Sekretet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  

0
318

camp deltaBota e fshehtë e krijuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara pas atentateve terroristë të 11 shtatorit 2001 është bërë kaq e madhe dhe kaq top secret, saqë askush nuk e di sa kushton, sa vetë punojnë dhe cilët janë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.  Hetimi i “The Ëashington Post” ka zbuluar një gjeografi të vërtetë alternative të Shteteve të Bashkuara, një Amerikë të fshehur nga sytë e opinionit publik. Pas nëntë vitesh rritje të paprecedentë, sistemi i krijuar për të garantuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq kolosal, saqë është e pamundur të thuash nëse funksionon apo jo.  Bëhet fjalë për 1271 organizata qeveritare dhe 1931 kompani private që punojnë me detyra kundër terrorizmit, sigurisë së brendshme në pothuajse dhjetë mijë zyra në të gjithë SHBA. Përllogaritet që janë 854 mijë persona, pothuajse një herë e gjysmë sa popullsia e Uashingtonit. Në Uashington dhe në zonën përreth tij, pas shtatorit të vitit 2001 janë ndërtuar 33 komplekse ndërtesash për veprimtarinë e shërbimeve top secret. Të marrë së bashku zënë një hapësirë sa trefishi i sipërfaqes së Pentagonit, pra afro 158 mijë hektarë. Shumë agjenci të sigurisë dhe shërbimit të fshehtë bëjnë të njëjtën punë, duke shkaktuar dublime dhe shpërdorime. Për shembull, 51 organizata federale dhe komanda ushtarake që operojnë në 15 qytete të SHBA ndjekin fluksin e parasë që vijnë e shkojnë drejt organizatave terroriste.  Analistët që interpretojnë bisedat dhe dokumentet e siguruar falë veprimtarisë së spiunazhit kombëtar dhe ndërkombëtar, i ndajnë vlerësimet e tyre duke publikuar 50 mijë raporte të shërbimeve të fshehtë në vit: një numër kaq i madh saqë shumë raporte injorohen në mënyrë sistematike. Nuk bëhet fjalë për çështje akademike. Është mungesa e vëmendjes dhe jo mungesa e burimeve, që shpjegojnë masakrën e Fort Hood apo atentatin terrorist të Krishtlindjeve 2009.

 

Siguria

Janë çështje që shqetësojnë shumë edhe disa përgjegjës për sigurinë e vendit. “Pas 11 shtatorit, gjithçka është rritur kaq shumë, saqë të arrish të orientohesh është një sfidë e vërtetë”, ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes, Bob Gates.  Në Departamentin e Mbrojtjes, ku janë të përqendruar më shumë se dy të tretat e programeve të shërbimeve të fshehtë, vetëm një grup i vogël zyrtarësh të lartë, të quajtur Superuser, janë në dijeni të të gjithë veprimtarisë së departamentit.  Por, siç kanë lënë të kuptohet në intervista të ndryshme dy prej tyre, është praktikisht e pamundur të mbetesh i informuar për punën më delikate të vendit. “Nuk do të jetoj aq gjatë sa duhet për t’u informuar për gjithçka”, ka thënë njëri prej dy Superuser-ave. Tjetri ka treguar që për përmbledhjen e parë informative e çuan në një dhomë të vogël të errët, ku e ulën në një tavolinë dhe i thanë se nuk mund të kishte takime. Në një ekran filluan të tregojnë emrat e programeve antiterrorizëm, njëri pas tjetrit, deri kur ai, i dëshpëruar thirri: “Stop!”: “Nuk arrija të memorizoja asgjë”. Për të theksuar seriozitetin e situatës janë konkluzionet e gjeneralit në pension, John r. Vines, i cili vitin që kaloi u ngarkua të rishikonte metodën për ndjekjen e programeve më delikatë të Departamentit të Mbrojtjes. Vines që ka komanduar 145 mijë vetë në Irak dhe di si të përballojë problemet, ka mbetur I tronditur nga ajo që ka zbuluar: “Nuk njoh asnjë agjenci që të ketë autoritetin, përgjegjësinë apo një program për koordinimin e të gjithë këtyre aktiviteteve”, tha ai. “Kompleksiteti i sistemit është i papërshkrueshëm”. Rezultati, ka shtuar ai, është se është e pamundur të thuash nëse falë të gjithë këtyre shpenzimeve dhe aktiviteteve vendi është sot më i sigurtë. “Duke qenë se mungon një proces koordinimi, gjithçka zgjidhet me mesazhe jo në harmoni, efikasitet të vogël dhe shpërdorime. Për këtë arsye nuk mund të vlerësojmë realisht nëse e gjithë kjo na bën më të sigurtë”. Investigimi ynë bazohet në dokumente publikë dhe kontrata, përshkrime pune, pirgje aktesh, faqe interneti dhe rrjetesh socialë si dhe qindra intervista me funksionarë dhe ish-funksionarë të shërbimeve të fshehtë, forcave të armatosura dhe kompanive të ndryshme. Shumica e tyre kanë kërkuar të ruhet anonimati, sepse nuk janë të autorizuar të lëshojnë deklarata apo sepse tremben për pasoja ndaj punës së tyre.  Baza e të dhënave e organizatave qeveritare dhe kompanive private të hedhur online nga “Ëashington Post” është realizuar ekskluzivisht me dokumente publikë. Investigimi është përqendruar tek aktivitetet top-secret, sepse ata të klasifikuar si më pak sekretë janë thjeshtë shumë për t’u studiuar në detaje.

