Pensionistët/ Ja sa do të rritet pensioni në korrik, shifrat për të gjithë të moshuarit

0
142

pensionistVendimi, javës tjetër në qeveri. Rritja për pensionet e plota dhe të pjesshme

Propozimi për rritjen e të gjitha pensioneve me 2% do të çohet javës tjetër në qeveri. Pas miratimit të qeverisë do të jetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore që do të bëjë zbatimin e vendimit, duke rritur pensionet për të gjithë të moshuarit. Kështu, nëse aktualisht një pension minimal në qytet është 12 mijë lekë, me rritjen prej 2%, çdokush që përfiton këtë masë pas datës 1 korrik do të marrë 240 lekë më shumë. Për pensionet maksimale në qytet, ku aktualisht përfitohet 24 mijë lekë, me rritjen që do të bëhet çdo i moshuar do të marrë 480 lekë më shumë. Për pensionistët në fshat ku pensioni minimal është 8200 lekë, do të përfitohet 164 lekë më shumë, ndërsa për atë maksimal që është 12 mijë lekë, do të merret shtesa prej 240 lekë.

 

Rritja

Në kërkesën që ka bërë Këshilli Kombëtar i Punës, i kërkohet qeverisë që rritja 2% të prekë të gjithë pensionet, pavarësisht se sa përfiton secili. Kjo do të thotë që do të ketë rritje për të gjithë ata të moshuar që sot marrin një pension apo për invalidët kur u është lidhur përfitimi i plotë ose i pjesshëm.

 

Pensionet minimale në qytet

Është 12 024 lekë/muaj

+240 lekë

Bëhet 12 264 lekë/muaj

 

Pensionet mesatare në qytet

Është 18 00 lekë/muaj

+360 lekë

Bëhet 18 360 lekë/muaj

Pensionet maksimale në qytet

Është 24 048 lekë/muaj

+480 lekë

Bëhet 28 850 lekë/muaj

 

Pensionet minimale në fshat

Është 8233 lekë/muaj

+164 lekë

Bëhet 8397 lekë/muaj

 

Pensionet mesatare në fshat

Është 10 200 lekë/muaj

+204 lekë

Bëhet 10 404 lekë/muaj

Pensionet maksimale në fshat

Është 12 024 lekë/muaj

+240 lekë

Bëhet 12 264 lekë/muaj

 

Invalidët

Invalidë të plotë

Është 17 600 lekë/muaj

+353 lekë

Bëhet 17 950 lekë/muaj

 

Invalidë të pjesshëm

Është 9503 lekë/muaj

+190

Bëhet 9693 lekë/muaj

 

Invalidë të ish-kooperativave

Është 9160 lekë/muaj

+193

Bëhet 9350 lekë/muaj

Ish-ushtarakët

Do të rriten me 2%

të gjitha pensionet e parakohshme

dhe pensionet e plota si ish-ushtarak

Për pensionet mesatare:

Është 11 000 lekë/muaj

+220 lekë

Bëhet 11 220 lekë/muaj

Kategorive të tjera që u rritet me 2 % pensioni

 

-Ish-punonjësit e nëntokës, minierave

-Ish-punonjësit e policisë

-Pensionistët që gëzojnë tituj shkencor

-Ish-punonjësit e shtetit

-Pilotët fluturues në pension

 

 Presidenti meksikan pret konsujt e nderit, Ylli Ndroqi, i pari shqiptar në një ceremoni të tillë

Është shqiptari i parë në një vizitë zyrtare që pritet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës. Vizita që Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës po zhvillon në Meksiko Siti, ka kulmuar me takimin me kreun e shtetit meksikan, Enrique Pena Nieto. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës i rezervoi një takim të përzemërt Konsullit të Nderit në Shqipëri, i cili mban këtë detyrë prej afro një viti e gjysmë. Z. Ndroqi e falënderoi numrin 1 të shtetit meksikan për mundësinë e takimit dhe i shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë ndaj tij, për të qenë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri. Z. Ndroqi tha se që kur nisi misionin diplomatik, është udhëhequr nga një parim, puna në interes të Shtetit Meksikan. Ai e njohu presidentin me përpjekjet për të promovuar Meksikën në Shqipëri, përmes prezantimit të hapësirave ekonomike, tregtare, turistike e kulturore që ky vend ofron. Në këtë takim të parë me Konsullin e Nderit në Shqipëri, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Enrique Pena Nieto, e falënderoi z. Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Tij në Tiranë si dhe vlerësoi punën që ai ka kryer që nga marrja e detyrës. Ai shprehu vlerësime për përpjekjet e Konsullit të Nderit për ti sjellë më pranë dy vendet e largëta gjeografikisht, përmes forcimit të marrëdhënieve bilaterale.

 

Posta Shqiptare, marrëveshje bashkëpunimi për legalizimit e dokumenteve të studentëve shqiptarë

 Në mjediset e Ambasadës Italiane, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis Postës Shqiptare sh.a dhe Ambasadës Italiane, përfaqësuar nga ambasadori Italian z. Masimo Gaiani dhe drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z. Ardit Çela. Masimo Gaiani, ambasadori Italian në Shqipëri, në fjalën e tij falënderoi Postën Shqiptare dhe z. Ardit Çela për bashkëpunimin dhe përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes së ditës së djeshme në lidhje me legalizimin e dokumenteve për studentët që duan të aplikojnë për vizë studimi në shtetin italian. Ndërsa Në fjalën e rastit, Ardit Çela, drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, falënderoi Ambasadën Italiane për bashkëpunimin e deritanishëm me Postën Shqiptare, duke e cilësuar edhe në bazë të ecurisë së një tjetër nënshkrimi që u bë me 1 dhjetor të vitit 2013 për legalizimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët në Ambasadën Italiane, e cila pati një mbarëvajtje shumë të mirë për 9 qytetet kryesore të Shqipërisë.