0
162

makina sigGjatë periudhës janar-maj 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 364,360, me një ulje prej 4.60% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën te ditur se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2014 arritën rreth 4,399 milionë lekë, ose 29.71% më shumë se në periudhën janar-maj 2013. Gjatë periudhës janar-maj 2014, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 364,360 me një ulje prej 4.60% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 89.06% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 10.38% dhe veprimtarinë e Risigurimit me rreth 0.56%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.64% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.36% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-maj 2014, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në mbi 1,067 milionë lekë, ose 6.32% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2013.   Sigurimi i detyrueshëm motorik Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,334 milionë lekë, ose rreth 62.44% më shumë se periudha janar-maj 2013. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-maj 2014, pati një rritje prej 74.11% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një ulje prej 7.15% krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje prej 23.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 1.36% krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar-maj 2014 pati një rritje me 33.97% të volumit të primeve të shkruara bruto, krahasuar me periudhën janar-maj 2013. Ndërsa numri i kontratave u ul me 11.39%.   Sigurimi vullnetar Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-maj 2014 arritën rreth 2,040 milionë lekë, ose 5.63% më shumë se në periudhën janar-maj 2013. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 1.90% krahasuar me periudhën janar-maj të një viti më parë. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës, gjatë periudhës janar-maj 2014, patën rritje me rreth 3.07% kundrejt periudhës janar-maj 2013. Në portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-maj 2014, siguruan rreth 1,041 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë, me rreth 68.72% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.61% të totalit. Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2014, vihet re një rritje prej 26.74% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 0.20% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj të viti 2013. Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-maj 2014, arritën në rreth 307 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 2.49% në krahasim me periudhën janar-maj 2013. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-maj 2014, arritën rreth 457 milionë lekë, ose rreth 15.59% më shumë se në periudhën janar-maj të vitit të kaluar.   Dëmet e paguara bruto Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-maj 2014 u ulën me rreth 6.32% krahasuar me periudhën janar-maj të vitit 2013. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 879 milionë lekë, apo 82.35% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Autoriteti italian “le në mes të rrugës” pasagjerët shqiptarë Autoritetet italiane vendosën dje që t’i pezullojnë licencën kompanisë së fluturimeve New Livingston. Ky vendim prek edhe shtetasit shqiptarë, sepse të gjitha fluturimet për dhe nga Italia të kompanisë Fly Albania mbulohen nga avionët e New Livingston. Enti Kombëtar për Aviacionin Civil (ENAC) njoftoi se ka vendosur që të pezullojë licencën e kësaj kompanie dhe ka urdhëruar që ajo të mos shesë më asnjë biletë për fluturime pas datës 14 korrik 2014. ENAC tha se vendimi për të pezulluar licencën e transportit ajror të kompanisë së fluturimeve New Livingston S.p.A. erdhi pasi u konstatuan probleme financiare si dhe teknike dhe operative që bëjnë të pamundur mbajtjen e licencës sipas Rregullores nr 1008 të vitit 2008. ENAC kërkon që të mos shiten bileta të tjera për t’u përdorur pas 14 korrikut 2014 dhe të merren masa për të respektuar të drejtat e pasagjerëve për mbrojtjen e tyre në këtë rast. ENAC kërkon që pasagjerët e dëmtuar të informohen dhe të zhdëmtohen. Lidhur me këtë, Igli Larashi, administrator i Fly Albania tha dje se do të shihen alternativa të tjera për pasagjerët e mundshëm që dëmtohen nga ky vendim. “Ne do të shqyrtojmë mundësi të tjera për të asistuar pasagjerët. Kompani të tjera që mund të bëjnë transportin e pasagjerëve”, – tha Larashi.Larashi sqaron se Fly Albania është tour operator dhe jo kompani ajrore duke shtuar se “ne blejmë vendet tek avionët e New Livingston”. Praktikisht fluturimet e Fly Albania, nga Italia dhe për në Itali, kryhen të gjitha me New Livingston. Larashi shprehet optimist se “bashkëpunimi me New Livingston do të vazhdojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency