Anxhela Tato
Fatjon Barmeta u dhunua me sende të forta, u varros në një gropë 1.5 m të thellë të mbuluar me zhavorr
Sipër gropës autorët lanë si shenjë një atlete të viktimës, e akuzonin se ngacmonte gruan e njërit prej autorëve
Burgim i përjetshëm është pretenca e Prokurorisë për dy autorët kryesorëtëvrasjes së 23-vjeçarit Fatjon Barmeta, të cilin e varrosën në një gropë 1.5 mtë thellë, duke e mbuluar me zhavorr. Viktima u vra pas akuzave të ngacmimit seksual të kunatës së njërit prej autorëve, madje ka qenë vetë babai i 23-vjeçarit, i cili është paraqiturnë polici duke denoncuar zhdukjene djalit, me dyshimin se në këtëçështje kishin gisht vëllezërit Boja. Ka qenë një dëshmitar, i cili ka sinjalizuar policinë, duke rrëfyer se ka parë Përparim e Luis Bojën të maskuar afër një automjeti. Arrestimi i njërit prej autorëve, Përparim Boja,çoi në zbulimin e dy personave bashkëpunëtorë në krim si dhe zbardhjene plotë të ngjarjes së rëndë. Nga ana e Prokurorisë,në seancën e djeshme gjyqësore ështëkërkuar dënim i përjetshëm për Përparim Bojën e Fatjon Canin dhe 25 vjet burgim për Luis Bojën. “Shtetasit Përparim Boja, Fatjon Cani (për të cilët është kërkuar burgim i përjetshëm) dhe Luis (Astrit) Boja (për të cilin është kërkuar 25 vjet burg) akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr shtetasin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur në dt. 22.11.2012 në Klos të rrethit Mat. Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës”, – pjesë e pretencës.
Denoncimi
Me datën 18.11.2012, shtetasi Liman Barmeta ka bërë kallëzim penal përpara oficerëve të policisë në lidhje me humbjen e djalit të tij, Fatjon Barmeta, 23 vjeç, duke treguar se ka dyshime tek shtetasit Përparim Boja, Luis Boja dhe Fatjon Cani. Disa kohë para ngjarjes, motrat e të pandehurve Luis e Përparim Boja kanë debatuar me prindërit e viktimës Liman e Nexhmie Barmeta, ku në bisedë e sipër u kanë kërkuar këtyre të fundit që të ndalojnë djalin e tyre Fatjon Barmeta që të mos kryejë veprime ngacmuese ndaj kunatës së tyre, shtetases F. Boja, nusen e Limit (Përparimit) të vëllait. Gjatë kërkimit natën që i kishte humbur djali, njerëzit e afërt, shtetasi Mehmet Barmeta, i kishte thënë se tek karburanti i Hasës në anën e poshtme të rrugës nacionale në orët e vona të natës të datës 18.11.2012 ka parë tre persona të veshur me xhupa dhe kapuç në kokë, ku nga këto persona ka njohur të pandehurin Fatjon Cani. Nisur nga këto të dhëna Policia Gjyqësore ka filluar të kryejë veprime procedurale për individualizimin e përgjegjësisë penale të personave që dyshoheshin se kishin lidhje me humbjen e viktimës Fatjon Barmeta.
Hetimet
Nga hetimi i çështjes penale ka rezultuar se në datën 17.11.2012, rreth orës 20:45 min, në hyrje të qytetit të Klosit, pikërisht përpara lokalit të të pandehurit Përparim Boja, ky i fundit në bashkëpunim edhe me vëllain e tij Luis (Astrit) Boja, si dhe të pandehurin Fation Cani, sipas pohimeve edhe të të pandehurit Luis (Astrit) Boja kanë vrarë me sende të forta Fatjon Barmetën gjatë kohës që ky i fundit po kalonte para lokalit në fjalë në drejtim të banesës së tij, e cila ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes. Pas goditjeve në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, trupin e viktimës e kanë futur në bagazhin e automjetit veture tip “Volvo” me targë MT 32 82 A, në pronësi të pandehurit Fatjon Cani dhe më pas e kanë larguar nga vendi përpara lokalit të të pandehurit Përparim Boja. Autorët në fjalë kanë vazhduar rrugën për në drejtim të një karburanti dhe kanë devijuar nga rruga nacionale, duke u futur në një rrugë dytësore me drejtim për në bregun e lumit Mat, ku pasi kanë mbërritur aty, i pandehuri Fatjon Cani nëpërmjet një ekskavatori ka hapur një gropë, në të cilën kanë futur dhe mbuluar me një sasi të madhe zhavorri trupin e viktimës Fatjon Barmeta dhe sipër grumbullit të këtij zhavorri kanë lënë një nga atletet që kishte veshur viktima në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së krimit në fjalë, të tre të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është provuar fakti se tek automjeti veture tip “Volvo” me targë MT32 82 A, në pronësi të pandehurit Fatjon Cani, ku gjendej dhe trupi i viktimës kanë qenë dy të pandehurit Luis Boja dhe FatjonCani, ndërsa në automjetin tip “Smart” me targë AA 741 ER, që vinte pas automjetit ka qenë i pandehuri Përparim Boja.
