtu?
Përse e bën këtë vend, fillimisht i urbanizuar dhe i izoluar, i ndarë nga qyteti i Luján me lumin që i ndante, me përjashtim të urës se drurit që i lidhte, vend i preferuar për të reflektuar, duke ofruar më shumë qasje në punë, në vendbanime dhe mjete të transportit? Është i dukshëm dhe i pa mjaftueshme shpjegimi që emigrimet konsiderohen si bije te kapitalizmit, me theks të veçantë në krizën evropiane, dhe në futjen e Argjentinës në tregun ndërkombëtar si prodhues i lëndëve të para. Mund të thuhet se shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Paraqitja e emigrimit si rrjedhojë e mjerimit, ku njerëzit ishin të obliguar të iknin nga varfëria, arritja e industrializimit dhe shkatërrimi i aktiviteteve tradicionale, në të kaluarën kishte një imazh anakronik, ose në rastin më të mirë ishte vetëm gjysma e historisë. Shumë e dukshme, por pyetjet mbesin të pazgjidhura sesi ata planifikonin ikjen në një vend dhe jo në tjetrin.
arbëreshët e Luján, që vinin çdo herë e në numër më të madh, nuk ishin viktima por faktorë aktivë të fatit të tyre, të aftë për të bërë strategjitë e mbijetesës në kontekstin e krizës së madhe strukturale. Mund të themi se këtu fillon të vërehej roli i rrjeteve dhe marrëdhënieve shoqërore të trashëguara, dhe tanimë e pamë se si veprojnë në jetën e tyre të përditshme banorët e zonave shqiptare, por më vonë do ti shohim duke operuar edhe si burim i informacionit, që drejtonte vendimet që nga shokët e deri te familjarët, duke rregulluar çdo gjë në lidhje me emigrimin, kush dhe kur do të migroj, në cilën kohë nuk ishte e përshtatshme të behej për shkak të rrezikut se do të mund ti kthenin. Ata gjithashtu brengoseshin për strehimin fillestar, punësimin, si dhe fatin e të sapo ardhurve (MacDonald, John and Leatrice “Chain Migration, ethnic neighorhood and social netëorks” en The Milbank Memorial Fund Quarterly (XLII), 1, enero de 1964, f 82‑96. Devoto, Fernando J, “Las cadenas migratorias italianas: algunas reflexiones a la luz del caso argentino” en Estudios Migratorios Latinoamericanos, año 3, nº 8, 1988, f. 103-123.), dhe kështu mundoheshin që të zvogëlonin në minimum pasigurinë që gjithmonë i përcillte ne këto lloj vendimesh. Dokumentet dhe historia që tregonin emigrantët nuk lenin asnjë dyshim që vendi nuk ishte i papërcaktuar, por të vetmet informata që ju shkonin nga miqtë dhe familja banorëve të atyre zonave të humbura në mes të malit, ku ata vështirë se dinin se çfarë është Luján apo Argjentina, deri sa nuk ju merrnin këto informata. Ata që erdhën nuk ishin ndër më të varfërit, në përgjithësi e kishin të pamundur të lëvizin nga vendbanimi ose lëviznin në distanca të shkurtra. Përndryshe, gati çdo herë bëhej fjalë për pronarët e parcelave të vogla, që në emër personal ose familjar mund ti shisnin pronat e tyre për të paguar shpenzimet e udhëtimit, ose ishin posedues të një kapitali qe shërbente për të financuar zhvendosjen ne të ardhmen. Në anën tjetër ata qe ishin këtu në përgjithësi u gjenin punë, në të njëjtin vend i strehonin ata në shtëpitë e tyre, të paktën deri sa arrinin një stabilitet solid. Për këtë arsye, arbëreshët që mirëpriteshin nga të tjerët në Santa Elena kishin për qëllim të rrinin në të njëjtin vend, e sidomos pas pavarësimit te tyre, ata blinin parcela për të ndërtuar shtëpitë, duke përfituar nga fakti qe ishin zona të reja që urbanizoheshin, dhe çmimi i parcelave ishte më i ulët në krahasim me pikat tjera të qytetit, përndryshe nuk do ta përballonin çmimin. Si përparësi në përgjithësi shiheshin parcelat e mëdha, ndonjëherë sa ¼ e arës, që përpos shtëpive përdornin burimet për të bërë ara për mbjellje ku punonte e tërë familja dhe mund të kultivonin pemë, perime, të mbanin shpezë për ekzistencën e tyre, e që ndonjëherë ju ndihmonin të siguronin të ardhura edhe nga shitja e tyre. E gjithë kjo pa harruar përfitimet e jashtëzakonshme që bëheshin gjatë lëvizjes së përditshme në një kontekst shoqëror që nuk