Petro Poroshenko është presidenti i ri i Ukrainës.

0
163

poroshenko-300x168Së paku ky është rezultati paraprak i zgjedhjeve presidenciale të mbajtura dje, në një klimë të tensionuar, kryesisht në lindje të vendit.

Sipas exit polleve, i ashtu-quajturi “Mbreti i Çokollatës” ka fituar 56% të votave, të mjaftueshme për të marrë postin e Presidentit ndërsa rivalja e tij më e fortë, ish kryeministrja Yulia Timoshenko ka fituar vetëm 13%, duke u renditur e dyta.

Pas publikimit të rezultateve të para, Poroshenko ka deklaruar se synimi kryesor i tij, menjëherë sapo të marrë mandatin e presidentit, është dhënia fund e luftës dhe rikthimi i paqes në vend.

Në fjalimin e parë si Presidenti i ri i vendit, Poroshenko tha se do të vizitojë menjëherë rajonet në lindje të vendit, të cilat prej kohësh janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë ndërsa u kujdes të theksojë se Kievi asnjëherë nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u mbajtën 3 muaj pas rrëzimit me dhunë nga pushteti të ish presidentit Viktor Yanukovych, me anë të protestave të dhunshme.

Zgjedhjet të dielën nuk u zhvilluan në të gjithë vendin. Në qytetin e Donjetskut, separatistët pro-rusë nuk lejuan të hapet asnjë qendër votimi dhe në të gjithë rajonin lindor, zgjedhjet u lejuan vetëm në 12 qendra votimi.

Gjithsesi, sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor pjesëmarrja në zgjedhje ishte e konsiderueshme, nisur edhe nga situata e tensionuar. Në to morrën pjesë 60% e popullsisë prej 35.5 qytetarë me të drejtë vote.

Pasi të shpallet sot në mbrëmje presidenti i vendit nga KQZ-ja, Poroshenko tha se do të nisë gjithashtu negociatat për një marrëveshje të re sigurie me Moskën ndërsa do të tentojë të vendosë marrdhënie më të ngushta bashkëpunimi me Bashkimin Europian.

Ndonëse ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin tha se do të njohë cdo rezultat të këtyre zgjedhjeve, sërish nga ana e Moskës zyrtare, nuk ka patur asnjë reagim.

Nëse exit pollet do të konfirmohen, sipas Kodit zgjedhor në Ukrainë, nuk do të ketë nevojë për një raund të dytë bisedimesh, sepse kandidati që fiton më shumë se 50% të votave, automatikisht fiton zgjedhjet.

Petro Poroshenko, kandidati kryesor i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, sipas exit-polleve mund të jetë fituesi në raundin e parë me 56-58% të votave.

Sondazhet e para tregojnë se biznesmeni fitoi më shumë se 56-58% të votave në raundin e parë. Ndërsa sondazhet Julia Timoshenkon e nxjerrin me  13%. të votave.

Anketat e zhvilluara nga organizata të ndryshme thonë se zoti Poroshenko mori 56-58% të votave, krahasuar me rivalen Yulia Tymoshenko, e cila duket të ketë marrë rreth 13%. Zonja Tymoshenko pranoi disfatën në një fjalim mbrëmë.

Menjëhere pasi ai votoi i është shprehur gazetarëve se “Jam i bindur se këto zgjedhje duhet të sjellin paqe ne Ukrainë”.