Tulipanët kanë arritur të rikthejnë gjërat në favorin e tyre vetëm në minutat e fundit të sfidës. ishte Shanjder ai që barazoi dhe më pas Huntelar shënoi edhe golin e triumfit nga zona e 11 metërshit
Nëj sfidë e çmendur që dhuroi emocione deri ën sekondat e fundit. Hollanda arriti të gjente forcat dhe të kthente gjithçka në favorin e saj duke marrë një sukses mjaft të rëndësishëm. Skuadra e Van Gal tregoi grintë dhe karakter duke realizuar diçka shumë të vështirë përballë një rivali mjaft të fortë. Meksika ishte në ditën e saj më të mirë duke realizuar gjithçka perfekte. Mirëpo pengesa e vetme ishte fati që nuk i ndoqi atëhere kur duhej. Një ekip për tu admiruar duke parë se nuk kishte të njëjtin nivel me Hollandën. Me një Oçoa në portë dhe për të vazhduar me një Dos Santos që drithëroi portokallinjtë. Mirëpo ndonjherë fati është me të fortin dhe këtë e tregoi edhe ndeshja e sotme. Përballa nisi e ashpër nga të dyja krahët. Ishte Meksika ajo që u mundua të krijonte më shumë, ndërsa tulipanët u përballën me largimin e De Jong që u largua me shkak dëmtimi. Në minutën e 17-të do të vinte edhe shkëndija e parë e rrezikshme e lojës. Do të ishte Herrera ai që u gjend afër portës por topi do të ishte vetëm pak metra larg saj. Është Herrera pësëri që rrezikon portën Hollandeze mirëpo kësaj radhe ishte Vlar ai që bëri gjithçka mirë duke spastruar zonën. Latinët sulmojnë por është e vështirë të depërtosh në mbrojtjen holandeze. Ndërsa në minutën e 27-të do të vinte edhe rreziku i parë nga hollandezët. Do të ishte Van Persi ai që do të kontrollonte një top mjaft mirë por që do të gabonte në finalizim duke i mohuar golin të tijve. Loja ndaloi në minutën e 30-të për shkak se temperaturat e larta të Fortalecës kishin bërë punët mbi lojtarët që po zhvillonin një lojë pa ritëm. Meksikanët janë më krijues por përballen me një Hollandë e cila nuk ka fantazi. Vetëm pak minuta nga fundi i lojës është Roben ai që shfaqet rrezikshëm në zonë, por që do të ndalet mjaft zgjuar nga mbrojtja meksikane. Kështu të dyja ekipet do të shkonin drejt dhomave të zhveshjes me rezultat të pandryshuar. Fraksioni i dytë do të sillte edhe më shumë lojë dhe djerësë të ftohta. Kjo pasi në minutën e 48-të Dos Santos do të shënonte bukur duke kaluar të tijët në avantazh. Meksikanët në festë pasi kualifikimi duket se nuk është më një ëndërr. Van Gal bën ndërrimet e e tij duke futur Depai në vend të Verageh. Një ndërrim që i dha shumë ndryshim lojë dhe që i çoi hollandezët drejt sulmit për të kërkuar golin. Tulipanët do të rrezikonin dhe në disa raste të tjera mirëpo mbrojtja dhe Oçoa do të ishin të pamposhtur. Gardiani i amerikano jugorve do të ishte shumë vendimtar me ndërhyrjet e tij duke bërë gjithçka mirë. Presioni sa vinte dhe shtohej pasi Hollandezët e shkonin veten sa vjen dhe më afër eliminimit. Në të 88-tën, një numër 10 i përgjigjet një tjetër numri 10, me Shnajder që godet në të 88-tën me Oçoan që këtë herë thjesht rri e vështron topin në rrjetë. Tulipanët fillojnë të nxjerrin lulen e parë dhe në të 92-tën, Roben fiton 11-metërshin që ndryshon fatin e një takimi e ndoshta dhe të një botërori. Nga pika e bardhë Huntelar tregohet vendimtar duke hedhur Oçoan në krahë të kundërt dhe duke kaluar skuadrën në avantazh. Hollanda feston pasi iu desh të qëndronin për 88 minuta në me gjak të ngrirë. Kështu tulipanët triumfojnë duke shkuar drejt çerekfinaleve me një përmbysje të realizuar në tre minuta. Ndërsa Meksikanët detyrohen ta shikojnë veten larg kompeticioni duke u mjaftuar vetëm me një përfaqësim dinjitoz.