 

Ofensiva globale

Përpara një distrikti të mbyllur në McLean, në Virginia, një kolonë automjetesh ecën përpara pothuajse me hap njeriu ashtu si çdo mëngjes, ndërkohë që në Amerikën top-secret nis një ditë e re pune. Makinat presin me durim për t’u kthyer djathtas, më pas ngjiten në një kodër dhe kthehen sërish për të mbërritur në një destinacion, i cili nuk ndodhet në asnjë hartë rrugore dhe nuk ka asnjë lloj sinjalistike. Liberty Crossing bën të pamundurën për t’u fshehur.  Por në dimër, pemët e zhveshura nuk munden të fshehin malin e betonit dhe dritaret, i madh sa pesë supermarkete Ëal-Mart, që fshihet prapa një argjinature. Një hap më shumë po të bësh pa fletëhyrjen e duhur dhe ja tek shfaqen disa burra të veshur me të zeza që të drejtojnë tytën e pistoletave.  Po të kalosh rojet e armatosur dhe rrethimin, të paktën 1700 vartës federalë dhe 1200 kontraktorë punojnë në Liberty Crossing, emri i koduar që tregon zyrat qendrore të drejtorit të shërbimit të fshehtë kombëtar si dhe qendrës kombëtare antiterrorizëm. Të dy zyrat ndajnë një forcë policore dhe mijëra vendparkime. Liberty Crossing është qendra e kompleksit të agjencive qeveritare dhe kompanive private që kanë mbirë si kërpudha pas shtatorit 2001. Por nuk është pjesa kryesore, më e kushtueshme apo më e fshehtë e industries së madhe të 11 shtatorit. Mes tabelave të vendosura në hollin e një pallati të madh në Arlington County nuk është ajo e një njësie të Air Force, e quajtur Xoiës. E megjithatë, zyrat e saj janë në katin e tretë të ndërtesës. Në Elkridge, Maryland, një strukturë klandestine fshihet në një tjetër ndërtesë betoni, e cila ka dritare false për t’u dukur si një ndërtesë normale zyrash. Në Arnold, në Missouri, ndërtesa ndodhet përballë dy dyqaneve të mëdhenj Target dhe Home Depot.

