“Riveshja” e personelit mjekësor, duket se ka lënë në plan të dytë ambjentet brënda Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza
Pak ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtoresha e QSUT-s, Ogerta Manastirliu morën pjesë në aktivitetin për uniformat e reja të personelit mjekësor. Uniformat do të kenë ngjyra të veçanta për infermjerët, mjekët si dhe për personelin sanitar. “Riveshja” e personelit mjekësor, duket se ka lënë në plan të dytë ambjentet brënda Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Mbeturina të hedhura mbrapa godinave, ambjentet me lagështirë, dhomat e të sëmurëve në disa raste pa drita dhe pa ngrohje si dhe qindra familjarë që prisnin në këmbë për shkak të mungesës së karrikeve, ka qënë pamja e QDUT-s, në këto ditë më shi. Që në momentet e para që mori detyrën drejtoresha e QSTU-s, Ogerta Manastirliu premtoi ndryshime rrënjësore dhe më shumë investime, kjo falë dhe fondeve që do të jepte qeveria. Në këto 8 muaj, pacientët dhe familjarët e tyre, ndryshimin e vetëm që kanë parë në QSUT kanë qënë infermjerët dhe mjekët të cilët mbajnë uniforma të ndryshme.
Kushtet
Kushtet për pacientët në QSUT nuk janë ato të premtuara pak kohë më parë. Mjaftoi një vëzhgim i gazetës te “Kirurgjia 2”, për të kuptuar se në ç’kushte shërbejnë sot mjekët në vendin tonë. Përpara se të hyje në godinën e kirurgjisë duhet të përballeshe me ujin dhe me baltën, që nga rreshjet e shumta kishte përmbytur pjesën më të mëdhe të rrugës. Në krah të godinës, binte në sy xhami i thyer i një dritarje. Më tutje disa dhjetra familjarë që qëndronin në këmëb në pritje të ndonjë vizite apo një lajm të mirë nga mjekët. Në hollin e spitalit kishte vetëm 5 karrike për tu ulur ndërkohë që aty mund të kenë qënë rreth 70 persona. Nuk e dimë nëse Instituti i Shëndetit Publik kishte bërë ndonjë kontroll në këto ambjente, por një pjesë e murit në katin e parë ishte e “veshur” nga lagështira dhe në disa raste dhe nga myshqet. Në momentin e parë menduam se kjo pjesë e kirurgjisë nuk përdorej por një infermjere na ndaloi të ecnim më tej për shkak se po kryeshin disa analiza “të rrezikshme”, sipas saj “dhe mjekët kishin dhënë urdhër për të mos u afruar njeri”.
Pacientët të pakënaqur
Në pamundësi për të kontaktuar me pacientët që ishin të shtruar (kjo dhe për shkak të infermjerëve që nuk lejonin kontakte), biseduam me disa pacientë që prisnin radhën për tu vizituar. “Kam ardhur që në orën tetë, dhe shiko sa është ora, njëmbëdhjetë e çerek dhe akoma nuk kam zhvilluar vizitën. Fillimisht na thanë që nuk është mjeku këtu, pastaj thanë që duhet të prisni. Vende për tu ulur s’ka dhe une bashkë më këta të tjerët duhet të pres në këmbë 3 orë për tu vizituar”- u shpreh një grua rreth të 50-ve. “Kështu është çdo ditë këtu, asnjë një karrike s’vendosin”- përmnedi nga larg një tjetër i moshuar.
Godinat e tjera
Jo vetëm kirurgjia por dhe godinat e tjara në QSUT kishin të njëtin promblem, lidhur me ambjentet, ku lagështira ishte e pranishme kudo. Mbrapa godinës së urgjencës, puntorët kishte gjetur vendin ideal për të hedhur inertet dhe askush deri dje nuk ishte kujtuar ti hiqte. Gazeta kërkoi të kontaktonte më drejtuesit e QSUT-s, por askush nuk na dhë një përgjigje nëse kishte ndonjë projekt për të rikonstruktuar godinat e QSUT-s. i vetmi projekt deri tani ka qënë riveshja e personelit mjekësor.
Nis sot korigjimi i provimit të gjuhës së huaj, rezultatet në 31 maj
Ditën e sotme do të nis korigjimi i provimit të gjiuhës së huaj. Ministria e Arsimit ka përcaktuar vendet ku do të korigjohen testet dhe rezultate do të jenë gati deri në datën 31 maj, një ditë pas provmit të Gjuhë shqipe dhe letërsisë. Çdo test do të korigjohet nga dy vlerësues të ndryshëm. Rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al dhe në faqen zyrtare te Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Maturantët grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ka të drejtë të informojë administratorin e provimit, përgjegjësin e administrativit të provimit dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Maturanti ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit pas përfundimit të së gjithave provimeve, me një kërkesë drejtuar Komitetit Shtetëror të Maturës Shtetërore. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.
4 provimet e tjerë
Datat për 4 provimet e tjerë do të jenë: Gjuhë shqipe dhe letërsi më 30 maj, matematikë më 9 qershor dhe provime me zgjedhje në 18 qershor. Provimet e detyruara dhe me zgjedhje fillojnë në orën 10:00. Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila.Provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Maturantët/kandidatët që do të japin provim të Maturës Shtetërore njëren nga lendet me zgjedhje, do të fillojne provim në orën 10:00 dhe do të përfundojnë atë në orën 12:00. Testi për secilin për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vleresohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vleresohet maksimalisht me 40 pikë. Maturantët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e provimit në sezonin e dytë.