Më tepër se 2000 mijë vjet pas vdekjes në moshën 32 vjeçare të perandorit më të madh të të gjitha kohërave, i cili kishte mposhtur persianët e fuqishëm dhe pushtuar gjysmën e botës, shkencëtaret pretendojnë se kanë mundur të zbardhin misterin historik. Toksikologët dhe ekspertët e historisë antike të Universitetit të Otagos, në Zelandën e Re, që kanë kryer studimin në bashkëpunim me Universitetin e Birmingemit, besojnë se shkak i vdekjes së Aleksandrit të Madh është bërë konsumimi i një vere që përmbante përbërje toksike nga një lule e bardhë, e quajtur ‘Veratrum album’, e cila në Babiloni, ku edhe ndërroi jetë Aleksandri në vitin 323 para erës sonë, përdorej nga vendasit në sasi të vogla me besimin se mund të largonte demonët, por që shkaktonte edhe të vjella. Duke u nisur nga kjo, dhe nga të dhënat lidhur me vdekjen e Aleksandrit të Madh të shkruara nga historiani i lashtë grek Diodorus, i cili thoshte se ai u përfshi nga dhimbjet pasi piu një enë të madhe me verë në nderim të Herkulit, dhe faktit se vetë perandori, që qëndroi i sëmurë për 12 ditë me radhë para se të ndërronte jetë kishte shfaqur të njëjtat simptoma që shkaktonte lëngu i nxjerrë nga lulja toksike, e përjashtojnë hipotezën se ai mund të ishte helmuar nga armiqtë. Dr Leo Schep, toksikolog në qendrën kombëtare të toksikologjisë, në Zelandën e Re pohon se është e pamundur që helmimi nga arseniku, siç pohohet në disa teori lidhur me vdekjen Aleksandrit të Madh ta zgjaste kaq shumë fundin e tij. Studimit është publikuar në revistën “Clinical Toxicology”.
Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë
Janë hedhur shumë hipoteza nëse vërtetë ekzistojnë jashtëtokësorët. Por duket se studimi i fundit tregon se këto hipoteza janë të vërteta. Dy shkencëtarë të institutit amerikan SETI që merren me gjurmim sinjalesh të jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, në Kongresin amerikan kanë deklaruar: “Jashtëtokësorët ekzistojnë ” Den Vertimer, drejtor i qendrës hulumtuese SETI në Kaliforni gjatë fjalës në Komitetin për Shkencë, hapësirë dhe teknologji ka thënë se mundësia e jetës jashtëtokësore të mikrobeve është e 100 për qind. “Gjatë 50 vjetëve të fundit janë mbledhur dëshmi për kushtet e domosdoshme për jetë janë të pranishme në gjithë galaktikën. Mundësia që jeta të jetë nisur e të jetë zhvilluar edhe diku është shumë e pranueshme nga pikëpamja shkencore “, ka thënë Vertimer, shkruan Huffington Post. Kolegu i tij Set Shostack, astronom i lartë në institutin SETI po ashtu ka thënë se shanset për të gjetur jetë jashtëtokësore janë shumë të mëdha. “Ka më shumë se sa mjaft hapësirë për ekzistencë jete jashtëtokësore, përfshirë dhe jetën inteligjente dhe mendoj se gjatë 20 vjetëve të ardhshëm do ta kemi mjaft dëshmi për këtë “, ka përfunduar Shostack. Kjo nuk është hera e parë që Kongresi të ketë mbajture dëgjim lidhur me jashtëtokësorët. Në dhjetor është mbajtur dëgjimi dyorësh lidhur me hulumtimin aktual për jetë jashtëtokësore, e revista “Wire” pati shkruar se ai dëgjimi ka qenë njëri nga më të mirët që Kongresi kishte mbajtur gjatë disa muajve të fundit.