 

Të fshehtat

Në St Petersburg, në Florida, ndodhet në një ndërrtesë modeste me tulla në një lagje biznesi.  Çdo ditë, kudo në Shtetet e Bashkuara, 854 mijë punonjës publikë, ushtarakë dhe kontraktorë privatë kontrollohen dhe pranohen në zyra të mbrojtura nga kyçe elektromagnetikë, telekamera për njohjen e retinës së syrit dhe mure të fortifikuar për të mos u depërtuar prej aparaturave për interceptime mjedisore. Nuk është ekzaktësisht “kompleksi ushtarako-industrial” i Presidentit Eisenhoëer, i lindur me luftën e ftohtë dhe i destinuar për të ndërtuar armë bërthamore me funksione penguese kundrejt Bashkimit Sovjetik. Kjo është një industri sigurie kombëtare me një mision më të përgjithshëm: të mposhten terroristët kudo në botë. Shumë prej informacioneve për këtë mision janë sekretë. Për këtë arsye, është kaq e vështirë për të vlerësuar sukseset dhe pikasur problemet e America top-secret, si për shembull për të kuptuar nëse paratë shpenzohen në mënyrë të arsyeshme. Bilanci i shërbimeve të fshehtë amerikanë është shumë i madh.  Vitin e kaluar janë deklaruar 75 miliardë dollarë, 21.5 herë më shumë krahasuar me 10 shtatorin 2001. Por kjo shifër nuk përfshin shumë aktivitete ushtarake dhe programe të brendshëm antiterrorizëm. Të paktën 20 përqind e organizatave qeveritare të thirrura për t’iu kundërvënë rrezikut të terrorizmit janë krijuar ose ristrukturuar menjëherë pas 11 shtatorit.  Të tjera, që ekzistonin edhe më parë, janë rritur në mënyrë jo të përpjesshme për arsye se administrata “Bush” dhe Kongresi donin që t’u jepnin agjencive më shumë para nga sa mund të menaxhonin. Nëntë ditë pas atentateve, kongresi dha 40 miliardë dollarë, përveç parave të parashikuara tashmë në buxhetin federal, për të forcuar mbrojtjen e brendshme dhe për të nisur një ofensivë globale kundër al Kaedës. Më pas u shtuan 36.5 miliardë dollarë të tjerë në vitin 2002 dhe 44 miliardë dollarë në 2003. Ishte vetëm fillimi. Agjencitë ushtarake dhe të shërbimit të fshehtë janë shumëfishuar falë këtyre parave. Në fund të vitit 2001 ishin krijuar tashmë 24 organizata, mes të cilave zyra për sigurinë kombëtare dhe task forcat për gjurmimin e pasurive të terroristëve jashtë vendit. Në vitin 2002 u krijuan 37 të tjera për të gjetur armë të shkatërrimit në masë, për mbledhjen e të dhënave për rreziqe të mundshëm si dhe për koordinimin e nismave të reja antiterrorizëm. Vitin tjetër u shfaqën 36 organizata të reja, të ndjekura nga 26, më pas 31, pastaj 32 dhe në fund, të paktën 20 organizata në vit, në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Në tërësi, si reagim pas 11 shtatorit janë krijuar apo ristrukturuar të paktën 263 organizata. Secila ka kërkuar personel të ri dhe ka kërkuar gjithashtu mbështetje administrative dhe logjistike: centralistë, sekretari, arkivistë, arkitektë, marangozë, teknikë të ajrit të kondicionuar dhe pastrues, të gjithë me leje maksimale sigurie për të hyrë e për të dalë nga ndërtesat.  Me kaq shumë vartës, njësi dhe organizata të reja, linjat e ndarjes mes përgjegjësive të ndryshme janë bërë më konfuze dhe të padukshme. Për këtë arsye, me rekomandim të komisionit bipartizan të 11 shtatorit, në vitin 2004 administrata “Bush” dhe Kongresi vendosën që të ngrejnë një agjenci mbikëqyrjeje, zyrën e drejtorit të shërbimeve të fshehtë kombëtarë (Odni), i ngarkuar për të mbajtur nën kontroll këtë përpjekje kolosale.  Kur u inaugurua, në pranverën e vitit 2005, zyra e John d. Negropontes përbëhej nga 11 persona të vendosur në një lloj bunkeri pranë Shtëpisë së Bardhë. Një vit më vonë, agjencia u transferua në dy kate të një ndërtese tjetër. Në prill 2008 u instalua në zyrat e saj të përhershme, në Liberty Crossing. Sot, shumë funksionarë që punojnë në agjencitë e shërbimit të fshehtë thonë se nuk i kanë të qarta idetë se cilat janë përgjegjësitë e Odni. Drejtori i fundit, Dennis C. Blair ka punuar fort për çështje dhe probleme shumë konkretë si për shembull reforma e prokurimeve, rrjetet e pajtueshëm informatikë dhe standardet analitiko-bashkëpunues.  Por Odni ka patur më shumë sasi se sa cilësi, pasi fluksi në rritje i të dhënave të shërbimit të fshehtë asgjëson kapacitetin e sistemit për t’i analizuar dhe përdorur. Çdo ditë, sistemet e mbledhjes së inforacionit të agjencisë për sigurinë kombëtare interceptojnë dhe memorizojnë 1.7 miliardë e-maile, telefonata dhe lloje të tjerë komunikimi.

