Tërmetet në Shqipëri dhe përmbytjet në Ballkan u shkaktuan nga programi amerikan HAARP
Ka shkaktuar shumë debat një shkencëtar serb, i quajtur Velimir Abramoviç, i cili deklaroi pak ditë më parë se në ditët në vazhdim pritet që të ketë tërmete, pasi është fikur sistemi amerikan HAARP.
“Sot është fikur sistemi HAARP, ndaj prisni tërmete,” tha ai për një radio më 19 maj. Agjencia maqedonase MINA thotë se ai i ka paraprirë tërmeteve në Shqipëri, por ka parashikuar edhe se do ketë edhe të tjerë.
Abramoviç ka akuzuar po ashtu se sistemi HAARP ka shkaktuar edhe përmbytjet në Serbi.
Sipas tij, gjithë ai shi nuk u shoqërua nga një rrufe e vetme: “Dukej sikur qielli u hap dhe nisi të binte uji i detit. Nuk ishin pika shiu të zakonshme,” tha ai, duke drejtuar gishtin nga programi amerikan, HAARP.