Arrestohet një shqiptar në New York, ther me thikë gruan e djalin

0
140

new yorkNjë shqiptar i Kosovës është arrestuar në Brooklyn të New York-ut me akuzë se ka vrarë gruan e tij, po ashtu nga Kosova, nënë e katër fëmijëve, duke e prere brutalisht me thikë pas një fjalosjeje midis tyre. Për këtë vrasje makabre njoftuan të gjitha kanalet televizive lokale të New York-ut, ABC, NBC, CBS, Fox News si dhe gazetat New York Post, New York Newsday, Daily News.

I arrestuari Hasan Rugova, 52 vjeç, akuzohet se dje në orët e hershme të mëngjesit kishte prere me thikë në qafë gruan Gyltene Rugova 46 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

“Njëra ndër ditët më të lumtura të jetës së saj ishte edhe dita e fundit e jetës,” shkruan New York Daily News duke nënvizuar se po atë ditë, pra të hënën, Gyltenja bashkë me djalin e saj Idrizin kishin hapur një Restaurant Pizzeria që e kishin emëruar “Sammy’s Pizzeria.”

I akuzuari për vrasje Hasan Rugova kishte bërë përpjekje të therë veten më thikë duke marrë plagë në barkë, por sipas deklaratave në këtë akt vetëvrasjeje e kishte penguar djali i tij 14 vjeçar, Ibrahimi, i cili po ashtu kishte pësuar prerje në dorë. Bashkëshortët kanë edhe tre fëmijë të tjerë, edhe dy vajza dhe një djalë, Idrizin 19 vjeç dhe vajzat Miranda 17 dhe Melisa 11 vjeçe.

Dëshmitarë që i kanë njohur thonë se bashkëshortët Hasani dhe Gyltene kanë qenë kujdestarë mirëmbajtës të ndërtesës ku jetonin dhe të gjithë i njihnin si punëtorë dhe njerëz të dashur. Të tjerë kanë deklaruar për të akuzuarin se ishte alkoolist dhe e kishin parë shpesh të dehur, shkruan gazeta The New York Post, përcjell televizioni publik.