Nga Nebil Çika
Zhvillimet ne territoret e ish Bashkimit sovjetik , kushtimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës kanë rikthyer hijet e luftës së ftohtë midis lindjes ish-komuniste dhe perëndimit demokratik . Këto zhvillime kane ndikimin e tyre edhe në Shqipëri dhe vihen re fare qarte ne sjelljen e politikës dhe qeverisë se majtë shqiptare . Ndryshimi i politikës me Rusinë ish komuniste dhe vende të tjera të lindjes u la te kuptohet qartë nga qeveria Rama që në fushatën elektorale të vitit 2013por askush nuk priste qe kthimi i kursit te ishte kaq i shpejtë dhe për me tepër ka i guximshëm pasi në këto vite pas diktatoriale sheqeri kishte avancuar shume ne statusin , politiken dhe diplomacinë e sajë në raport me perëndimin euroatlantik i deklaruar si objektiv publik i të gjitha partive kryesore shqiptare . Shqipëri a është sot anëtare e NATO-s dhe duke trokitur fort në portën e BE një status gjeopolitik që e vështirëson shumë kthimin e politikës së sajë të jashtme në shinat e kohës se komunizmit e megjithatë përpjekjet për tu rikthyer janë të forta dhe domethënëse .
Ajo që bie më shumë në sy në këto tetë muaj të qeverisjes se majte është tendenca për ta rikthyer diplomacinë dhe krejt marrëdhëniet me jashtë sipas modelit komunist të Sofo Lazrit një nga arkitektët e politikes se jashtme të PPSH në kohën e diktaturës komuniste. Dihet së në kohën e Sofos Shqipëri mishte e orientuar persisht nga Lindja dhe ndryshimet ne të erdhën vetëm pasi lindja komuniste dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbenë pas dështimit të semit të tyre politik. Shqipëria komuniste ishte e fundit që e kuptoi dhe reflektoi e detyruar por kursi perëndimor i te majtës ishte me shume detyrim se4 sa dëshirë e vullnet politik. Rikthimi ne pushtet ne vitin 2013 i te majtës ish komuniste shqiptare përkoi me ndryshime gjeopolitike ne rajon dhe sidomos ne Evropën Lindore ku Rusia e drejtuar nga presidenti Putin ka rikthyer ëndrrën e Bashkimit Sovjetik dhe po tenton të rikthejë zonat e atëhershme të influencës ku bënte pjesë edhe Shqipëria komuniste . Kjo p[politik e re e Rusisë duket se konvenon edhe me interesat e te majtës ish komuniste shqiptare lidhjet historike ne te gjitha aspektet midis të cilave nuk kanë munguar kurrë . Ardhja në pushtet e të majtës ne qershor të 2013 u shoqëruar menjëherë me një frymë pro lindore veçanërisht filo-ruse e cila është manifestuar hapur ne te gjitha aspektet ne kete periudhe. Menjëherë pas zgjedhjeve media pro qeveritare paralajmëroi një klimë të re ne marrëdhëniet me Rusinë dhe përfaqësues diplomatike u thirren ne to për të shpjeguar e propaganduar “ të mirat” që Shqipëria do te përfitonte nga ky zhvillim. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati e deklaroi zyrtarisht kursin e ri të diplomacisë shqiptare qe e pagëzoi publikisht si “pranverë” pas dimrit të gjatë për arsye tejet objektive të marrëdhënieve mes dy vendeve interesat e te cilave nuk janë puqur e nuk ka gjasa të puqen kurrë. “Dimri” i marrëdhënieve me Rusinë për arsye ideologjike u be me objektiv e me i argumentuar ne vitet post komuniste ku Rusia ka mbajtur e po mban një qëndrim te hapur antishqiptar që kulmon me qëndrim pothuaj armiqësor ndaj Kosovës dhe pavarësisë , qëndrim që nuk duket se ka ndonjë ndryshim me atë te Serbisë “delfinit” të sajë ne Ballkan . Kosova vazhdon te jetë e bllokuar në procesin e njohjes nga OKB për shkak të vetos ruse dhe abstenimit kinez ne Këshillin e Sigurimit gjë që i rendit këto dy vende ne kundërshtare të interesave tona kombëtare por edhe te aleancave dhe institucioneve perëndimore ku ne jemi apo synojmë të jemi pjesë. Por le te kthehemi tek thelbi, kursi i ri lindor i qeverise shqiptare i cili sa vjen e behet edhe me i qartë. Siç thash klima e re u propagandua si fillim në media për të mbërritur më vone tek veprimet konkrete të qeverisë . Disa aktivitete politiko-kulturore si hapja inaugurimi i institutit kinez “Konfici” ne Tiranë , vizita e politikanit komunist rus Kasaparov dhe programi i tij i shahut në shkollat shqiptare nen kujdesin e vete kryeministrit Rma janë shenja të kursit të ri .
