Dhuna në familje/ Dhunoi gruan në prani të fëmijës së mitur, dënohet 8 muaj burg

0
167

Sonila Mesareja

Dëshmia: Më kërkoi para për të pirë dhe pastaj më rrahu. Më qëlloi edhe me një bombol gazi në brinjë

 Vajza e mitur e çiftit: Babi e qëlloi mamin në praninë time dhe kur ndërhyra, më qëlloi edhe mua

dhuna ne familjepër të mos e toleruar më, duke iu drejtuar policisë. Të gjitha rastet e dhunës të ndodhura deri më 31 nëntor patën mundësi të pushoheshin për shkak të ligjit të amnistisë, por tashmë çdo veprim dhune ka filluar sërish të ndëshkohet nga gjykata. Ndëshkim ka marrë për dhunën barbare të ushtruar ndaj gruas, duke mos kursyer as vajzën e mitur, i pandehuri Fidan Basha, i cili u dënua 8 muaj burg nga gjykata. Gruaja është dhunuar në prani të nënës, motrës dhe vajzës së të pandehurit, madje ndërhyrjen e kësaj të fundit, Basha nuk e ka toleruar, duke e qëlluar edhe atë. Menjëherë gruaja i është drejtuar policisë së Kamzës, duke bërë që këta të fundit të arrestojnë autorin e dhunës dhe të delegojë hetimet në Prokurorinë e Tiranës për këtë shtetas.

 

Akuza

Sipas akuzës, rezulton se më 3 shkurt të këtij viti, rreth orës 15:00, në komisariatin e policisë nr. 5 tiranë, është paraqitur shtetasja Zurie Basha, e cila ka bërë kallëzim për ndjekje penale ndaj shtetasit Fidan Basha, bashkëshortit. Gruaja ka deklaruar: “Jam e martuar me shtetasin Fidan Basha, martesë nga e cila kam lindur një fëmijë, I. Basha, e moshës 11 vjeçe. Në shtëpi jetoj së bashku me vjehrrën ha dhe kunatën. Gjatë kohës që jetojmë së bashku, kam patur vazhdimisht mosmarrëveshje të ndryshme, debate, dhunë psikike, e fizike të herëpashershme, por unë për hatër të vajzës nuk kam shkuar të bëj kallëzim në polici. Rasti i fundit ka qenë i padurueshëm dhe vendosa të kërkoj ndjekje penale. Fidani vazhdimisht më dhunon fizikisht pasi pi shpesh alkool, e më pas vjen e me kërkon lekë. Në rastin e fundit jam dhunuar fizikisht në prezencën e vajzës. Më datë 3.2.2014, ai erdhi në shtëpi, rreth orës 11:00 dhe me kërkoi t’i jepja 2000 lekë të vjetra, por unë i thashë se nuk kam. Më pas ai filloi duke kërkuar nëpër sirtarë dhe mbasi nuk gjeti, më goditi me grushte në kokë, si dhe me një bombol gazi në brinjë. Prezente ishin nëna dhe motra e tij. Ai goditi edhe vajzën, pasi ajo i tha që mos e godit mamin, e me pas u largua”. Këto deklarime të gruas u konfirmuan edhe nga vajza 11-vjeçare e çiftit. Para gjykatës, i pandehuri Basha tregoi pendesë, duke kërkuar që ndaj tij të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Përfundimisht, gjykata e shpalli fajtor për veprën penale të “dhunës në familje”,- duke e dënuar me 8 muaj burg.

 

 Elbasan/ Mashtronte studentet e reja, “Arrest me burg” profetit Hida

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 39-vjeçarin Ilirjan Hida, i akuzuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”. Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për 39-vjeçarin, i cili rekrutonte vajza të reja duke u dhënë mësime për nxitje të urrejtjes ndërfetare. Ilirjan Hida, vjeç 39, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, u arrestua të enjten e 9 majit pas kallëzimeve penale të bëra nga ana e familjarëve të vajzave të reja. Sipas akuzës, Hida, brenda një kohe të shkurtër, nga predikimet e tij kishte arritur t’i mashtronte vajzat e reja dhe t’i bindeshin verbërisht atij. Ndërkohë që kallëzimet e familjarëve bënë që ndaj tij të nisë hetimi që në shkurt të këtij viti për t’u finalizuar të enjten e kaluar me arrestimin e tij.

 

Vendimi/ I vodhi telefonin një vajze, dënohet 6 muaj burg Lleshi

 Gjashtë muaj burg do t’i duhet të vuajë Gjin Lleshi, pasi i vodhi telefonin një vajze. Sipas akuzës, në datë 26 shkurt të këtij viti, në orët e mesditës, është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Gjin Lleshi pasi në rrugën “Asim Vokshi”, në qytetin e Tiranës, ka vjedhur shtetasen Fioralba Bajrami, duke i marrë nga xhepi i çantës një aparat telefonik celular i tipit “Nokia Xpress Muzik”, ngjyrë e zezë, me kapak me ngjyrë vishnje. E dëmtuara ka bërë kallëzim penal kundër të pandehurit Gjin Lleshi, duke e akuzuar për veprën penale të vjedhjes të parashikuar nga neni 134/1 të Kodit Penal. Në kallëzimin e bërë, e dëmtuara ndër të tjera ka deklaruar se “në datë 26.2.2014, rreth orës 12:00 ka qenë duke kaluar semaforin e Rrugës “Jordan Misja”. Sapo ka përfunduar një telefonatë me telefonin e saj, e ka vendosur atë në çantën e saj. Menjëherë në këtë moment i pandehuri Gjin Lleshi, i ndodhur pranë saj, i ka marrë nga çanta telefonin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës “Haxhi Hysen Dalliu”. Kallëzuesja është vënë në ndjekje të tij, si dhe ka kërkuar ndihmën e organeve të policisë. Para gjykatës, Lleshi ka shprehur pendesë për veprimin e kryer dhe i ka kërkuar togave të zeza të gjykojnë në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Pas pranimit të kësaj kërkese, i pandehuri përfitoi uljen e një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj e 20 ditë burg.