Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, mori pjese ne samitin vjetor te forumit nderkombetar te transportit, ne Leipzig te Gjermanise, i cili përbën organizatën me të rendesishme me pjesmarrje te perbotshme, ku përcaktohen direktivat kryesore te zhvillimit te tij. Gjatë qëndrimit të tij ne Leipzig, ministri Haxhinasto zhvilloi nje takim me Ministrin Gjerman te Transportit dhe Infrastruktures dixhitale z.Alexander Dobrindt, nga i cili mori mbeshtetjen per bashkepunim te ngushte per reformat dhe zhvillimet infrastrukturore ne Shqiperi, si pjese integrale te rrjeteve Evropiane te Transporti. Z. Dobrint u shpreh optimist per mundesine e asistences teknike nga ekspertet politikbërës Gjerman ndaj reformave te domosdoshme per sektorin e transportit dhe infrastruktures Shqiptare. Gjithashtu, Haxhinasto zhvilloi nje takim bilateral me Ministrin e Transportit te Katarit z.Jassim Seif Ahmed AL SULAITI, ne vijim edhe te vizites se delegacionit Shqiptar zhvilluar nje muaj me pare ne Doha, me te cilin u ra dakort vleresimi nga nje grup ekspertesh te potencialit zhvillimor te infrastruktures Shqiptare, per mundesi perfshirjen ne investime ne Shqipëri. Ne nje tjeter takim, me Ministrin Turk te Transportit z Bakan Elvan, Ministrit Haxhinasto ju rikonfirmua gadishmeria e Turqise per bashkepunim per projektet prioritare per vendin si nderhyrjet ne rruge per rritjen e sigurise rrugore, projektin e rehabilitimit te rrjetit hekurudhor kombetar dhe procesin e permiresimit te kapaciteteve te porteve shqiptare. Gjate Samitit ministri Haxhinasto u takua edhe me ministrat homologe te Frances, Britanise, Kanadase, Zelandes se Re, si dhe me Sekretarin e pergjithshem te Forumit Jose Veigas. Haxhinasto i njohu ata me prioritetet e reformimit te sistemeve te transportit ne Shqiperi, vecanerisht tek rritja e sigurise rrugore e sinjalistika, tek permiresimi i transportit publik dhe zhvillimi i metejshem i projekteve nderkufitare, vecanerisht ne lidhjet hekurudhore me fqinjet.