Shqipëria vend anëtar i NATO reagoi vonë dhe vakët ndaj agresionit rus në krime duke dëshmuar kështu edhe zyrtarisht kursin e ri . Kjo politikë e re dëshmohet edhe nga ftohja e midhjeve te qeverisë Rama me SHBA kundërshtarin kryesor ndërkombëtar të Rusisë njëherazi edhe aleatin dhe mbrojtësin me te madh te interesave tona kombëtare. Ky “dimër” politik I qeverisë me SHBA u provokua nga anulimi prej z. Rama i premtimit te tij të dhënë për demontimin e armeve kimike siriane ne Shqipëri duke shpërdoruar dhe kthyer ne bumerang mundësinë e parë dhe të vetme te kthimit ne mënyrë simbolike të borxhit historik SHBA-ve por edhe të rritjes dinjitoze të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve . Un nuk besoj qe ky vendim i qeverise shqiptare te mos jetë marrë jashtë ndikimit politik e diplomatik rus dhe është pa dyshim shenje e fort e kursit te ri te politikes së jashtme të qeverisë . Por nuk mbaron këtu! Qeveri vazhdon të theksoje edhe me shume kursin e ri edhe me veprime qe shkojnë haptazi edhe si sfidë ndaj politikave dhe interesave euroatlantike që janë njëherazi edhe interesa të Shqipërisë e të shqiptareve . Rusia për shkak të agresionit ushtarak në Krime po përballet me një sër sanksionesh nga SHBA dhe BE ndërkohë që NATO e ka ngritur dukshem nivelin e vëmendjes dhe alarmit ndaj sajë gjë që pritej ta bënte edhe Shqipëria si pjese zyrtare e bllokut euroatlantik.
Nuk mund të pretendojmë që Shqipëri ka ndonjë mundësi reale sanksionesh ndaj Rusisë por edhe qëndrimi qe kërkohet prej saje është simbolik dhe kryesisht në planin politik e diplomatik. Dhe pikërisht në këtë situate të acaruar të Rusisë me perëndimin qeveria shqiptare zgjedh të bëjë pikërisht të kundërtën e asaj që pritej prej sajë si interes kombëtar dhe si detyruam ndaj aleteve dhe angazhimeve euroatlantike. Para disa ditësh qeveria njoftoi heqjen e vizave me Rusinë një akt shume domethënës për politiken e sajë te jashtme ,njëherazi edhe një sfide e provokim per intersat tona kombëtare dhe ato të miqve euroatlantik .Ndërkohë fqinjët tanë Mali i Zi një vend sa një e treta e Shqipërisë me lidhje historike e interesa te mëdha me Rusinë zgjedh te vendos tu bashkohet sanksioneve euroatlantike duke provokuar zemërimin dhe kërcënimin e Moskës . Edhe pse nuk ka një reagim publik nga vendet e institucionet euroatlantike nuk besoj që kjo sjellje qe qeverisë shqiptare te ketë ngelur jashtë vëmendjes se tyre dhe ka te gjitha gjasat të reflektohet ne marrëdhëniet tona me to dhe veçanërisht në vendimmarrjen lidhur me procesin tonë të integrimit në BE . Nuk besoj se ky është një vendim naiv i qeverisë ata e kane mare këtë kurs politik e diplomatik duke qenë të qartë për pasojat e tij .
