Katalanasit duket se janë afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin më të mirë të sezonit të Bundesligës
Lajme të mira për katalanasit që duan tashmë të rikthehen në pozicionin ku ishin. Synimi kryesor mbetet Serxho Aguerro. Një operacion i vështirë, duke pasur parasysh në çfarë klubi është dhe rëndësia që ka ai për blutë. Barcelona vazhdon angazhimin për të transferuar Serxho Aguerron nga Mançester Siti. Sulmuesi argjentinas është bërë shënjestra kryesore e “blaugranëve” për këtë afat kalimtar. Trajneri Luis Enrike dëshiron të formojë një treshe të frikshme sulmuese me Aguerron, Lionel Mesin dhe Nejmarin. Siti nuk është i interesuar që ta shesë 26-vjeçarin, mirëpo një ofertë prej 70 milionë eurosh do të ndryshonte vendimin e tyre. Barça e ka të vështirë që ta paguajë këtë shumë, prandaj thuhet se ka kërkuar nga lojtari që t’i bëjë presion klubit anglez që ta shesë. Por gjithmonë ka një plan B. Drejtori sportiv i spanjollëve Andoni Zubizareta ka në listë futbollistë të tjerë, siç është Marko Rojsh i Borusia Dortmundit. 24-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij e cila e lejon të largohet nëse dikush paguan 35 milionë euro, madje edhe një rrogë vjetore shumë më të ulët se ajo e Aguerros. Nga pikëpamja ekonomike, operacioni Rojsh është shumë më i lehtë për t’u përmbyllur me sukses, por edhe në aspektin sportive ofron më shumë dinamizëm, pasi mund të luajë si sulmues i dytë dhe në krahun e djathtë, pa harruar faktin që punon shumë edhe në fazën mbrojtëse. Sipas mediave katalanase “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin dhe tashmë mbetet vetëm që të nisë negociatat me klubin gjerman. Rojsh, i cili realizoi 16 gola sezonin që lamë pas u përzgjodh lojtari më i mirë i Bundesligës, do të ishte i gatshëm për të nisur një aventure të re me fanellën “blaugrana”. 24-vjeçari është i shpejtë, shumë i përshtatshëm në lojën në grup, por edhe një golashënues i vërtetë, pra ka profilin e lojtarit që kërkojnë drejtuesit katalanas. Ai mund të jetë lojtari i duhur që do t’i jepte mundësi Mesit të luante si numër 9 fals. Gjermania kryer një supersezon duke u kthyer në një rrezik të madh edhe për rivalët e Barcelonës, Real Madridit, në çerekfinale të Ligeës së Kampioneve.
Xherdan Shaqiri afër akordit me Liverpulin
Shaqiri është shumë pranë transferimit te Liverpuli. Ylli kosovar që luan me përfaqësuesen helvete përflitet se pas Kupës së Botës “Brazil 2014” do t’u bashkohet “reds”-ave. Gazetat zvicerane janë hapur dje me foton e Shaqirit në faqe kryesore duke pasur parasysh golin e shënuar në miqësore për Zvicrën dhe afrimin te Liverpuli. Futbollisti i Bajernit pritet t’i kushtojë “The Reds”-ve rreth 20 milionë euro. Shaqiri ka edhe 4 oferta të tjera nga klubet por ai preferon skuadrën nga “Anfield Road”, madje nuk përjashtohet që Shaqiri të firmosë që gjatë Botërorit, ashtu siç ka bërë lojtari i Sauthempton, Riki Lambert.