 

Matriale

Por agjencia analizon vetëm një pjesë të këtij materiali, i cili shpërndahet në 70 baza të ndryshme të dhënash. I njëjti problem u përket të gjithë agjencive të tjera të shërbimit të fshehtë, pasi asnjëra prej tyre nuk ka numër të mjaftueshëm analistësh dhe përkthyesish për këtë mal me punë. Efekti praktik i këtij sistemi gjigant është i dukshëm, në shkallë shumë të reduktuar, në zyrën e Michael Leiter, drejtori i qendrës kombëtare antiterrorizëm. Leiter e kalon një pjesë të  madhe të ditës së tij përpara katër ekraneve të kompjuterëve të reshtuar në tryezën e tij të punës. Në këmbët e tij ndodhen gjashtë hard disk-ë. Fluksi i të dhënave është kolosal dhedhjetëra baza të dhënash ushqejnë rrjete të ndryshëm informatikë që nuk mund tëndërveprojnë mes tyre.

 

Populli i SCIF

Për të krijuar një tjetër ide se sa e shtrirë është America top secret, mjafton të drejtohesh për në perëndim përgjatë autostradës që të çon në aeroportin ndërkombëtar Dulles në Uashington. Aty ku qendra e vetëshërbimit Michaels dhe libraria Books-a-million ia lënë vendin gjigantëve të industrisë ushtarake Northrop Grumman dhe Lockheed Martin, merrni korsinë e daljes dhe kthehuni majtas.  Këta dy kuba me pesë kate e me ngjyrë të kaltër i përkasin agjencisë kombëtare të inteligjencës gjeohapësinore, që analizon pamjet dhe të dhënat e hartave të gjeografisë së Tokës. Kështu thuhet në një tabelë të vogël të fshehur prapa një kutie të drunjtë. Në anën tjetër të rrugës, në zyra me ngjyrë çokollatë ndodhet Carahsoft, një kontraktor I agjencive të inteligjencës i specializuar në hartografi, analizë interceptimesh dhe grumbullim të dhënash. Pak më tutje është një qendër qeveritare e specializuar në analizën e strukturave nëntokësore.  Ka për detyrë të pikasë qendrat nëntokësore të komandës jashtë vendit që lidhen me armën e shkatërrimit në masë dhe grupet terroristë, si dhe furnizon me konsulencë ushtarakët për mënyrën e shkatërrimit të tyre. Në të gjithë vendin ekzistojnë   qendra veprimtarie shumë të fshehtë, por kryeqyteti i Amerikës top secret është rajoni i Uashingtonit. Pothuajse gjysma e industrisë së 11 shtatorit është e shpërndarë në një zonë që shtrihet nga Leesburg në drejtim të jugut deri në Quantico për t’u ngjitur drejt Uashingtonit dhe kthyer në verilindje drejt Linthicum, më pas pak më në veri në aeroportin ndërkombëtar Marshal të Baltimora-Ëashington.  Shumë zyra ndodhen brenda komplekseve të paarritshëm apo brenda bazave ushtarake. Të tjera ndodhen në lagje biznesi apo edhe përzihen në shkolla dhe qendra tregtare dhe kalojnë pa u vënë re nga sytë e banorëve. Jo shumë larg nga autostrada që të çon në Dulles CIA ka zënë dy ndërtesa. Më në jug, Springfield përgatitet për të pritur qendrën e re 1.8 miliardë dollarëshe të agjencisë kombëtare për inteligjencën gjeohapësinore, që do të bëhet e katërta ndërtesë federale më e madhe në zonë dhe do të punësojë 8500 vetë. Stimujt për ekonominë janë duke financuar me qindra milionë dollarë këto lloje ndërtimesh federale në të gjithë rajonin.

