Misionari gjerman/ Pse Mehdi Frashëri kërkoi “neutralitet garant” për Shqipërinë  

0
186

Nga Herman Nojenbaher

Historia/ Institucionet gjermane për historinë shqiptare 1941-1944.  Raporti i diplomatit shëtitës

mehdi frasheri Çfarë thonë institucionet gjermane për historinë shqiptare 1941-1944; raporti i diplomatit shëtitës nga misioni special në juglindje të vendit tonë, Herman Nojenbaher: “Nëse guxoj për të gjykuar, Mehdi bej Frashëri është njëri ndër themelonjësit e kategorisë së re të drejtësisë ndërkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të pranonte neutralitetin e Shqipërisë. Sipas fjalës së tij, do të kishte të bënte me një “neutralitet garant”. Kështu, Shqipëria i konsideron forcat e armatosura gjermane, që vetëm nevoja ushtarake i ka sjellë në vend, si mysafirë, pa dëme për pavarësinë e saj në mes të palëve ndërluftonjëse…”

Kur në fund të gushtit të vitit 1943 në banesën kryesore të Fyhrerit, kam punuar detyrën që si “autorizues i Sekretariatit për punë të jashtme për juglindjen” për Shqipërinë, ende nuk kishte mjaft biseda. Andaj, së pari, në atë kohë, ende mbretëronte Viktor Emanueli, kurse një mëkëmbës sundonte duke e përfaqësuar. Gjermanija gjithandej e mbante një konsullatë gjenerale me zotin Schliepin në krye.

Por kur gjenerali Eisenhower, më 8.IX shpalli paqe me Italinë, Shqipëria për shkak të pozitës së vet, në kanalin e ngushtë të Otrantos, në bregun e kundërt të të cilit gjendeshin forcat armike, aq pat hyrë në plan të parë, sa që përfaqësinë time beogradase kam mundur vetëm në tetor për të marrë prej paraardhësit të atjeshëm të ngarkuarit me punë Benzler-it. Për këtë shkak e përpunoj Shqipërinë, në kundërshtim më renditjen formale, se si e kam kryer detyrën time, para Serbisë dhe Malit të Zi.

Në detyrën time të shkurtër, lakonike shqiptare kishte diçka të jashtëzakonshme. Ribentropi më thirri në Beograd në telefon dhe më publikoi që Fyhreri dëshiron “Shqipërinë e cila do të ishte e pavarur sipas iniciativës së saj” dhe lidhur me këtë të nesërmen të vejë në K-në 11, divizionin gjerman në Elbasan. Një aeroplan special do të më sjellë me një referent i cili e njeh mirë vendin dhe gjuhën dhe si referent do të më përcjellë në Shqipëri. Me divizionin (në Elbasan) duhet për të marshuar për në Tiranë dhe të kryejë detyrën e parashtruar.

Tri javë më parë i kam tubuar disa të dhëna sipërfaqësore lidhur me situatën në Shqipëri dhe deri atëherë kisha rastin për t’i njohur vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët menjëherë pas kapitullimit (rrxuarjes) së Italisë kishin kërkuar lidhje me mua në Beograd, Xhafer Deva, i cili dikur në regjionin serb të Kosovës kishte luajtur rol politik dhe Vehbi Frashëri, djalin e (kryetarit) të mëvonshëm të këshillit të regjencës Mehdi bej Frashëri, por ky i fundit ende jetonte në një hotel në Romë me vajzën e tij, Medihen, si intelektual.

Ishte në mbrëmje vonë, kur konstatova se në Elbasan nuk kishte aeroport. Më dukej (tepër) vonë për të vënë ekspeditën automobilistike dhe mu për këtë, e vërteta, duke mos lajmëruar Qendrën kryesore që me 11 shtator n’agim të fluturojë për Tiranë, e cila endë gjëndej në duart e trupave (forcave) italianë. Kështu një çetë e gjuajtësve parashutistë fluturoi si pararojë për t’u lëshuar në Durrës – sepse armiku kishte pozita shumë afër Adriatikut. Drejt për së drejti para aeroplanit tim “Heinkel 111” fluturuan tre aeroplan Ju 52 me 60 ushtarë të Divizionit Brandenburg (nga sektori ABWER II) si përfaqësues të përkohshëm të fuqisë ushtarake gjermane në aeroportin e Tiranës. Kam urdhëruar që Xhafer Devës në Mitrovicë t’i vihet një “Rose” në dispozicion. Koha e tij ka ardhur.

