Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Laç – Patok.
Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të përplasjes së një automjeti me një motoçikletë, pasi ky i fundit i ka prerë rrugën.
Për pasojë jane plagosur plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë.
Mësohet se 4 të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.