e kishin të pa njohur, me njerëzit që kishin të njëjtat zakone, të njëjtën kulturë dhe që flisnin gjuhën e njëjtë, e që ishte e vetmja mënyrë e komunikimit në mes të prindërve dhe fëmijëve brenda vendbanimeve të tyre (Marquiegui, Dedier Norberto, “Gli italo-albanesi di Luján: vecchie abbitudini in una nuova casa” en Antonino Denisi (comp), La mobilità internazionale e le nuove sfide alla società italiana, Cattanzro, Fondazione Antonio Guarasci- Rubbettino Editore, 1996, f. 125-169.). Për këtë, pasi pronat e tyre ishin aq të mëdha, në të njëjtën kohë ishte një investim për të ardhmen, dhe ato do të mund ti ndanin për secilin fëmijë kur të martoheshin për të shmangur ndarjen e familjes. Dhe në fund, është e nevojshme ta cekim se shokët dhe miqtë ndihmonin njëri tjetrin edhe në ndërtimin e shtëpive, me një stil të thjeshtë të tullave që edhe në ditët e sotme mbahet mend, ku kjo ndihmë e ndërsjellët tregonte mënyrën e jetesës së tyre që nga fillimi. Kjo përfshinte gatimin e gjërave më të zakonshme ushqimore, pjatën tipike me mish të derrit, ku e njëjta gjë bëhej edhe për festimet e tjera sikurse mbyllja e fazave të ndryshme bujqësore, ndërtimin e suksesshëm të shtëpive apo tempujve që i dedikoheshin Shën Dimitrit apo Shën Mitrit (spanj: San Demetrio) i cili nuk mund të vendosej në Santa Elena sepse ata kishin famullitë e tyre duke ndërtuar me duart e tyre në lagjen San Bernardo.
Dhe në fund, përtej tipareve kufizuese, e bën lagjen më të rëndësishme të emigrantëve që manifestohej në të gjitha sferat e jetës dhe karshi botës së tyre, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se jetuan të izoluar. Zakonisht kryefamiljarët mungonin për një kohë të gjatë, sepse ishin përgjegjës për të siguruar të hyra për familjen, një numër i madh punësoheshin në korrjen e grurit, nganjëherë në të njëjtin mjedis të qarkut 5ª ose ju duhej të udhëtonin për në pjesët tjera. Në mungesë të tyre, nënat dhe fëmijët punonin në fushat familjare. Gratë ishin të ngarkuara të mbajnë marrëdhënie te mira me fqinjët, pasi qe lidhjet familjare shumë herë përfundonin në martesa, edhe pse përgjegjës mbeteshin burrat e tyre.
Sepse, nëse arbëreshët kalonin pjesën më të madhe të kohës në lagje, ndanin të njëjtën punë larg shtëpisë së tyre apo edhe në qark, ata bashkëpunonin me njëri tjetrin edhe në sfera të ndryshme, duke filluar nga lehtësimi për marrjen e informacioneve mbi emigrimin e bashkatdhetarëve të tyre, (leximi i letrave të arritura nga vendlindja, hartimi i përgjigjeve ishte një rast tjetër për tu mbledhur, veçanërisht duke pas parasysh se shumica e imigrantëve ishin analfabet dhe ju nevojitej ky lloj bashkëpunimi për tu informuar në lidhje me proceset ku merreshin vendimet) në aktivitetet e përditshme, ku ndanin gjuhën, fenë si dhe kohen e lirë; nuk duhej çuditur nëse themi se nga gjithë kjo lidhshmëri përbënte një grup thellësisht endogam (qark i mbyllur). Si rrjedhojë, të 111 arbëreshët që u martuan legalisht në Luján në mes të 1889 (viti që u krye regjistri civil) dhe 1920 (kur filloj të vërehet zona e banuar prej tyre), gjysma e tyre martoheshin me personat e të njëjtit vend, 7% prej tyre me personat e krahinës së Cosenza që po ashtu ishin arbëreshe, dhe 10% me argjentinase – vajza të arbëreshëve. `Mund të nxjerrim një përfundim se gati 70% e bashkësive të regjistruara si arbëreshe zgjedhjen e bashkëshortit e orientonin brenda universit të tyre socio-kulturor. Ndërsa nga pjesa prej 30% prej tyre, 19% kishin lidhje me argjentinas (edhe pse 10% ishin italian, nuk mund të përjashtojmë se ata i kanë takuar një sfere të ndikimit shqiptar që është shtrirë edhe jashtë rajonit kalabrez), me italian, dhe pak nga ta me komunitetet tjera. (Marquiegui, Dedier N. “Reti sociali, solidarietà etnica e identità. L’impatto delle catene italo-albanesi a Luján” en G. Rosoli (a cura di), Identità deli italiani in Argentina. Reti sociali, famiglia e lavoro, Roma, Studium, 1993., f. 205-240.)
