Aksioni opozitar/ Bojkot seancave dhe komisioneve parlamentare

0
163

Florenc Drizari

parlamenti-pa-opoziten-2014-sakte-gjitheperfshireseOpozita refuzon pjesmarrjën në punimet e Kuvendit ditën e hënë,  shkak, pezullimi i ish-kryeministrit Berisha me 10 ditë nga Byroja

Opozita nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë edhe ditën e hënë. Pas pezullimit të ish-kryeministrit Berisha me 10 ditë kohë nga Kuvendi, dhe pas deklaratave të PD-së për bojkot parlamentar menjëherë pas këtij vendimi, Partia Demokratike do të vijojë të mos jetë pjesë e punimeve të Kuvendit edhe këtë fillim jave.

Burime zyrtare pranë PD-së, bëjme me dije se bojkoti do të jetë i plotë si për seancën plenare, ashtu edhe për mbledhjet e komisioneve parlamentare. Opozita e quan absurde pezullimin Berishës nga Byroja e Kuvendit, duke akuzuar krerët e mazhorancës Rama-Meta se po tentojnë të ndalimin e zërit të pakicës parlamentare pikërisht në institucionin ku fjala e lirë, duhet të jetë shembull për të gjithë. Pezullimi i Berishës u bë gjatë kohës që po zhvillohej seanca plenare e se enjtes së shkuar, ku pas debateve që ish-kryeministri pati me ministrin për Rininë dhe Mirëqënien Sociale, Erion Veliaj, kryeparlamentari Meta ndërpreu seancën, duke mbledhur Byronë e Kuvendit. Me propozim të krerëve të grupeve parlamentare të majta, u vendos Berisha të pezullohej me dhjetë ditë mospjesmarrje në punimet e këtij institucioni, ndërsa vendimi u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e opozitës Florion Mima dhe Sherefedin Shehu, anëtar të Byrosë. Fillimisht ishte kreu u grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka i cili deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, deri në një moment të dytë kur ky vendim të konsultohet me krerët e Partisë Demokratike, ndërkohë që sipas burimeve në PD, vendimi për t’ju kthyer pjesmarrjës në Kuvend ende nuk është marrë.

Komisionet parlamentare

Komisionet e përhershme parlamentare do të zhvillojë veprimtarinë e tyre pa praninë e opozitës. duke filluar që nga dita e hënë deputetët e pakicës parlamentare nuk do të jenë në mbledhjet e komisioneve, ndërkohë që në axhendën e punimeve të Kuvendit janë një sërë projektligjesh për ty shqyrtuar dhe votuar.

Rreth orës orës 09:00, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka në rendin e ditës proektligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar”” si dhe draftin për “Për një shtesë në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Po në të njëjtin orar Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka në rend të ditës projektligjin “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, faza e pyetjeve dhe përgjigjeve lidhur me draftin, ndërkohë që rreth orës 10:00, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pritet të zhvillojë seancë dëgjimore me kandidaturat për anëtarë të AMA-s. Ndërkaq, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ditën e hënë pritet të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, ndërsa rreth orës 11:30 të ditës së hënë, Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet të miraëtojë miratojë nen për nen projektligjin “Për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes”. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ashpër draftin, duke thënë se ai cenon kompetencat e kreut të shtetit, ndërkohë që qëndrime të ndryshme pati edhe brenda radhëve të mazhorancës, PS-LSI.

 

Meta:  Paçka vendimit, kam dobësi për Berishën

Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha, aktualisht deputet i PD-së, për 10 ditë nga veprimtaritë parlamentare, ka reaguar edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. “Ju e dini që unë kam një dobësi ndaj z. Berisha dhe e kam të vështirë ta humbas këtë dobësi edhe pas vendimit të djeshëm dhe ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij në Kuvend. Por natyrisht që është detyra e të gjithë ne deputeteve duke filluar nga unë si Kryetar i Kuvendit që gjithmonë të ruajmë etikën në raport me njëri-tjetrin dhe me opinionin publik”,-ka thënë kryeparlamentar Meta një ditë pas vendimit të Byrosë së Kuvendit.

 

Paloka për bojkotin e Kuvendit nga opozita

“Jam këtu për të shpallur vendimin e Partisë Demokratike dhe grupit parlamentar, për bojkot të Kuvendit, deri në një njoftim të dytë, në shenjë proteste ndaj aktit të sotëm të përjashtimit të Sali Berishës. Përjashtimi i Sali Berishës është një akt i dhunshëm i dyshes Rama-Meta, një përpjekje ekstremiste për të eleminuar opozitën parlamentare. Të gjendur përballë fakteve dhe të vërtetave të dhimbshme për moralin e rrënuar të Kryeministrit dhe servilëve të tij, Ilir Meta dhe Edi Rama këta furacakë të pashoq, vendosën sot një standard të zi në parlamentin shqiptar, duke dënuar atë që citon, atë që thotë të vërtetat, atë që prish rehatinë e haremit qeveritar. Opioni publik shqiptar ka kohë që është i tronditur dhe nuk kapërdin dot lajmet mbi një darkë dekadente qeveritare ku Kryeministri Rama, fyen jashtë çdo përfytyrimi dhe zakoni shqiptar zonjat që janë të pranishme në tryezë”,-deklaroi Edi Palok.

 

Vendimi i Byrosë/ Pezullim 10 ditë nga senacat plenare dhe komisionet për ish-kryministrin Berisha

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë vendosi pezullimin me 10 ditë nga jeta parlamentare ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas shkëmbimit të replikave mes Berishës dhe ministrit për Çështjet Sociale, Erion Veliaj, lidhur me aksionin e policisë në Lazarat, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ndërpreu seancën, duke kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit. Kryeparlamentari Ilir Meta, pas një pushimi të shkurtër, theksoi: “Bazuar edhe në këtë përcaktim të rregullores, Byroja pasi u ndal tek ky moment vendosi, pa marrë miratimin e dy anëtarëve të PD-së, Spaho dhe Shehu, që deputeti Zoti Sali Berisha për shkak të fyerjeve dhe të sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në seanca plenare dhe në mbledhje komisioni deri në 10 ditë, duke filluar nga sot (dje)”, -deklaroi Meta.

 

Berisha: Përjashtimi? S’mund të merren masa ndaj citimit

Pas përjashtimit nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha theksoi se ndihej i nderuar nga masa e marrë nga ajo që ai e cilësoi si “Aleanca e Qelbësirave”. Për Berishën, në fjalët e përdorura në Parlament ndaj bashkëshortes së ministrit Veliaj nuk kishte fyerje dhe ofendime, pasi sipas tij, ato janë përdorur nga Kryeministri Rama në darkën e ditëlindjes së violinistit Tedi Papavrami. Ndërkohë, i pyetur nëse për fjalët e përdorura në Parlament, Berisha u përgjigj duke thënë: “Absolutisht që unë nuk them të tilla fjalë, përveçse fjalët që ka thënë ai. Këtu është problemi. A keni dëgjuar ndonjëherë në botë, që të merren masa ndaj citimit. Ky është rast unik. Autorësia është e Kryeministrit. Ai nuk tha nuk e kam thënë”.