Ukrainë, merren peng 4 punonjës të OSCE 

0
194

OSCE-300x168Forcat filo-ruse në lindje të Ukrainës kanë marrë sërish peng 4 mikqyrës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian.

Lajmi bëhet i ditur nga agjensia ruse e lajmeve Interfax.

Agjensia citon kryebashkiakun e vetëshpallur të Slovianskut, Vjaçesllav Ponomarev, i cili konfirmoi kapjen e tyre.

Ai u shpreh se monitoruesit janë të sigurtë në duart e tyre dhe do të lirohen së shpejti.

Ata nuk kanë vënë asnjë kusht për lirimin e tyre dhe nuk dihet arsyeja e marrjes së tyre peng.

Vëzhguesit kanë qenë pjesë e misioneve të monitorimit të zgjedhjeve presidenciale të 25 majit.

Pak javë më parë, të tjerë vëzhgues europian me mision ushtarak u mbajtën peng për disa ditë dhe më pas u liruan nga forcat filo-ruse.

Presidenti i ri ukrainas Petro Poroshenko paralajmëroi luftë të ashpër kundër filo-rusëve, që i konsideron si rebelë, për të ulur tensionet në lindje të vendit.