Pas fluturimit të këndshëm mbi malet madhështore shkëmbore, na shkëlqen për një herë kontakti me Tiranën, pozitën dhe peizazhet e bukura, me minaret e veta, në luginën e gjelbër bri Kodrës Dajti.

Nuk e njihja gjendjen në aeroportin italian, prandaj kam urdhëruar që aeroplani të sillet para ndërtesës kryesore prej të cilit vend dilnin si prej çerdhes ngushtuar ushtarët dhe oficerët italianë.

Për publikun tim të befasuar isha në uniformë të panjohur diplomatike, prandaj ishte bërë një dukuri, që vështirë shpjegohet. Vetëm ari në kapele, pullat e arta, dhe pantallonat e stërhekurosur, zbulonin që kishte të bëje më një errësirë të madhe prej një gjinie të paparë ushtarake. Në pyetjen time, më treguan një bankë në anën e majtë të zgjatur të aeroportit atje gjendej personeli gjerman i aeroportit.

Jemi kthyer atje. Të rinjtë që gjallëronin atje në disponim të madh të veshur me pantallona të shkurtra, ishin shumë të gëzuar me vizitën tonë. Konsulli gjeneral Schliep erdhi për të na pritur me automobilin e tij.

Një fotografi e shkëlqyer. Nëpër rrugë dhe sheshe shtyheshin me mijëra ushtarë italianë të armatosur, të grumbulluar në grupe, por dukshëm të frikësuar. Ata rrinin në rojën e humbur në vendin armiqësisht të disponuar. Që aleatët të dikurshëm t’i bëje rezistencë është çështje pa rrugëdalje. Prandaj në çdo çast gjermanët duhej të marshonin, për të luftuar, për t’i dorëzuar armët. Italianët ishin të zënë robë, ndërsa atdheun e kishin afër por megjithatë i pambërritshëm. Kam patur sinqerisht ndjesë, ndaj këtyre trupave, të lshuar fatit të tyre, në vulgun e zhvillimit të ngjarjeve

Automobilave tonë me njëfarë rregulli u lenin vendin.

Kapelës sime të mbuluar me ar, i jipej edhe përshëndetja ushtarake. Ngadalë nëpër një lëmsh njerëzish kemi shkuar deri te Konsullati gjeneral.

Më zoti Schliepin dhe zoli fon Scheigerin, ekspert për Shqipërinë -njohësin e gjuhës dhe tokës, të cilin Qendra kryesore ma referoi për të studiuar tërë situatën. Scheieger, ish oficer austro-hungarez i gjeneral shtabit, ka kaluar pas Luftës së Parë Botërore më se 20 vjet në Shqipëri dhe ishte bërë njohës i vërtetë nje lidhje me hollësitë e njohjes së fiseve, vëllazërive, dhe familjeve shqiptare. Situata nuk ishte tepër e nderë. Shqipëria Jugore pjesërisht ishte në duart e partizanëve komunistë, kundër të cilëve italianët nuk kishin patur sukses. Nga këto shkaqe, qysh përpara ndërrimit një divizion gjerman ishte vendosur në Elbasan. Këta partizanë ishin kundërshtarët e pashmangshëm kundër nesh. Ndërsa luftëtarët nacionalistë, të cilët kundër okupimit italian kishin shkuar në mal (Balli kombëtar – Fronti nacional), nuk mund të ishin të rrezikshëm ndaj nesh që sipas ligjit si armik numër 1, si në Greqi dhe Jugosllavi dhe kështu armiqtë numër 1 ishin komunistët.

Shqiptarët e dinin fare mirë që neve kemi marshuar vetëm nga shkaqet e forta ushtarake në mënyrë që të mbroheshim nga sulmet anësore, kah kërcënoheshin aleatët në anën tjetër të kanalit të Otrantos.

Nuk më kujtohet asnjë kat armiqësie të popullsisë kundër forcave të armatosura gjermane. Kështu, kishte dalë edhe zëri se Gjermania në Shqipëri është në za të mirë. Shqiptari ç’është e vërteta ndën lëkurë mbante një rezervë për shkak rë qëndrimit tolerant të anës gjermane ndaj sulmit italian më 7.IV.1939, por tani gjermanët i çarmatosën ushtarët italianë, dhe në këtë rast në veçanti mundej njeriu shqiptar të begatojë numrin e pushkëve në shtëpinë e vet.

