Papa Françesko nis turin e tij 3-ditor në Lindjen e Mesme, në të parën vizitë në tokën e shenjtë që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit.
Vizitën e tij, ai do ta nisë në kryeqytetin jordanez Aman.
Aty ai do të mbajë një meshë në stadiumin më të madh të kryeqytetit, ku do të marrin pjesë edhe besimtarë ortodoksë.
Ditët në vijim ka parashikuar edhe vizita në territoret palestineze dhe Izrael.
Autoritetet në Vatikan thonë se qëllimi i vizitës është ulja e tensioneve në këtë rajon dhe promovimi i paqes.
Vizita e planifikuar në Izrael është pritur edhe me protesta sporatide gjatë ditëve të shkuara nga komuniteti hebre.