Pushimet e verës tek gjyshërit i kanë kushtuar jetën një vogëlusheje në një fshat të rrethit të Beratit. Udhëtimi me mjetin, tip zetor, drejt arës familjare së bashku me gjyshin ka rezultuar fatal për 6-vjeçaren Flabiana Palla.
Vogëlushja mësohet se mëngjesin e sotëm ishte nisur së bashku me gjyshin e saj Musa Halili, 58-vjeç, drejt arës ku ai kishte planifikuar të punonte, me një mjet tip zetor. Gjatë rrugësmjeti është rrëzuar bë një rrëpirë, duke i shkaktuar vdekjen vogëlushes, ndërkohë që gjyshi i saj ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas policisë së Beratit, shkak për aksidentin është bërë lagështira. Ekspertët e policisë e kanë klasifikuar ngjarjen si aksidentale. Trupi i pajetë i vogëlushes mbërriti më pas në morgun e spitalit të Beratit ku është kryer edhe eskpertiza mjeko-ligjore, ndëkohë që gjyshi i saj ndodhet në Repartin e Kirurgjisë dhe sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet e rënduar për shkak të frakturave të shumta që ka pësuar në trup por jashtë rrezikut për jetën.