 

Nigeriani i pashqetësuar

Problemi i shumë raporteve të shërbimit të fshehtë, shpjegon kush i lexon, është se kufizohen të përsërisin fakte që tashmë dihen. Deri edhe raportet e analistëve të qendrës kombëtare antiterrorizëm, ku duhet të hidhen informacionet sensibël më të vështirë për t’u gjurmuar, gjykohen si të pamjaftueshëm nga zyrtarët e shërbimit të fshehtë, sepse nuk prodhojnë informacione origjinalë, apo, më të mirë se sa ata të CIA-s, FBI, të agjencisë për sigurinë kombëtare apo për agjencinë e shërbimit të fshehtë të mbrojtjes. Duke qenë se shumë informacione gjykohen të rezervuar, mund të jetë e vështirë të kesh një kuadër të përgjithshëm të asaj që ndodh çdo ditë në Amerikën top secret. Megjithatë, herë pas here del në pah një shembull. Një i kohëve të fundit nxjerr sistemin e pas 11 shtatorit në anët e tij më të mira dhe më të këqia njëkohësisht. Në vjeshtën e vitit 2009 doli lajmi se kishte diçka të çuditshme në Jemen.  Presidenti Obama firmosi një urdhër me anë të të cilit dërgonte disa reparte specialë të fshehtë për të gjetur dhe vrarë liderët e një grupi të lidhur me al Kaedën. Në Jemen, repartet specialë organizuan një qendër operacionesh të mbushur me kompjutera, pajisje hetues dhe aparatura komunikimi. U shkëmbyen mijëra interceptime, raporte, prova fotografike dhe filmime me dhjetëra organizata top secret në Shtetet e Bashkuara. Por kur informacionet mbërritën në qendrën kombëtare antiterrorizëm në Uashington për t’u analizuar, përfunduan të varrosura nga pesë mijë dokumente me të dhëna të përgjithshme mbi terrorizmin që monitorohen përditë. Analistëve iu desh të kalojnë nga një bazë të dhënash në tjetrën, nga një monitor në tjetrin vetëm për të kuptuar se çfarë mund të ishte interesante.  Ndërkohë që operacionet ushtarakë në Jemen intensifikoheshin dhe zërat për një sulm të mundshëm terrorist sa vinin e shtoheshin, agjencitë e zbulimit i kishin hyrë punës. Fluksi I informacioneve që mbërrinin në qendrën kombëtare antiterrorizëm ishte shumë i madh.  Aty në mes kishte të dhëna jetësore. Emri i një burri në Jemen. Përmendja e një ekstremisti nigerian. Raporti i një babai nigerian i shqetësuar për të birin që ishte zhdukur në jemen. Ishin të gjithë tregues për atë që do të ndodhte kur një nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lënë Jemenin dhe në Amsterdam kishte hipur në një avion që nisej për në Detroit. Megjithatë, askush nuk i bëri bashkë. Sepse, siç do të dëshmonin më vonë vetë zyrtarët, sistemi ishte bërë kaq i madh saqë kufijtë e përgjegjësisë ishin shuar. Abdulmutallab kishte arritur të  hipte në bordin e 253 Northëest Airlines. Donte të ndizte eksplozivët që kishte fshehur në mbathje, ndërkohë që avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit që shmangu fatkeqësinë, por një pasagjer që e pa nigerianin dhe e ndaloi. Ndërtimi dhe zgjerimi i zyrave vazhdon në të gjithë vendin. Shumë shpejt do të nisin punimet për një qendër të përpunimit të të dhënave me vlerë 1.7 miliardë dollarë e agjencisë për sigurinë kombëtare, pranë Salt Lake City. Vitin që vjen, në Tampa, zyra e re 25 mijë metra katrorë për zbulimin e komandës qendrore të forcave të armatosura do të ketë në krahë zyra të reja me të njëjtat dimensione dhe një vit më vonë do të ngrihen zyrat në një ndërtesë 5 mijë metra katrorë vetëm për departamentin e operacioneve specialë. Ndërkohë, tetë kilometra në juglindje të Shtëpisë së Bardhë, departamenti për sigurinë e brendshme ka hapur kantierin e qendrës së re, që do ta ndajë me rojën bregdetare. Departamenti, që ekziston prej vetëm 7 vitesh, ka tashmë programet e tij sekretë, njësitë e kërkimit, qendrën e komandës, parkun e mjeteve të blinduar si dhe stafin prej 230 mijë punonjësish. Në truallin ku dikur ngrihej spitali psikiatrik St elizabeths në Anacostia, do të ngrihet një ndërtesë prej 3.4 miliardë dollarësh. Do të jetë kompleksi më i madh qeveritar që është ndërtuar që nga koha e Pentagonit. Një gur ushtarak i gjeografisë alternative të Amerikës top secret, i madh katër herë sa Liberty Crossing.

