Tempujt e Brazilit që sfidojnë kohën  

0
193

stadiumDuket se ky botëror do të jetë një ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të parët në historinë e futbollit. Mirëpo një histori të veçantë kanë edhe tempujt që do të presin skuadra si Spanja, Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, që presin të na sjellin spektakël. Stadiumet janë ndërtuar midis shumë polemikash. Kjo, pasi Brazili mendohej se nuk do të arrinte që të realizonte të gjithë objektivat. Por duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet dhe vendi i sambës do të presë një ngjarje të madhe historike për botën e futbollit. Më poshtë do të japim 4 prej stadiumeve më të bukur të cilët do të jenë mikpritës të sfidave të mëdha. Stadiumet janë ndërtuar midis shumë polemikash. Kjo, pasi Brazili mendohej se nuk do të arrinte që të realizonte të gjithë objektivat. Por duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet dhe vendi i sambës do të presë një ngjarje të madhe historike për botën e futbollit. Më poshtë do të japim 4 prej stadiumeve më të bukur të cilët do të jenë mikpritës të sfidave të mëdha. Mirëpo duket se jo gjithçka mund të jetë e bukur. Kjo, pasi FIFA paralajmëroi Brazilin se qyteti i Kuritibas mund të përjashtohet nga kalendari i botërorit, nëse punimet në stadium nuk përshpejtohen urgjentisht. Megjithatë, ndërsa situata paraqitet më kritike në punimet për ngritjen e këtij impianti, edhe pesë stadiume të tjerë mbeten ende në proces pune, ndonëse parashikohej që punimet të ishin mbyllur gjashtë muaj në avancë në të gjithë stadiumet pritëse. Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valcke, deklaroi se puna në “Arena de Baixada” është “seriozisht e prapambetur”. Vendimi nëse Kuritiba do të mbetet ose jo një qytet organizator do të merret në 18 shkurt. Katër ndeshje janë programuar të zhvillohen në impiantin me 42 mijë vende të Kuritibas, takimet Spanjë-Australi, Honduras-Ekuador, Iran-Nigeri dhe Algjeri-Rusi. “Për të qenë të sinqertë, nuk e pëlqejmë gjendjen aktuale të stadiumit. Nuk bëhet fjalë vetëm për një vonesë, por për një vonesë tepër serioze. Situata aktuale është delikate dhe shumë e ndërlikuar, ndaj nevojitet një angazhim urgjent dhe tepër serioz i palës braziliane për të përfunduar në afat këtë impiant”, – deklaroi Valcke. Stadiumi i Kuritibas, 90% e të cilit ka përfunduar së ndërtuari, po ngrihet nga një konsorcium privat. Paralajmërimi i FIFA-s vjen ndërsa Komitetit Organizator Brazilian është vendosur në mënyrë të përsëritur përpara kritikave, për neglizhimin e gravitetit të situatës.

 

Stadiumi “Marakana”

I ndërtuar në vitin 1950 nga FIFA me emrin “Mario Filho”, sot i njohur më mirë si “Marakana” është dhe stadiumi simbol i Brazilit. Stadiumi i cili ndodhet në Rio de Zhaneiro do të jetë stadiumi kryesor që do të mirëpresë edhe finalen e madhe. Në të do të luhen më shumë ndeshje se në çdo stadium tjetër. Ai do të jetë mikpritësi i shtatë ndeshjeve. Finalja do të luhet në 13 korrik në këtë stadium. Ai është një ndër stadiumet më të mëdhenj në botë, duke pasur një kapacitet prej 73.531 persona. Ai mbetet në Brazil si stadiumi më i madh. Për shkak të historisë së tij të madhe stadiumi është edhe një muze historik ku shumë turistë vijnë që ta vizitojnë.

 

 Stadiumet më të rëndësishme

 

 “Arena da Baixida”, Kuritibia

Që nga koha e rinovimit të tij në vitin 1991, historiku “Joakin Ameriko” i njohur ndryshe si “Arena Baixida” është konsideruar si një ndër stadiumet më modern në Brazil. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe sepse u zgjodh si një ndër vendet mikpritëse kjo pasi stadiumi gjendet në Paranese. Duke u bazuar mbi ndërtimet dhe rinovimet e reja që janë bërë mbi të pritet që tashmë tempulli të ketë më shumë hapësirë. Llogaritet që ai të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të mirëpresë 4 ndeshje.

 

“Estadio Mineirao”, Belo Horizonte

Duke qenë si një ndër qendrat më historike të futbollit brazilian dhe duke qenë se është shtëpia e skuadrave braziliane Atletiko Mineiro dhe Kruziero që kanë qenë të dyja skuadra kampione, e kthen stadiumin në një ndër më atraktivët. Ai ka një kapacitet prej 57.483 vendesh.

 

“Estadio Nacional”, Brazilia

“Stadiumi nacional” ose ai kombëtar gjendet në kryeqytetin Brazilia. Shumë pak qytete mund të ofrojnë atë ecka ofron ky qytet kur vjen puna te arkitektura. Arena ka një kapacitet prej 66.009 vendesh, duke e bërë stadiumin e dytë më të madh për sa i përket numrit të vendeve. Kjo fushë duhet thënë që është tepër e veçantë. Stadiumi është ndërtuar me materiale karboni dhe është ndërtuar me materiale të riciklueshme, çka e kthejnë këtë vepër arkitekturore në një stadium ekologjik. Stadiumi kombëtar do të mirëpresë ndeshjen hapëse të aventurës së botërorit. Gjithsej do të mirëpresë shtatë ndeshje, njëra prej të cilave do të jetë çerekfinale. Stadiumi është rihapur pas vitit 2008. Pas finaleve të botërorit do të përdoret për koncerte apo evenimente kulturore.