Megjithatë kjo nuk do të thotë që arbëreshët u izoluan. Përkundrazi, lagjja Santa Elena pavarësisht mbizotërimit të saj, ishte dhe vazhdoi të bëhet çdo herë e më shumë një bashkësi (konglomerat) sociale heterogjene. Fëmijët e emigrantëve edhe pse në shtëpitë e tyre flisnin shqip (arbërisht), në shkolla publike mësonin spanjisht dhe ishin të përfshirë në kulturën dhe simbolikën patriotike të Argjentinës, të cilën e bartnin edhe në shtëpitë ë tyre. Gjithashtu, ata ishin të parët që krijuan klubin sportiv të Santa Elena, me këshillin e vet drejtues që nga viti 1920, duke i lënë vend një identiteti shumë të popullarizuar, i aftë që të tërheq mbështetjen e banorëve të t ‘Pestës në turnetë e natës të ligës lujáneze të futbollit, deri në përfundim të viteve 60’. Edhe pse shumë prej tyre nuk dinin për rrënjët dhe të kaluarën e tyre (Club Santa Elena, Libros de actas..) edhe para kësaj, anëtarët e sektorit privat, më të theksuarit nga aspekti shoqëror merrnin pjesë në jetën sociale të Sociedad Italiana Príncipe de Nápoli, nga Gadishulli (Marquiegui, Dedier N. “Asociacionismo, liderazgo étnico e identidad. Un enfoque comparado (Luján, 1876-1920)” en Studi Emigrazione, Roma, anno XXXI, nº 115, 1994, f. 427-460.) përfaqësues të italianëve të jugut, që nënkupton se nuk do të heqin dorë nga identiteti arbëresh. Ata gjithashtu ndjenin se i takonin një universi tjetër si emigrantë që gjithmonë i takonin Italisë së Jugut, dhe që gjithashtu e kishin një ide të italianizmit që përshkruhet si Jugu i largët i izoluar. Me kalimin e kohës, dhe mbi të gjitha nga ndikimi i Luftës së Parë Botërore, gjithmonë insistonin në Italinë e bashkuar mbi ndarjet e shumta, dhe në një manifestim në Luján, u bë themelimi i “la Sociedad Unión Italiana de Socorro Mutuos”, që absorboi në brendësi të gjitha shoqëritë rajonale dhe politike që i paraprinë asaj (Marquiegui, Deber N, “La construcción de la Italianidad en Argentina (Luján, Provincia de Buenos Aires,1870-1920)” en Locus, Revista do Historia, Minas Gerais (Brasil), Departamento de História do Instituto de Ciências Humanas (ICH) da Universidade Federal de Juiz de Fora s,, 2009.). Natyrisht se për arbëreshët kjo nuk kishte asnjë kuptim sepse ata nuk e humbnin identitetin e tyre arbëresh i cili i karakterizonte, dhe që vazhdojë të jetë i tillë në mesin e atyre që mbijetuan. E njëjta gjë ndodhë edhe me të “të qenit argjentinas”, ku një pjesë e tyre u ndjenë të përfshirë dhe këtë e dëshmuan në shenjë falënderimi të asaj toke qe i mirëpriti dhe ju sigurojë strehim gjatë jetës, si dhe banorët e atyshëm u familjarizuan me gjuhën dhe kodet për bashkëjetesë të përditshme, duke mos hequr dorë nga ajo që ishin. Elementi i argjentinizimit të suksesshëm ishin fëmijët e tyre, të edukuar në shkollat publike, dhe ishin shumë të hapur në ndërveprim me grupet tjera, e që përbënte një faktor privilegjues në lindjen e kulturës së re në vendin e tyre. Megjithatë, duhet të përsërisim se një pjesë e institucioneve italiane dhe argjentinase asnjëherë nuk kanë ndaluar së menduari si arbëreshë.