Metodat të jashtëzakonshme të Austro-Hungarisë gjatë luftës së parë botërore, ende ishin në kujtesë të mirë në popull, e që kishte ndikuar që forcat gjermane të priten deri në një shkallë të mirë. Shembulli i një trupe elitë të disiplinuar, e cila ndaj popullsisë sillej miqësisht ndikonte deri në njëfarë simpatie në radhët e këtyre malësorëve krenarë të rritur me armë pranë.

Njerëzit nga Lëvizja “Balli kombëtar”, kurrë nuk kanë luftuar

kundër forcave tona. Ata kishin ndërmarrë vërsulje të gjithanshme

kundër partizanëve në Jug. Vetëm Abaz Kupi i cili mbahej si mëkëmbës i mbretit Ahmet Zogu, mbetur kinse me mbi një mijë përkrahës në malet

në mes Tiranës dhe Shkodrës; tek ai gjendeshin gjithashtu oficerët anglezë-

mbajtësve të lidhjeve. E kemi lënë të qetë po edhe ai neve nuk na ka trazuar fare.

Kësisoj në vend i kishte dalë zëri Konstituantës, e cila ia drejtoi një përshëndetje solemne në tetor 1943 në mal, fakt ku që nuk na shkaktonte probleme.

Dërgimi i kësaj përshëndetje nuk ishte kurrfarë demonstrimi kundër nesh, por pranim ndaj luftarit kundër Italisë, e cila vendin e kishte aneksuar dhe sundonte mbi të

Po kënaqem më këtë skicë të shkurtër të prapavijës politike, para së cilës zhvilloheshin ngjarjet ditëve të pastajme dhe kthehem në detyrën time: Qendra kryesore gjermane pyeste në Shqipëri, të vërehet pavarësia sipas iniciativës personale.

Ajo rrinte në ajër, por ai ajër ishte i dëndur. Kështu prej çasti në çast arrinin lajmet, të përhapura prej agjentëve të ndryshëm lidhur me zbarkimin e Anglezëve, për çka kam konkluduar që deri te ky zbarkim nuk do të vinte fare. Shqiptarët, qysh prej kohës së romakëve kanë njëfarë përvojë historike rreth punëve të okupimit. Prej të fortit kërkohet armatimi, të dobëtit që tërhiqet duhet grabitur, kjo është traditë e një populli të vogël luftarak malësor, i cili nuk ka lejuar që kriminelët e mëdhenj të shkelin, e nënshtrojnë. Kështu në malet e tyre qëndruan me mijëra vjet. Por, tani, ishte paqartë, kush do të mbetej. Me italianë ishte mbaruar, atë e kishin çarmatosur përmes pjesëmarrjes pakursyer shqiptarë në tërë vendin. Çfarë entuziazmi dhe bekimi shekullor mbretëronte në kullat e tyre plot armë e sidomos në pronat fshatare shqiptare.

Dhe, a do të munden gjermanët për të mbetur, të cilët në bregun tjetër të Adriatikut presioni i aleatëve (anglo-amerikanëve) po i shtynte kah veriu. A duhet pra sot nën shenjën e forcave të armatosura gjermane për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. A duhet pra pritur zbarkimi e paralajmëruar të aleatëve dhe dyluftimin në mes tyre.

Dy njerëz, në fillim ndarazi, përpiqeshin për themelimin e një këshilli nacional reprezentativ, i cili do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë po do të mbaronte dhe pushtetin provizor në vend. Shqiptari i vjetër nga Elbasani, Ibrahimi bej Biçaku dhe Xhafer Deva nga Mitrovica. Ditë e natë bisedohej. Duke iu përmbajtur në tërësi “iniciativës sime” largoja çdo pjesëmarrje në këto biseda mjaft dramatike, prandaj pritja. Kam bërë diç më tepër. Më 12 shtator 1943 në mbrëmje kam fluturuar prapë në Beograd, për t’iu shmangur çdo përshtypje të një presioni. Por më 13 shtator 1943 sërish jam kthyer në Tiranë, kam pritur, gjithmonë duke u informuar për zhvillimin e ngjarjeve, që të përpilohet “Këshilli nacional”. Para miqve tanë gjithmonë kam theksuar nevojën, në interesin më të madh të vendit, që forcave të armatosura gjermane dhe diplomacisë gjermane t’i vihet qeveria kombëtare për mbajtjen e bisedimeve, sepse ndërmarrjet në administratë dhe ekonomi për t’u përzier do të ishin tërësisht të pa evituara. Çka nuk do të mundej për t’u mënjanuar regjimi okuponjës, të cilin neve assesi nuk e dëshirojmë, nëse fatin e kombit nuk e marrin në duar njerëzit që përgjegjësinë e kanë të qartë.