 

Një rast “dështimi”

Fluksi i informacioneve që mbërrinin në qendrën kombëtare antiterrorizëm ishte shumë i madh. Aty në mes kishte të dhëna jetësore. Emri i një burri në Jemen. Përmendja e një ekstremisti nigerian. Raporti i një babai nigerian i shqetësuar për të birin që ishte zhdukur në jemen. Ishin të gjithë tregues për atë që do të ndodhte kur një nigerian me emrin Umar Farouk Abdulmutallab kishte lënë Jemenin dhe në Amsterdam kishte hipur në një avion që nisej për në Detroit. Megjithatë, askush nuk i bëri bashkë. Sepse, siç do të dëshmonin më vonë vetë zyrtarët, sistemi ishte bërë kaq i madh saqë kufijtë e përgjegjësisë ishin shuar. Abdulmutallab kish arritur të hipte në bordin e 253 Northëest Airlines. Donte të ndizte eksplozivët që kishte fshehur në mbathje, ndërkohë që avioni ulej drejt Detroitit. Nuk ishte industria e madhe e 11 shtatorit që shmangu fatkeqësinë, por një pasagjer që e pa nigerianin dhe e ndaloi.

 

Spiuni tek dera përballë

Depozita e dyshekëve nuk është thjesht një depozitë. Nëse kalon kangjellat dhe zhvendosesh tek xhami do të zbulosh eskortën e një personazhi të rëndësishëm: një varg SUV-ësh të zinj të blinduar për t’u rezistuar shpërthimeve dhe sulmeve me armë. Përgjatë rrugës kryesore, kartelat publicitare nuk kërkojnë të shesin shtëpi, por ftojnë ata që mendojnë se kanë të dhëna për kësi punësh që të vijnë në një panair pune pranë “Cafe Joe”, që nuk është një bar dosido. Pallati i ri i zyrave ngjyrë gri të errët është në të vërtetë një lloj hoteli në të cilin mund të jepen me qira dhoma që u rezistojnë interceptimeve.  Madje, edhe kapanxha që duket nga dy ndërtesat e ulëta dhe të zgjatura nuk është një kapanxhë e thjeshtë. Rrethuar nga cilindra betoni, është një pikë aksesi për një central për transmetimet kabllorë. “Fshehtësi maksimale”, pëshpërit një funksionar, që do të thotë se shumë pak personave u lejohet të dinë se çfarë transmeton.  Vende të tillë ndodhen në rrethinat e Uashingtonit, në atë që është shndërruar në një kryeqytet të një gjeografie alternative të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përqendrimit të organizatave qeveritare sekrete dhe sipërmarrjeve private që punojnë për to.