Rrëfimi i vëllezërve Boja
Pas verifikimeve paraprake nga ana e oficereve të Policisë gjyqësore është marrë në pyetje i pandehuri Përparim Boja, i cili gjatë shpjegimeve të tij ka pohuar faktin se autor i vrasjes së shtetasit Fatjon Barmeta është vëllai i tij, i pandehuri Luis Boja. Ky i fundit, pra i pandehuri Luis Boja, menjëherë pas këtij momenti jo vetëm ka pranuar autorësinë e vrasjes së viktimës Fatjon Barmeta, por edhe ka treguar vendin se ku ishte groposur trupi i viktimës Fatjon Barmeta. Gjatë shpjegimeve të tij i pandehuri ka pohuar se vrasjen e viktimës Fatjon Barmeta e ka bërë në bashkëpunim me të pandehurin Fatjon Cani, për arsye se viktima i ngacmonte kunatën e tij, F. Boja, e cila është bashkëshortja e të pandehurit Përparim Boja. Gjatë shpjegimeve të tij, i pandehuri Luis Boja ka treguar jo vetëm vendin se ku ishte groposur trupi i viktimës Fatjon Barmeta, por gjithë mekanizmin e kryerjes së krimit, duke thënë se pasi e kanë groposur dhe mbuluar me një sasi të konsiderueshme zhavorri, sipër grumbullit të zhavorrit kanë lënë një nga atletet e viktimës, që ai kishte veshur në momentin e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka pasur përputhshmëri të plotë mes pohimeve të të pandehurit Luis Boja dhe fakteve të konstatuara në vendin e ngjarjes. Konkretisht, vendi ku është gjendur trupi i viktimës ka qenë një gropë rreth 1,5 m e thellë me një sasi zhavorri të konsiderueshme, ku sipër grumbullit të zhavorrit ka qenë atletja, të cilës i referohej i pandehuri Luis Boja gjatë shpjegimeve të tij.
Ekspertiza mjekoligjore
“Në aktin e ekspertimit mjekoligjor, datë 21.11.2012, është dhënë konkluzioni se tek kufoma e shtetasit Fatjon Barmeta nga ana e jashtme vërehen ekimoza, dermishtje, plagë në vendet e përshkruara sipas akt ekspertimit mjekoligjor, zbehtësi e lëkurës dhe e mukozave të dukshme, ndërsa nga ana e brendshme truri me hemorragji midis cipave të buta të tij, mushkëritë me ngjyre rozë në kafe, çarje të mëlçisë në pjesën e poshtme të tij që prek të dy lobet e saj me karakteristikat e sipërshënuara, përmbajtje gjaku në zgavrën e barkut, thyerje të brinjëve të fundit në anën e djathtë të gjoksit, në paretet e brendshme të stomakut me përmbajtje gjaku të mpiksur. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të fortë. Shkaku i vdekjes së shtetasit Fatjon Barmeta është shoku traumatik dhe hemorragjik”.
Apeli Durrës/ I heq masën e pezullimit gjyqtarit, u akuzua për fshehje pasurie
Gjykata e Apelit të Durrësit ka hequr masën e pezullimit të gjyqtarit Ken Dhima, i akuzuar nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë. Vendimi i Apelit të Durrësit për heqjen e pezullimit të Ken Dhimës, erdhi pas vendimit të këtij të fundit për atë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullim të tij nga detyra. Gjyqtari Ken Dhima ushtron detyrën e tij në Gjykatën e Vlorës, ndërsa ishte kallëzuar nga ILDKP me akuzën e fshehjes së pasurisë. Ndërkohë, Gjykata ende nuk ka shqyrtuar apelin e prokurorisë për bashkëshorten e Dhimës, Klorinda Çela, e akuzuar nga ILDKP edhe kjo për akuzën e fshehjes së pasurisë. Bashkëshortët Ken Dhima dhe Klorinda Çela me detyrë gjyqtarë në Vlorë, u kallëzuan nga ILDKP-ja për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Policia e Shtetit/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Forcave Operacionale, rezultate të dobëta pune
Drejtori i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Albert Pata, është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra, për shkak të rezultateve të dobëta në punën e tij. Këtë informacion e ka dhënë Policia e Shtetit, e cila sqaron tani do të analizohen përgjegjësitë e tij në moskryerjen e detyrës dhe përse nuk ka funksionuar si duhet njësia operacionale. Por, në përfundim të analizës, Pata do të vazhdojë të kontribuojë në strukturat e Policisë së Shtetit me një detyrë tjetër. Ndërsa Sokol Çela nga drejtues i kufirit të policisë së Vlorës, është transferuar në drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Kavajë/ Nuk ndaluan në postbllok, pranga për armëmbajtje
Policia ka arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip “Volkswagen Passat” me targa AA180GT, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë “Glok” 45 mm, me një krehër me 12 fishekë 45mm. Fillimisht dy të arrestuarit, Nexhdet Hoxhallari, 37 vjeç, dhe Julian Kamberi, 30 vjeç, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllok, duke u përpjekur që të largohen me shpejtësi. Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhei kapur në lagjen nr.5 Kavajë. Operacioni i koduar “Gloku” është finalizuar me sukses nga sektori i krimeve në bashkëpunim me seksionin e qarkullimit rrugor.