Ministria e Financave ka publikuar emrat e ish-të përndjekurve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, të cilëve u është miratuar kësti i parë. Të gjithë ish-të përndjekurit duhet të paraqiten pranë sektorit të dëmshpërblimeve, për të kontrolluar dosjen nëse ka mungesë dokumentacioni. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Dosjet jo të plota do të lihen për në fund të procesit të pagesës së këstit të parë, qoftë sikur të mungojnë dokumentet e një personi të vetëm përfitues të dëmshpërblimit. Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.
JANI SHUTERIQI
KOSTA FRANGO
STAVRO ZERVA
VASIL MEJDIU
MIHAL MANGLLARA
JUSUF DERMANI
SOTIR KONOMI
SHABAN SHAHINI (GUDI)
MAHMUT KUQI
SHEFQET SHYTI
MIHAL CARO
FOTO QIRKO
FERIT RUSHITAJ
ALIPI SHUTERIQI
SPIRO SHUTERIQI
JULIA FRANGO
ANDROMAHI QIRO (FRANFO)
ANASTASIA ALEKSI (FRANGO)
ELEFTERIA XHUBA (FRANGO)
JANI FRANGO
JORGO FRANGO
FOTINI STOJA
VESILIQI PANAJOTI
SPIRO ZERVA
DHIMITRUALLA MEJDI(U)
MARINA GOCI (MEJDI)
JORGJI MEJDI(U)
JANAQ MEJDI(U)
ELENI NACIKU(MEJDI)
ANGJELLO KURO(MEJDI)
SOFIA SIDHERI(MEJDI)
PANDO MANGLLARA
ANDON MANGLLARA
JORGO MANGLLARA
ELPIDHA QAQI(MANGLLARA)
STRAVULLA LLAHANA
SOTIR KONOMI
XHEMILE SHYTI
ADEM SHYTI
MARJETA FERZAJ
LUAN SHYTI
HARIKLI CARO
LAME CARO
SHEQERE RUSHITAJ
LILJANA MULLAMETI
FATMIRA RUSHITAJ
BASHKIM RUSHITAJ
DAVE KUCAJ
NDUE DEDA
GJON DEDA
DRANE DEDA
BARDHOK(JANI) DEDA(MARKU)
DILE LLESHAJ
LIMAN KARRULI
ABAZ VRENOZI
ABAZ HOXHA
NDREC MARKU
KOSTA ROKO
JAKUP DEDEJ
NDUE DEDA
BEQIR VRENOZI
ISUF VRENOZI
BELUL VRENOZI
FEHTI VRENOZI
XHEVRIJE (BEGAJ)VRENOZI
SANIJE (RAPUSHI)VRENOZI
KEZE (BEQIRAJ) VRENOZI
ENVER VRENOZI
VASILIQI DHEFTO(ROKO)
KRISULLA BUDRI(ROKO)
OLLGA MUSHKA (ROKO)
LEONIDHA ROKO
ZADE DEDEJ
DYLAVER DEDJ
SHEFQET DEDEJ
RIFAT DEDEJ
HAMIDE LEÇINI(DEDEJ)
NAZIM DEDEJ
PRENDE DEDA
LIZA DEDA
LLESH DEDA
ARDJAN VRENOZI
ERGYS VRENOZI
DAVE KUCAJ
NDUE DEDA
GJON DEDA
DRANE DEDA
BARDHOK(JANI) DEDA(MARKU)
DILE LLESHAJ
Ish-të përndjekurit politikë/ “Dënimi i krimeve të komunizmit të bëhet pjesë e Kodit Penal të Shqipërisë”
Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, si organizata gjithëpërfshirëse e të mbijetuarve të diktaturës komuniste dhe të përndjekurve politike antikomunistë gjatë një mbledhje ditën e djeshme kërkuan dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. “Mbas 23 vitesh pluralizëm vërejmë me shqetësim se klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës, nuk e kreu misionin antikomunistë, por me demagogjinë e saj mbrojti strukturat e diktaturës dhe filloi revanshin e saj ndaj antikomunisteve shqiptare ish-të dënuar e të përndjekur politikë. Nuk ndërtoi korniza ligjore që të garantojnë të drejtat dhe mbi angazhime politike që mundësojnë këto të drejta dhe domosdoshmërinë e një strategjie kombëtare për integrimin e viktimave të torturës komuniste. Shoqëria shqiptare ndodhet përpara fenomenit më të rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Rikthimit të figurës së diktatorit, dhe mos dënimit e ideologjisë së tije kriminale. Sot mazhoranca aktuale po bën përgatitje për të kremtuar 70-vjetorin e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, duke përdorur luftën e dytë botërore, dhe duke e manipuluar atë luftë. Luftën e Dytë Botërore e bënë shqiptarë dhe jo komunistët shqiptarë. Këta të fundit morën pushtetin mbas kësaj lufte me ndihmën e antishqiptarëve serbë. Pushtimi fashistë u prit nga pushka e Abas Kupit e u vadit me gjakun e heroit Mujo Ulqinakut. Ne respektojmë çdo komuniste qe është vrare kundra fashizmit, dhe jo ata komunistë që vranë e u vranë me shqiptare. Dënojmë kremtimin e kongreseve të komunistëve dhe i kërkojmë Kryetarit të Kuvendit dhe mazhorancës t’u kërkojë falje mijëra familje shqiptare që vendimet e atyre kongreseve kriminale u shkaktoi vuajtje dhe ndarje nga atdheu për 50 vite”, – përfundon deklarata. “29 nëntori i vitit 44 është një ditë e zezë për shqiptarët se u instaluar diktatura më e egër, mizore shfarosëse diktatura enveriste, prandaj e ftojmë politikën t’ia lërë historisë Luftën e Dytë Botërore dhe të mos e përdorë për interesa mbrojtëse politike të rastit. Kërkojmë Parlamentit shqiptar të bëj pjesë të kodit penal të republikës së Shqipërisë një nen për dënimin e krimeve të komunizmit. Opozita shqiptare ta ketë kusht pjesëmarrjen në parlament për përfshirjen e dënimit të krimeve të komunizmit, deri sa ligjvënësi shqiptar ta aprovoi këtë kërkese ligjore demokratike”, – thuhet në një deklaratë të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.