Por kursi sipas modelit të Sofo Lazrit nuk aplikohet vetëm ne marrëdhëniet me Rusinë por me të gjitha ato që shiheshin si miq e alete ne kohen e diktaturës . Fola me lare për rikthimi tek marrëdhëniet “vëllazërore” me Kinën ndërkohë që piketa të tjera të vjetar diplomatike po kthehen si kurs diplomatik dhe interesa të qeverisë së majtë. Opozita beri par disa ditësh publike një tjetër thyerje të sanksioneve euroatlantike nga Shqipëria ato te vendosura ndaj Iranit . Shqipëria sipas dokumenteve zyrtare rezulton qe bashke me Sirinë te jene importuesit me te madh të Naftës iraniane duke e zgjeruar kështu sfidën e qeverisë ase sajë me perëndimin euroatlantik , veçanërisht me SHBA. Dua të kujtoj se Shqipëria komuniste vendosi mardhje shume te ngushta me Iranin pas fitores atje të revolucionit islamik marrëdhënie qe u zbehen pas rënies se komunizmit por që duket se janë aktivizuar serish pas rikthimit te tyre ne pushtet .
Ka edhe shume prova e shenja të kursit te ri te qeverisë por besoj se këto janë te mjaftueshme për te pare se ku po shkojmë në politiken tone te jashtme. Unë besoj se këto marrëdhënie midis ish komunistëve shqiptar dhe partnerëve të tyre te vjetër lindor nuk janë shkëputur kurrë ne planin partiak e personal por vetëm janë fshesar për shkak te klimës politike në vend e rajon . Janë përpjekjet e Putinit dhe Rusisë për tu kthyer ne përmasat e Bashkimit Sovjetik ato qe 8u kane dhënë zemër ish komunistëve shqiptar të dalin hapur e madje ta zyrtarizojnë kursin e tyre pro rus ose me mire te themi anti-perëndimor sipas modelit tradicional të tyre . Zgjimi i “ariut polar ” përveç politikes se jashtme duket se po ndikon edhe ne zhvillimet e brendshme ne vend . Kohët e fundit ka përpjekje te hapura revanshi politik te komunisteve te cilët vetëm 20 vjet nga rrëzimi prej pushtetit janë rikthyer ne qeveri edhe zyrtarisht si pjese e koalicionit qeverisës me ata të majte që ende nuk e thonë qe janë te tillë. Një fakt tjetër i ndikimit rus është pa dyshim edhe përpjekja e qeverisë për rehabilitimin e diktatorit Hoxha dhe diktaturës së tij qe par disa ditës arritën kulmin me kremtimet e 5 majit . Fakti që politikanet e larte dhe anëtarët e qeverisë nuk kane me frike te vendosin lule e të nderojnë me grusht portretin e Hoxhës kur par disa vitesh as qe guxoni n ta përmendnin atë flet vete për ndryshimin e politikës se tyre dhe ndikimin e kushteve ndërkombëtare ne ketë vendimmarrje te rrezikshme për fatet e vendit. Me çudit fakti që me gjithë shenjat e qarat të këtij ndryshimi te kursit te marrjeve me jashtë që qeverisë shqiptare aleatet opinioni publik , opozita dhe aleatët euroatlantik janë te vakët e te pa qarte ne reagimin e tyre . Besoj se opinioni ka nevojë për një sqarim urgjent te situatës pasi jemi para kërcënimit te interesave kombëtare . Ne se ky kurs motivon bllokimin e integrimit evropian te vendit dëmi nuk i behet qeverisë por popullit e kombit shqiptar . Qeveria duket se e kërkon dhe e provokon me vullnet te plot politik një situatë të tillë.