Alanca KuqeZi ka dal sot në mbështetje të përndjekurve politik të cilët janë duke zhvilluar grevë urie. Kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu së bashku me dhjetra aktivistë vizituan sot çadrën e grevistëve dhe biseduan nga afër me kreun e grevës urisë zotin Fatmir Hoxha. Gjatë vizitës kreu i Aleancës KuqeZi bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë nga qeveria: “Sot në parlamentin shqiptar dhe në qeveri nuk ka asnjë deputet apo ministër që të ketë qenë i burgosur politik por përkundrazi janë ish të burgosur ordiner dhe në kërkim nga policitë ndërkombëtare. Edi Rama e dogji me benzinë dhe i vuri zjarrin kauzës së disidencës politike dhe më pas i flaku dhe braktisi të përndjekurit. Shkrepsia e socialistëve ende mban flakën me parimin përça dhe sundo duke keqpërdorur ish të përndjekurit të cilët nuk kanë nevoj për mëshirë por për rehabilitim dhe ntegrim. Aleanca KuqeZi propozon një projektligj ku 15 % e kuatava në administrtaë të punsuarit të jenë nga kjo shtresë” Më pas Kreshnik Spahiu iu propozoi ish pëerndjekurve politik krijimin e një konfederate të përbashkët që ata mos përçahen dhe përdoren më nga e majta dhe e djathta shqiptare por të faktorizohen së bashku në rrugën e një rotacioni të ri politik. /opozita.com