Me katërmbëdhjetë shtator u bashkuan, të dy grupet në një këshill me në krye Ibrahim beun. Ishin mbi njëzet njerëz, emrat e të cilëve gëzonin një respekt në vend. Partitë politike në këtë vend nuk kanë ardhur në shprehje. Këtë reputacion e pranova (pastaj) në Konsulatin gjeneral.

Kështu, aty profesori dr. Calaris, që tërësisht e zotëronte gjermanishten, më komunikoi me një fjalim në formë të përsosur dhe temperament, që është

temperament, që është themeluar “Këshilli nacional” dhe se i njëjti ka proklamuar pavarësinë e Shqipërisë. Lajmeve të mira, mund të ju premtoja që kësaj dëshire të Këshillit popullor, që njëherit do të thoshte kryerje e detyrës sime, në vend t’ia prezentoi qeverisë së Rajhut gjërman. Ky akt i improvizuar ishte mjaft manifestonjës. Mikpritja dhe pranija e zonjës Schliep ngrinte në kupë shqetësimin, që me rastin e akteve të tilla historike thjeshtë i përfshijnë të gjithë pjesëmarrësit. Kjo shënonte njëfarë freskie te themelonjësit e lodhur të shtetit, e që për ta mjaft, e mirëseardhur.

Në njëjtën ditë u ktheva në vizitë “Këshilli nacional”, që debatonte në Kryesinë Qeveritare, ndërsa një ditë më vonë u ktheva në Beograd.

Pas qëndrimit të shkurtër kam fluturuar për paraqitjen e raportit detal, Qendrës kryesore. Hitleri që kishte simpati të madhe për këtë vend romantik të fundit në Evropë u tregua shumë i kënaqur me përfundimin e bisedimeve.

Së shpejti sërish isha në Shqipëri. Këshilli nacional e pranoi Qeverinë provizore nën kryesinë e Ibrahim bej Biçakut. Xhafer Deva i mori punët e brendshme. Çdo gjë që dikur ishte në duar të Italianëve, më nuk ekzistonte: administrata, legjislacioni, policia, xhandarmëria, ushtria, pra atributet e nevojshme të shtetësisë nuk ekzistonin. Por ajo që ende ishte aty, ishte njëfarë konstrukti tradicional i familjeve, vëllazërive dhe fiseve në rrënjë të tyre karakteristike. Ushtarët gjermanë (në këto rrethana) reprezentonin iden e rëndit, për kundër asaj që ata ishin vetëm musafir.

Ata ishin vërtetë vetëm musafirë. Kur komanda supreme e forcave të armatosura e caktoi përgjegjës ushtarake për Shqipëri, kam protestuar te ministri i punëve të jashtme për këtë gabim, duke i njohur Shqipërisë sovranitet të pranuar, në të cilën nuk ka mundur të ketë kurrfarë kompetence administrative legjislative nga ana gjermane.

Gabimi në vend i është përmirësuar dhe përgjegjësi ushtarake në Shqipëri është kthyer në “gjeneral gjerman në Shqipëri” me detyrë t’i përfaqësojë interesat e forcave të armatosura pranë Qeverisë shqiptare. Marrdhëniet në mes gjeneralitetit dhe qeverisë, forcat tona dhe popullsisë, kanë mbetur të qarta deri në fund.

Problemi i parë i qeverisë provizore ishte thirrja e Kuvendit popullor, për themelimin e qeverisë në bazë të kushtetutës së vjetër të mbretit Zog. Ky kuvend debatonte gjatë tetorit në pallatin mbretëror. Pranimi i pavarësisë shqiptare nga ana gjermane ia kisha notifikuar qeverisë provizore me një letër, me të cilën isha i nderuar t’ia bëj me dije kryetarit të Këshillit nacional Ibrahim bej Biçakut, fakte të këtij pranimi, Zonja Luetzen, e cila ishte e vetëdijshme për rëndësinë e këtij dokumenti, e gjeti për te një letër që i përngjante pergamenit, por edhe kjo letër për shijen tonë kishte pamje jo aq solemne sa dëshironim. Me dokumentet gjithsesi shkonte edhe vula ku do të rrinte shumë natyrshëm. Unë nuk kisha vulë zyrtare, por gjeta rrugëdalje në një fushnotë ishte e theksuar, që përshkrimi i këtij dokumenti është vënë në arkivin e Konsullatit gjeneral gjerman, dhe ky vërtetim ishte i zbukuruar me vulën e lëngët me dinstiktin e madh të Konsullatit gjeneral. Tani çështja dukej si diçka që duhet respektuar dhe mësuar, për çka Lindja me shumë kuptime se sa Perëndimi, ishin të kënaqur.

