Dibër/ Mbaron arratia 1-mujore për autorin e vrasjes së Shpend Skanës  

0
269

Anxhela Tato

cuku Policia arreston Ilir Rajtën dhe bashkëpunëtorin e tij, Arben Vladi, e ndihmoi të arratisej dhe të fshihej

 Krimi, pas konfliktit për zgjedhjen e kryeplakut, autori ishte nën efektin e alkoolit

Merr fund arratia e dy autorëve të vrasjes së Shpend Skanës në Dibër. Nga ana e forcave të policisë është bërë i mundur arrestimi i Ilir Rajtës dhe Arben Vladit. Sipas të dhënave të bluve, dy autorët kanë arritur që të fshihen për gati një muaj, por saj përgjimeve dhe dëshmive të banorëve është bërë e mundur zbulimi dhe gjurmimi i tyre. Ilir Rajta akuzohet si vrasës i bashkëfshatarit të tij Shpend Skana, pas një konflikti banal nën efektin alkoolit. Ndërsa Arben Vladi ka ndihmuar autorin që të fshihej dhe të arratisej. Krimi ka ndodhur në 30 prill dhe i plagosur mbeti Ndriçim Cuku, i cili tentoi që t’i tërhiqte armën nga dora autorit. Mësohet se krimi ka ndodhur në një lokal në Lurë, ku autori Ilir Rajta dhe viktima kanë nisur të debatojnë. Nga të dhënat e bluve bëhej me dije se të dy kanë ngritur tonin e zërit dhe janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. I dehur autori është kthyer në banesë, ku ka marrë armën e zjarrit. Me tu kthyer në lokal, i ka kërkuar viktimës që të dalë jashtë. Në këto moment i ka drejtuar armën, duke e qëlluar me dy plumba në kraharor. Ndërsa i plagosuri ka tentuar të ndërhyjë, duke i hequr armën nga dora autorit. Por nuk ia ka rritur dot mbanë, pasi autori e ka qëlluar në stomak dhe është larguar me shpejtësi. Patrulla policie u vunë në kërkim të autorit, i cili u fsheh nga Arben Vladi. Krimi ka ndodhur për shkak të alkoolit, i cili ka nxehur gjakrat mes të dyja palëve. Debatin nuk ka mundur dot ta kapërdijë autori, i cili nën stimulin e alkoolit nuk ka hezituar t’i marrë jetën shokun të tij. Ndërsa dëshmitarët kanë rrëfyer se dy djemtë ishin miq me njëri-tjetrin dhe kishin abuzuar me alkoolin. Por mes tyre nuk ka pasur asnjëherë probleme dhe askush nuk e mendonte se një konflikt ordiner alkooli, do përfundonte me vdekjen e 34-vjeçarit Shpend Skana.

 

Krimi

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikt për zgjedhjen e kryeplakut. Autori, Ilir Rajta, dyshohet se ka qenë në gjendje të pirë. Sipas Policisë së Dibrës, ata janë konfliktuar fillimisht brenda një lokali dhe dyshohet se autori më pas ka marrë armën në banesë dhe është rikthyer duke qëlluar me dy plumba në gjoks Shpend Skanën, çka i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq 31-vjeçari, Ndriçim Cuku, i cili ka mbetur i plagosur ka ndërhyrë për të shuar sherrin, por është qëlluar më automatik nga autori. Plumbat e kanë prekur në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda. Mjekët e Lurës i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa u kërkua ardhja e helikopterit nga Tirana. Mbërritja është bërë me mbi një orë vonesë, për shkak të motit të keq. Policia ndërkaq, po punon për kapjen e autorit.

 

Ngjarja

Rreth orës 17:15 të datës 30 prill, Shpend Caka dhe Ilir Rajta kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre ka nisur në ambientet e shkollës së Fushë-Lurës, ku po bëheshin zgjedhjet për pleqësinë e këtij fshati. Burime konfidenciale dje pohuan se dy personat e mësipërm kanë nisur të debatojnë për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të kryeplakut të fshatit. Debatet mes tyre kanë degjeneruar në sharje të ndërsjella. Menjëherë banorë të zonës si dhe 28-vjeçari Ndriçim Cuku kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Pas sherrit, 35-vjeçari Rajta është larguar nga ambientet e shkollës dhe është kthyer pak minuta më pas i armatosur me pistoletë. Burimet e mësipërme sqaruan se Shpend Caka dhe shoku i tij Cuku kishin dalë nga shkolla dhe ndodheshin para dy lokaleve në qendër të fshatit kur janë përballur sërish me Rajtën. Ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me dy plumba në gjoks Cakën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa, Cuku është plagosur me një plumb në bark. Pas sinjalizimit për ngjarjen, forca të shumta policore kanë shkuar në Komunën e Lurës. I plagosuri është dërguar në qendrën shëndetësore të kësaj komune, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Më pas, 28-vjeçari është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Tiranë/ Kreu i bluve, urdhër për trajnimin e policëve për drogat e lehta

