Rriten 26 për qind të ardhurat në sektorin e sigurimit të makinave

0
158

makina ne rruge Tregu vazhdoi të mbetej sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.77% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.66%.

 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2014 arritën rreth 3,505 milionë lekë, ose 26.01% më shumë se në periudhën janar-prill 2013. Gjatë periudhës janar-prill 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 281,345 me një ulje prej 8.79% krahasuar me janar-prillin e një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.56% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.77% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.66%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 47.73% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 52.27% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-prill 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 827 milionë lekë, ose 1.30% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013.

 

Sigurimi i detyrueshëm motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2014 arritën mbi 1,819 milionë lekë, ose rreth 48.56% më shumë se periudha janar-prill 2013.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2014, pati një rritje prej 58.30% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 14.74% krahasuar me periudhën janar-prill 2013.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2014 pati një rritje prej 26.03% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 0.34% krahasuar me periudhën janar-prill 2013.
Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-prill 2014 pati një rritje me 21.14% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-prill 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 12.53%.

Dëmet e paguara bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2014 u ulën me rreth 1.30% krahasuar me periudhën janar-prill 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 669 milionë lekë, apo 80.90% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

 Austria pajis turistët me harta çiklistike

 Austria ofron mbështetjen ndaj Shqipërisë në fushën e turizmit, duke ofruar ekspertizën e vet dhe duke nxitur partneritetin me bizneset. Kjo e fundit është një mënyrë e mirë për të bashkuar frymën e sipërmarrjes dhe idetë e biznesit me eksperiencën e bashkëpunimit për zhvillim, duke krijuar në këtë mënyrë një situatë fitimi të ndërsjellë për të gjithë.

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll dhe dr. Martin Ledolter, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), pjesës operacionale të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), vizituan dje Kalanë e Prezës në një ceremoni për dorëzimin e hartave për ngjitje dhe çiklizëm në 9 zona turistike të Shqipërisë. Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim financoi përgatitjen e hartave, meqenëse mungonte informacioni i besueshëm për turistët, duke penguar kështu zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend. Nisur nga mbështetja afatgjatë që Austria jep për partneritetin me bizneset, ADC angazhoi disa kompani nga sektori privat për këtë projekt: Kartographie Huber, e cila është edhe kompania më e mirë në tregun evropian për përgatitjen e hartave, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Studimeve Malore, Shoqatën e Alpeve Shqiptare dhe “Harta dhe Udhëtime”, një kompani private, e cila ishte partneri lokal i Kartographie Huber.

Në sajë të punës së bërë, turistët e huaj dhe ata shqiptarë kanë në dispozicion harta që detajojnë shtigjet/itineraret për ngjitje dhe çiklizëm në nëntë zonat e mëposhtme turistike:

Vermosh, Tamarë, Razëm dhe Theth

Tropojë, Bajram Curr, Valbonë

Shkodra dhe rrethinat

Puka dhe rrethinat

Tiranë, Durrës dhe Krujë

Elbasan dhe Berat

Korçë dhe rrethinat

Vlorë dhe rrethinat

Sarandë dhe rrethinat.

Hartat bëjnë të mundur që turistët të eksplorojnë Shqipërinë me biçikletë, ose në këmbë. Ato gjenden në format elektronik duke u shkarkuar në celularë Android nëpërmjet “Google play”, por edhe mund të blihen në format të printuar në Shqipëri dhe në vende evropiane, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Zvicrën, Anglinë dhe Francën.

Gjatë ceremonisë drejtori i Përgjithshëm Ledolter vuri në dukje se “duke e njohur potencialin e konsiderueshëm që ka turizmi për zhvillimin ekonomik të vendit, ADC e ka mbështetur këtë sektorin jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet ndihmës dhe financimit të projekteve për zhvillimin e turizmit, por edhe në fushën e trajnimit dhe formimit profesional me qëllim përmirësimin e aftësive të kërkuara për ofrimin e shërbimeve profesionale ndaj turistëve”.