Më priti çeta e improvizuar e nderit, e përbërë përafërsisht prej 10 njerëzve, me pamje luftarake, që këtyre kreshnikëve nuk iu duket e vështirë. Kam ecur nëpër shkallë dhe në sallë ku kishte tubuar Këshilli nacional. Në rastet të tilla nuk ecet, por marshohet. Folje dhe përgjegjësi.

Në mungesë të përgatitjeve tjera protokollare, e lagëm sovranitetin shqiptar me pak verë. Ishte shumë e mirë.

Kur në ditët e para të veprimit tim në tokën shqiptare interesohesha për personalitetet më të njohura në vend, së shpejti kanë konkluduar se njëri që gëzon respekt të përgjithshëm është Mehdi bej Frashëri. As ofertat e as kërcënimet italiane nuk mundën për ta përfituar këtë ish-nëpunës administrativ mbretëror, osman në mënyrë që të pajtohet me aneksimin italian. Autoriteti i madhështisë së tij e kishte drejtuar Italianë për depërtuar në Romë, ku me vajzën e vet, Medihen jetonte në një hotel të bukur por me liri të kufizuar qarkullimi. Pas thyerjes së madhe kam që t’i vihet në dispozicion një aeroplan “Heikel 111” dhe ai erdhi në Tiranë. Por ai solli edhe rezervat e monedhës shqiptare e cila ruhej në banka të Italisë, për Bankën popullore shqiptare. Banka popullore shqiptare ishte organizuar shumë mirë të cilën e krijuan ekspertët italianë.

Mehdi bej Frashëri, atëherë 74-vjeçar ishte personalitet impresiv. Rrjedh prej njerëz nga familjet kryesore shqiptare në vend, e që ka filluar karrierën e vet në të ashtuquajturën Turqinë Ballkanike, si nëpunës administrativ dhe më vonë kishte shërbyer në Liban dhe Egjipt në rangun e Pashës.

Ai është ngritur si një përmendore nga koha mbretërore otomane. Bashkëshortja e tij ishte me origjinë turke, të cilën e kishte fituar me burrërinë e tij. Mehdi beu, fliste së paku tetë gjuhë, por jo gjermanishten. Kemi biseduar në të shumtën e herave italisht.

Shumë i rezervuar shikonte zhvillimin e reja të ngjarjeve. Kur vërejti se për një regjim okuponjës gjerman nuk ishte fjala, u ngjall interesimi për çështjet që i përkisnin vendit të tij. Kur plenumi i Kuvendit popullor i drejtohej një apel të zjarrtë për detyrën e tij patriotike, pranoi të vihet në krye të këshillit mekamblesve si kryetar i parë. Këtij këshilli i takonte edhe nga një përfaqësonjës i katolikëve dhe ortodoksëve. Detyra e kryetarit duhej të kalonte prej njërit në tjetrin. Por ai mbeti kryetar gjithnjë, sepse kolegu i tij ortodoks ishte sëmurë, kurse përfaqësonjësi i katolikëve priori franjeve i Shkodrës, at Anton Harapi, refuzoi postin e kryetarit me motivacionin, se morali katolik nuk lejon për të pranuar një funksion që do ta detyronte për të vërtetuar dënimin me vdekje. Portës së vjetër kjo ishte e drejtë.

Kuvendi popullor kushtetonjës si dhe Këshilli i regjencës të cilin ajo e zgjodhi, e themeloi definitivisht qeverinë. Rexhep Mitrovica, me origjinë nga Kosova u bë ministër kryetar, Xhafer Deva, ministër i punëve të brendshme. Vehbi Frashëri sekretar për punë të jashtme.