 

Njerëz misteriozë

Sipas kompanisë që merret me bonifikime mjedisore “Ëalsh”, në zonën e Uashingtonit janë 4 miijë zyra që merren me informacione të rezervuar, 25% më shumë se vitin që kaloi. Çdo ditë, personeli i “Ëalsh” ka 220 zyra për t’u kujdesur. Në të gjithë pallatet ka diçka për të kontrolluar.  Pas pak, në kompleksin e Fort Meade do të ketë një të ri: një pallat me katër kate që po ngrihet përbri një ndërtese private luksi. Sipas ndërtuesit, është në gjendje t’i rezistojë edhe një autobombe. Dennis Lane thotë se punëtorët e tij kanë futur më shumë shufra se normalja në të gjithë kolonat e hekurit për ta bërë më solide strukturën. Lane është zëvendëspresident i Ryan Commercial Real Estate. Sot është 55 vjeç dhe ka punuar dhe jetuar nën hijen e NSA përgjatë të gjithë jetës dhe ka mësuar të mbajë parasysh faktin që agjencia ka një prani gjithnjë e më të madhe në komunitet. Mbledh informacione të fshehtë duke përdorur rrjetin e tij të informatorëve privatë, drejtues si ai që shpresojnë të pasurohen me një organizatë të cilën fqinjët e tij as nuk e dinë që ekziston. Tashmë ka kuptuar që çdo herë që NSA apo një tjetër organizatë e fshehtë e qeverisë merr me qira një ndërtesë të re, do të thotë se do të pranojë kontraktorë të rinj dhe do të zgjerojë kontaktet me kompanitë lokale. Ndjek prej kohësh projektet e ndërtimit, transferimit të vendeve të punës, vendimet e kompanive. E di që me zgjerimin e NSA, urbanistët e zonës parashikojnë krijimin e dhjetë mijë vendeve të reja të punës, të cilëve do t’u shtohen 52 mijë të tjerë me mbërritjen e njësive të reja të zbulimit që do të transferohen në Fort Meade.  Lane ishte informuar tashmë për gjithçka muaj përpara lajmërimit zyrtar që komanda e radhës gjigante ushtarake, US Cyber Command do të drejtohej nga i njëjti gjeneral me katër yje që drejton NSA-në. “Do të jetë diçka e madhe”, thotë. “Një komandë kibernetike mund të zërë të gjithë zyrat që ndodhen këtu”. Lane e di sepse ka asistuar në zhvillimin e NSA pas 11 shtatorit. Tashmë, agjencia trajton 1.7 miliardë komunikime të interceptuar çdo 24 orë: email, chat, postë, adresa interneti, telefonata nga numra fiksë apo celularë. Në mënyrën e saj, edhe Jeani Burns ka parë se si ka ndodhur e gjithë kjo. Burns, një biznesmene në kompleksin e Fort Meade është duke pirë diçka pas pune dhe tregon me gisht disa burra që rrijnë në këmbë në një qoshe tjetër të barit. “I njoh me një të parë”, thotë. “Veshja. Prerja e flokëve. Qëndrimi. Kanë pamje dyshuese, sikur të kenë frikë se mos dikush I pyet se kush janë”. Edhe agjentët e fshehtë vijnë këtu, për t’i kontrolluar “për t’u siguruar që ndokush nuk flet shumë”. Burns e di mirë: jeton me një prej atyre njerëzve misteriozë prej njëzetë vitesh. Më parë ishte një agjent i NSA. Tani punon me kontratë për agjencinë. Ka qenë në luftë. Nuk e di se ku. Bën diçka të rëndësishme. Nuk e di çfarë. Eshtë dashuruar me të njëzetë vite më parë dhe që  atëherë i është dashur të përshtatet. Kur dalin me njerëz të tjerë, ajo i paralajmëron: “Mos e pyesni për asgjë”. Ndonjëherë kuptojnë, por kur nuk kuptojnë “është telash. Nuk i takojmë më”.

