Çdo kombinim në modë duket shumë më moderne, kur është fjala për xhaketë. Mund të kombinohet me pjesë të ndryshme të veshjeve dhe shërben më së miri në raste pune, përditshmëri apo raste festash. Kombinoni këto me pantallona, xhinse, funde apo pantallona të shkurtra. Nën xhaketë, edhe këmisha më e zakonshme mund të duket mahnitëse, e të mos flasim për ndonjë këmishë solemne. Xhaketa nuk është vetëm për gratë që merren me biznes, kjo tashmë është bërë trend apo pjesë e modës në çdo rast dhe lloj veshjeje. Xhaketa duket për mrekulli edhe me kombinim të sandaleve, atleteve si dhe çizmeve.