Deklarata e fundit megjithatë përfshin disa pyetje te tjera të lidhura me këtë. Përfundimisht, nëse Luján ishte skenari i një përvoje që nxjerrë në pah praninë absolute, apo që arbëreshët udhëhiqnin edhe pjesët të tjera, në vende nga të cilët dalin shembuj të pakrahasueshëm apo që nuk janë të cekura më lartë. Në parim, janë të njohura rastet e General Rodríguez dhe të Jáuregui, qytete fqinje të Luján dhe kryesisht modelin e taksave që zhvillonin ata. Siç shihet në rastin e Jáuregui, i riemëruar më pas si Villa Flandria në nderim të Courtrai, vendlindja e afaristit Julio Steverlynck në Flandet belge, që duke shfrytëzuar objektet ekzistuese mundësoi krijimin e suksesshëm të një fabrike në fshat. Fondacioni i ri që u krijua përreth industrisë së pambukut, ishte qendra e ekzistencës e tyre dhe J. Steverlynck diti të zgjedhë, sikurse rasti i arbëreshëve të t ‘Pestit, të cilët i tërhoqi më lartë për shkak të rrogave të larta në fabrikë, dhe gjithashtu duke i ri-konvertuar në rrjetet ndër personale që ata kishin përdorur si zinxhirë për migrim duke ju garantuar emigrantëve qasjen në pronat e mëdha me fonde të gjëra, ku pasardhësit e t ‘Pestit në masë të madhe kopjonin mënyrën e jetesës në Santa Elena. Gjithashtu kjo ju shërbejë të siguronin punëtorë të besueshëm dhe më pak kundërshtues, në atë masë që punën duhet ta fitonin falë ndërlidhjes me të afërmit të cilët nuk dëshironin të ndikonin në krijimin e problemeve (Barbero, María Inés y Ceva, Mariela, “La Vida obrera en una empresa paternalista” en Devoto, Fernando y Madero Marta (comp), Historia de la vida privada en Argentina, Bs. Aires, Taurus, 1999, tomo 3, f. 141-168.). Një rast i ngjashëm duket të jetë ai i qytetit Rosario në provincën e Santa Fe, kur arritën arbëreshët e Ginestra, Ripacandida, dhe Basílicata italiane e Potenza, të gjithë fermerë të një fshati të mbipopulluar, të varfër dhe te ndarë, që kur arritën në portin e brendshëm të Argjentinës bën thirrjet e njëjta si ata të Lujánit, duke praktikuar gjuhen e zakonet e tyre të “gjitonias” shqiptare në lagjen e metalurgjike të ACINDAR, ku kjo fabrike do t’i rekrutojë apo t’i përdorëte në mekanizmat e ngjashëm të udhëhequr nga Algodonera Flandria (Argiroffo Beatríz y Etcharry Claudia, “Inmigración, redes sociales y movilidad ocupacional: italianos de Ginestra y Ripalimosani en Rosario (1947-1958)” en Estudios Migratorios Latinoamericanos, año 7, nº 21, 1992, f. 345-370.).
Këto janë me të vërtetë, komunitetet arbëreshe më së miri të dokumentuara nëpërmes të hulumtimeve sistematike të realizuara, por kjo nuk do të thotë që arbëreshët kalabrez të Acquaformosa, Castroregio, Cerzeto, Cervicati, Falconara Albanese, Firmo, Frascineto, Fuscaldo, Lungro, Montecassano, Plataci, San Benedetto Ullano, San Martino di Finita y Spezzano Albanese en Cosenza, de Barile o San Constantino Albanese në Potenza dhe të la Piana degli Albanei në Sicili, nuk kane emigruar për të ndikuar më shumë apo më pak në jetën e qyteteve të ndryshme të Argjentinës. Shumë shpejtë do marrim vesh praninë e komunitetit arbëresh në La Plata, kryeqyteti i provincës së Buenos Aires, më saktësisht e vendosur në Berisso, si dhe prania e tyre në qytetet e tjera të Argjentinës si: Chaco, La Pampa, Chaco apo Mendoza. Natyrisht që ka edhe një numër në qytetin autonom të Buenos Aires, kryeqytetit të Republikës, ku gjendet prania e Asociacionit Rekreativ te Frascinet, si dhe ka të dhëna te jetës së emigrantëve në Lungosi dhe në të ashtuquajturën lagjja Boedo, mjaftueshëm për ta themeluar një përfaqësim të Santa Iglesia Ortodoxa të shqiptarëve në diasporë. Përfundimisht këto janë gjurmë të izoluara të një historie që duket jo e qartë dhe që duhet të shkruhet. Një histori e panjohur, edhe pse Ambasada Shqiptare asnjëherë nuk e vlerësoi, ku rreth 20.000 apo 30.000 arbëreshë kanë hyrë në Argjentinë në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX bazuar në të dhëna (http://ëëë.lanacion.com.ar/133270-), që do të thotë se ka ende gjera të paqarta, sikurse statistikat dhe regjistrimi ku ata llogariten si italian. Por që, studimet historike dhe antropologjike në disa vende do të vazhdojnë deri sa të hedhet dritë mbi historinë pas historisë.
Përktheu nga spanjishtja: Altin N. Ademi
Ky shkrim është botuar në: Poeta nascitur, historicus fit. Ad honorem Zef Mirdita. (Ed.) Albert Ramaj, St. Gallen 2013 fq. (f. 987-998), Autori i shkrimit D. N. Marquiegui ka botuar një monografi për arbëreshët në Argjentinë: “El barrio de los italianos: los italo-albaneses de Lujan y los origenes de Santa Eelena”