 Rastet e ndalimit me kanabis sativa janë aq të shumta, saqë sektori kundër narkotikëve në polici nuk i përballon dot. Për këtë arsye të gjithë policët e të gjitha komisariateve do të bëjnë trajnim për njohjen me drogat e lehta. Urdhri mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi dhe parashikon që në rastet e kapjes së përdoruesve të drogës, hetimi dhe ndjekja e çështjes do të bëhet nga komisariatet dhe jo nga sektori kundër narkotikëve. Në letër porosi thuhet se në Tiranë ka shumë raste të sekuestrimit të sasive të vogla të lëndëve narkotike, ndërsa të arrestuarit shpesh herë janë përdorues, për të cilët prokuroria nuk fillon procedim. Pas këtij urdhri policet e komisariateve do të trajnohen në njohjen e të gjitha lëndëve narkotike dhe efekteve të tyre. Çdo efektiv do të duhet të ketë dijeni dhe për procedurat e trajtimit të drogave që nga sekuestrimi e deri te asgjësimi. Mendohet se këtë vit kanabisi i prodhuar në vendin tonë është i sasive shumë të mëdha. Përveç ndalimit të trafikut, policisë i duhet të ndalojë edhe konsumimin e tij në vend.

 

 

Maqedoni/ Shkatërrohet banda e trafikut të drogës, pranga 2 shqiptarëve

 Policia maqedonase ka shkatërruar një grup shqiptaro-maqedonas që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase janë sekuestruar 23 kilogram marijuanë, gjatë operacionit “Rrjeta”. Sipas autoriteteve në Shkup janë arrestuar 7 persona, të cilët kanë tentuar që lëndën narkotike ta transportojnë nga Shqipëria për në Maqedoni, më pastaj për në tregjet narkotike në Evropë. Vlera e lëndës së sekuestruar, kap shifrën e 70 mijë eurove. Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas maqedonas dhe 3 kroatë, ndërsa 2 shtetas të tjerë shqiptarë janë në kërkim nga autoritetet e Shkupit. “Gjatë paketimit të saj ka marrë pjesë edhe një shtetas i Kroacisë, i cili bashkë me një të dyshuar nga Maqedonia kanë siguruar mjete për paketimin e drogës me qëllim fshehjen më të lehtë të saj në makinë. Me ndihmën e një anëtari nga Maqedonia, marijuanën e kanë kaluar në territorin e Maqedonisë përkatësisht në rrethinën e Dibrës, me ç’rast pas një marrëveshjeje me organizatorin e grupit kanë luajtur edhe rolin e ndërmjetësuesve. Të dyshuarit kanë realizuar disa takime, ku pas instruksioneve të marra, transportuesi së bashku me njërin shtetas kroatë janë nisur në drejtim të Dibrës me makinë me targa kroate”, – tha Gordana Jankullovska, ministre e Brendshme e Maqedonisë. Deri më tani, në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, janë arrestuar 80 persona si dhe janë sekuestruar gjysmë ton lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.

 

Tiranë/ Grabisin 12 milionë lekë në një punishte metali, në kërkim 2 autorët

 Dy persona të armatosur kanë grabitur rreth 12 milionë lekë të reja në një punishte të përpunimit të metaleve në Marikaj, në periferinë perëndimore të Tiranës. Gjatë grabitjes, nuk pati të shtëna apo persona të lënduar. Autorët dyshohet të kenë pasur dijeni të plotë për planimetrinë e punishtes apo të kenë qenë edhe më parë, për faktin se ata kanë shkuar drejt e në zyrën e financës për të grabitur paratë. Në deklarimet e para të pronarit të punishtes në polici, mësohet se shuma e deklaruar si e grabitur të jetë rreth 12 milionë lekë të reja, por për saktësimin e saj pritej të bëhej inventarizimi i plotë i financave. Policia ka marrë edhe pamjet filmike të xhiruara nga kamerat e sigurisë, për të siguruar pamjet apo përshkrimin e autorëve të ngjarjes. Në polici janë marrë deklarimet e rojeve dhe punonjësve të punishtes për të parë nëse autorët kanë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency