Toka në prag të një stuhie të madhe

toka11Dielli mund të shkaktojë stuhi të fuqishme në Tokë që do të sillnin ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe çorjentimin e sistemit satelitor, GPS. Ndërkohë që Dielli është pothuaje në kulmin e ciklit të tij 11 vjeçar të shpërthimeve, shkencëtarët thonë se stuhi të forta mund të vijnë në Tokë. Shpërthimet duken si njolla diellore. Shkencëtarët si Michael Wiltberger në Observatorin e Lartësive të Mëdha në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Armosferike në Boulder të Kolorados i emërtojnë ato CME, ose shpërthime masive të koronës, raporton Zëri i Amerikës. “Vëzhgimi i ciklit diellor është shumë i hershëm. Kur Galileoja e drejtoi teleskopin e tij nga Dielli, ai pa njolla në sipërfaqe. Shkencëtrët kanë mbajtur shënime për njollat e konstatuara që nga ajo kohë. Pra ne kemi të dhëna prej rreth 200 vjetësh për njollat diellore”. Wiltberger po ndërton modele kompjuterike për të ndjekur ciklin e Diellit që do të shërbejnë për të parashikuar më mirë kohën e keqe në hapësirë. Ai thotë se stuhia më e fortë gjeomagnetike diellore goditi tokën në vitin 1859. Astronomi Richard Carrington e vëzhgoi dhe la shënime për këtë në librin e të dhënave. Fenomeni Carrington prishi sistemin telegrafik të komunikimit. Megjithëse jo aq të fuqishme sa ajo e vitit 1859, stuhi të tjera diellore kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike, linjat telefonike, kanë prishur shërbimet satelitore dhe kanë bllokuar valët e radios. Tokës i ka kaluar cikli i një tjetër stuhie si ajo Carrington, vihet në dukje në raportin e ri të Lloydit të Londrës, tregu më i vjetër i sigurimeve në botë. Bashkëautori i studimit, Neil Smith, thotë se stuhia tjetër mund të jetë edhe më shkatërrimtare, duke patur parasysh varësinë e botës tek rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike. “Ne llogarisim se nga 20 milionë deri në 40 milionë njerëz mund të mbeten pa energji deri në një vit apo edhe dy. Kjo ka të bëjë me zëvendësimin e transformatorëve që janë element kritik i rrjetit. Ky numër njerëzisht ka koston e vet ekonomike prej 0.6 trilion në 2.6 trilionë dollarë”.

 

Lindin binjakët me shenjat e apokalipsit, fundi i botës pas 1260 ditësh

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një spital të Turqisë. Dy binjakë kanë ardhur në jetë në spitali Kusadasi Ozel Hastanesi, në Ad Aydin (Turqi) me shenjat e apokalipsit në trupin e tyre. Shenjat duken mjaft qartë. Këto shenja përshkruajnë simbolet e përfshira në Kapitullin 11- 3-13, të Apokalistit, i cili paralajmëron fundin e botës. Fëmijët binjakë kanë ardhur në jetë nga një baba hebre dhe një nëne, Dëshmitare e Jehovait. Sipas shumë profecive biblike, ata do të jetojnë jo më shumë se 1260 ditë. Ata kanë lindur më 10 maj 2014 dhe aludohet se data e apokalipsit është 21 tetor 2017. Në ballin e fëmijëve janë shenja që përshkruajnë simbolet romake III dhe XI të cilat i referohen vargut 3 të Kapitullit 11. E mahnitshme është se tekstet e kësaj profecie duket sikur janë të shkruara fjalë për fjalë në trupat e fëmijëve. Profecia flet për dy “dëshmitarë” të përbërë nga dy shandanët dhe dy ullinj. Të dy fëmijët i kanë këto simbole. Përveç kësaj, vendi i lindjes së fëmijëve, përkon saktësisht me Efesin e lashtë; vendin ku vdiq Shën Gjoni, autori i Apokalipsit.

 

Si dallohet momenti kur vjen vdekja tek njerëzit

Shefi i Katedrës së Mjekësisë Sociale në Universitetin shtetëror rus, Evgenij Çernosvitov, e ka dritheruar Rusinë, Evropën dhe gjithë botën me teorinë se vdekja tek njerëzit mund të parashikohet pavarësisht nga sëmundjet apo vjetërsia. Kjo teori është bërë me të vërtetë shumë e famshme. Profesori Çernosvitov e ka prezantuar teorinë “Vdekja vjen kur të dyja anët e fytyrës bëhen simetrike”. Profesori rus gjithë jetën i studion fytyrat e njerëzve. Ai në banesën e tij ka koleksion prej disa qindra maskash njerëzore pas vdekjes së njerëzve, madje edhe të Pushkinit, Dostojevskit, Majakovskit, Eseinit, Napoleonit. Fytyrat e të vdekurve janë simetrike, thotë Çernosvitkov. Dihet që ana e majtë dhe e djathtë e fytyrës dallohen, por kur afrohet vdekje ato bëhen simetrike dhe kur të arrijnë simetrinë vjen vdekja. Ai thotë se të rinj të cilët nuk kanë qenë të sëmurë, para se të vdisnin, fytyra e tyre është shndërruar në simetrike, para momentit të ndarjes nga jeta. Profesori tregon se si një polic i ri i ka treguar fytyrën e vet se është simetrike. I ka thënë se kjo është vetëm teori, por djaloshi ndërroi jetë vetëm disa orë më vonë.

 

Toka në prag të një stuhie të madhe

Fshehtësitë në majë të botës

Kërko