 

“Siguria kombëtare shpk”

Në qershor, një gdhendës në Manassas gdhendi një tjetër yll në një mur të mermertë në zyrat qendrore të CIA-s. Ka nga një për çdo punonjës të agjencisë që ka mbetur i vrarë në luftën globale që nisi pas atentateve të 2001. Memoriali shërben për të nderuar kurajën e punonjësve të vrarë gjatë ushtrimit të detyrës, por fsheh edhe një prej sekreteve të pas 11 shtatorit: tetë nga 22 njerëzit e vrarë nuk ishin funksionarë të CIA-s. Ishin kontraktorë, agjentë privatë të pajtuar me kontratë. Për të garantuar që misionet më delikatë kryhen prej personave besnikë ndaj interesave të vendit, normat federale parashikojnë që kontraktorët nuk mund të kryejnë asnjëherë “funksione që i përkasin autoriteteve qeveritare”. Në realitet, në agjencitë e shërbimeve të fshehtë dhe të antiterrorizmit kjo ndodh vazhdimisht. Duhej të ishte një zgjidhje e përkohshme, por është shndërruar në një formë varësie. Nga 854 mijë persona që kryejnë veprimtari top secret, 265 mijë janë me kontratë.  Shembulli më i mirë i varësisë së Uashingtonit nga kontraktorët është CIA, e cila mund të kryejë veprimtari jashtë vendit që nuk i lejohet asnjë agjencie tjetër qeveritare. Privatët që punojnë për CIA-n rekrutojnë spiunë në Irak, japin ryshfete për të siguruar informacione në Afganistan dhe mbrojnë drejtuesit e agjencisë në vizitat në kryeqytetet e huaja.  Kanë kontribuar në arrestimin e një të dyshuari për terrorizëm në Itali, kanë marrë në pyetje persona të mbajtur në burgje të fshehtë jashtë vendit dhe kanë survejuar dezertorët e fshehur në periferi të Uashingtonit. Në zyrat qendrore në Langley analizojnë rrjetet e terrorizmit. Në kampin e stërvitjes në Virginia formojnë një brez të ri spiunësh amerikanë. Afro 30 përqind e personelit të angazhuar nga shërbimet e fshehtë është me kontratë. Privatët mund të ofrojnë një pagë më të lartë, shpesh herë madje dyfishin e asaj që mund të paguajë shteti. Dhe duke qenë se konkurrenca është e pamëshirshme, disa ofrojnë si bonus një BMË apo një çek 15 mijë dollarësh, siç bëri për shembull në qershor Raytheon për të siguruar disa programues kompjuterikë. Tashmë, shoqëritë me kontratë shkëpusin talente prej agjencive qeveritare. I ka ndodhur edhe CIA-s, ku punonjësit e 114 agjencive private përbëjnë një të tretën e personelit dhe zënë pothuajse dhjetë mijë vende pune.  Shumë janë pranuar me kohë të caktuar. Shpesh herë janë ish-ushtarakë apo agjentë që janë larguar për të punuar më pak dhe për të fituar më shumë duke vazhduar njëkohësisht të marrin edhe pensionin federal. Kontraktorët vrasin armiqtë, spiunojnë qeveritë e huaja dhe organizatat terroriste, marrin pjesë në formulimin e planeve të veprimit.  Në zonat e luftës grumbullojnë informacione mbi fraksionet vendës. Janë historianët, arkitektët, rekrutuesit e agjencive më të fshehta të vendit. Janë konsulentët më të besuar të gjeneralëve me katër yje. Qeveria ka aq shumë nevojë për këta privatë në gjendje të garantojnë sigurinë saqë tashmë ekzistojnë më shumë se 300 shoqëri, të mbiquajtura body shop, të specializuara në kërkimin e personelit.  Kemi përllogaritur që kontraktorët që kanë detyra të një fshehtësie maksimale janë 265 mijë. Shifra është konfirmuar nga zyrtarë të ndryshëm të lartë të shërbimeve të fshehtë. Në bazën e të dhënave të Amerikës top-secret shfaqen 1931 shoqëri që kryejnë veprimtari në nivele maksimalë fshehtësie.  Më shumë se një e katërta, 553, kanë lindur në vitin 2001, ndërkohë që të tjera që ekzistonin tashmë janë rritur shumë. Pothuajse të gjitha kanë një biznes të artë, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit është goditur nga kriza. Industria e sigurisë kombëtare nuk i shet ushtrisë dheshërbimeve të fshehtë vetëm avionë, anije dhe tanke.