Qëndrimi i Zogut ishte mbajtur. Në vend të mbretit erdhi Këshilli i regjencës. Kuvendi popullor i ndërpreu të gjitha lidhjet me Italinë dhe refuzoi lidhjen me forcat e boshtit. E tërë kjo kaloi në rend dhe qetësi të plotë. Por jo tërësisht për shumë kohë sepse: një grup partizanësh të cilëve duhet punuar kryeneçësinë dhe e cila kishte marrë pjesë në çarmatimin e njësiteve italiane, e ngrehu një top malor italian në largësi gjuajtëse dhe gjuajti pallatin mbretëror ku debatonte Kuvendi Popullor. Këta topçinj së shpejti i ndoqën ushtarët gjermanë, të cilët e mbanin rendin. Askush nuk u plagos. Tërë ngjarja me dukej se i përgjigjej shkëlqyeshëm shpirtit lokal. Shqiptarët janë shejtarët më të pasionuar në botë. Karabina për ta nuk është ndonjë armë por një organ trupari e shqiptarëve. Të zotit e shtëpisë që musafiri nuk ia lëshon shtëpinë nga një largësi e konsideruar i bëhen nderime me gjuajte armësh zjarri në ajër. Revolja bashkëkohore automatike i paraqet këtij fenomeni një shans të rëndësishëm. Dhe në një botë ku kaq shumë kultivohet arma, mu ka pjesëmarrja e artilerisë me një akt shtetëror tërësisht e rëndomtë dhe nga protokollare nuk ka munduar të ankohem.

Nëse guxoj për të gjykuar, Mehdi bej Frashërin është njëri ndër themelonjësit e kategorisë së re të drejtësisë ndërkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të pranojë neutralitetin e Shqipërisë. Sipas fjalës së tij do të kishte të bëjë lidhur më një “neutralitet garant”. Kështu Shqipëria i konsideron forcat e armatosura gjermane, që vetëm nevoja ushtarake i ka sjellë në vend, si musafirë, pa dëme për pavarësinë e saj në mes të palëve ndërluftonjëse. Qeveria shqiptare do t’i kundërvihej secilit veprim të agjentëve që do të rrezikonin rendin e brendshëm të vendit. Por, nëse armiqtë e Gjermanisë do të lajmëroheshin përmes njësiteve të armatosura e që kanë karakter të njësiteve luftarake, atëherë qeveria shqiptare do të mbetej neutrale.

Në këtë, e kam definuar realitetin shqiptar, nga ana ime si “realitet relativ”. Si mike e popullit shqiptar, fuqia e armatosur gjermane kërkon qëndrim miqësor në një vend në të cilin ka hyrë vetëm nga nevoja luftarake. Gjermania e pranon sovranitetin e qeverisë shqiptare me atë përkufizim që do të detyroheshin për t’iu kundërvënë një qeverie do t’i përkrahte armiqtë tanë të luftës. Për këtë sovraniteti i Shqipërisë, për shkak të sigurisë së forcave tona, është “relative”.

Jemi pajtuar për themelet e këtij formulimi ndërsa qendra kryesore e pranoi në dituri “pavarësinë relative të Shqipërisë”.

Me qendrën kryesore gjermane më ishte e lehtë, përderisa kishte të bëje me çështje shqiptare, atje nuk ishte askush që do të kishte farë koncepti për këtë vend interesant të Evropës e për këtë e kisha lehtë që gjithnjë të kenë të drejtë. Kësaj i shtohej edhe simpatia shumë e zgjeruar për këtë vend të panjohur në Gjermani. Nuk do të kisha për të lëshuar me qëllim që t’ia shpjegoj këto simpati gjermane kur posaçërisht kur përmendej heroi i famshëm legjendar shqiptar Skënderbeu.

Por që prej këtij vendi të vogël e malor vinin legjionet romake, perandorët romakë, forcat e paguar bizantine dhe gjeneralët, vezirët e mëdhenj dhe kaditë egjiotas, dhe që Skënderbeu prej papës fitoi titullin “Shpata e krishterë”, kjo është pakëz e njohur edhe në radhët e njerëzve të arsimuar. Një shqiptar nga familja Vlora ishte qysh vezir i madh në kohën e Abdyl Hamitit.

Forcat e armatosura gjermane, në madhësi maksimale prej dy divizionesh, u ishte e nevojshëm paraja në mënyrë që në Shqipëri t’i paguajë nevojat e veta lidhur me ndërtimin e rrugëve, vërtetimi i blerjes së prodhimeve bujqësore e të tjera. Kërkesat e para u mbuluan përmes huave nga ana e ministrit të financave, por kjo në këtë vend të vogël ishte e mundur vetëm brenda kufijve të saj të ngushtë. Rezerva në monedhë ishte afatshkurtër, ndërsa shtypja e monedhave nuk ishte e mundur sepse matricat kryesore ishin humbur diku në Itali.