Vertonghen: Januzaj i vlefshëm për të ardhmen
Belgu Jan Vertonghen, ka deklaruarAdnan Januzaj do të plotësojë pritshmëritë me përfaqësuesen e Belgjikës. “Ai nuk ndjen presion dhe luan sikur të jetë në rrugë. Ai luajti mirë ndaj Koresë së Jugut, e mbajti topin dhe u angazhua shumë”. “E kam parë disa herë duke luajtur me top nga fillimi deri në fund dhe jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ka luajtur në atë ndeshje”. “Është gjë e bukur ta shohësh duke luajtur dhe ma përkujton se sa i moshuar jam! Ai është një djalë i shkëlqyer dhe një lojtar i mirë, prandaj shpresoj që të luajë më shumë këtu dhe te Junaitidi për të treguar se sa i mirë është”. “Ai nuk ndjen presion. Është një djalë me shumë cilësi dhe ka treguar se në sezonin e ardhshëm mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier”, ka deklaruar mbrojtësi.
Hulk: Goli im ishte i vlefshëm
Hulk, ka reaguar ndaj gjyqtarëve pas anulimit të një goli në ndeshjen e të tetës së finales kundër Kilit. Derisa rezultati ishte i barabartë 1-1, futbollisti i Zenit Saint Petersburgut realizoi, mirëpo goli iu anulua me dyshimin se e preku topin me dorë. Më pas, ndeshja u desh të vendosej me penalti dhe Selecao ishin më të suksesshëm. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ne e dinim se sa i mirë është Kili. Mirëpo, na humbi përqendrimi dhe unë bëra një gabim në pranimin e golit të barazimit. ishte gabimi ynë i vetëm dhe ata shënuan”. “Por, më pas ishte goli im, kur topi më goditi në gjoks, mirëpo u anulua. Sipas meje, ishte gol i pastër. Unë e kontrollova topin me gjoks dhe me sup”. “E pashë topin duke hyrë në rrjet dhe kur u anulua, mendova se ishte pozitë jashtë loje. Sidoqoftë, e rëndësishmja është se ne ia dolëm”, ka deklaruar sulmuesi brazilian.
Pele: Dënimi për Suarez i drejtë
Legjenda e gjallë e futbollit brazilian, Pele, ka deklaruar se dënimi për Luis Suarezin është më se i drejtë. Surez u dënua me nëntë ndeshje nga kombëtarja dhe katër muaj pezullim nga të gjitha garat pas kafshimit që i bëri Kielinit, teksa Pele është i bindur se vendimi është i drejtë nga FIFA. “Vendimi i FIFA-s është i mirë dhe i drejt sepse vë një shembull të mirë që këto akte të mos përsëriten”. “Nëse ai nuk do të ishte dënuar në këtë mënyrë, këto incidente do të mund të përsëriteshin. Asnjë lojtar nuk guxon ta bëjë atë që bëri Suarez. Unë besoj se dënimi është i drejtë dhe i matur”, ka thënë legjenda Braziliane.
Maradona godet Pele dhe Bekenbauer
Pas mbështetjes së bërë nga Bekenbauer dhe Pele për penalizimin e Luis Suarez nga FIFA e kanë bërë si të çmendur Diego Armando Maradonën. Në programin e tij televiziv, ikona e Argjentinës shpërtheu i revoltuar me fjalë që kalojnë çdo limit, duke mbrojtur edhe njëherë bomberin uruguaian pas kafshimit të Chiellinit.”Këta të dy kanë dalë nga muzeu dhe duan të flasin por në fakt thonë vetëm idiotësira sepse në fund të fundit janë dy hajvanë që bëjnë çfarë u ka thënë kapoja për të mbrojtur atë padrejtësi që nuk e mbështet e gjithë bota”, ka thënë Maradona. Me një gur qëllon jo dy, por tre zogj sepse me kapo, Maradona i referohet presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, për të cilin pretendon se paguan brazilianin Pele dhe gjermanin Beckenbauer, që t’i ketë në anën e tij. “Këto dy personalitete të futbollit u çuan dhe dolën nga sarkofagu për të mbrojtur FIFA-n sepse nëse nuk e bëjnë, nuk marrin rrogën e muajit. Çmendem me këta njerëz që përpiqen të mbrojnë diçka, që në mënyrë absolute nuk mund të mbrohet”, vijoi “El Pibe de Oro”. Edhe më të ashpra bëhen tonet në vijim, gjithmonë sipas stilit të tij unik. “Si të mos jenë dakord kur është FIFA që i paguan këta të dy? Eshtë një turp i vërtetë. Nëse ke qenë futbollist në të shkuarën, më mirë mbylle gojën vëlla, sepse prapë rrogën do ta marrësh në fund të muajit”. përfundoi Maradona.
Barcelona dhe Suarez arrijnë akord
Ka akord mes Luis Suarez dhe Barcelonës për transferimin në “Camp Nou” të sulmuesit uruguajan. Lajmi jepet nga e përditshmja katalanase “Sport”, që shkruan se klubi blaugrana po punon prej kohësh për të bindur Liverpulin që të lerë të lirë bomberin e tij. Kontaktet mes palëve kanë nisur dhe priten të vendosen vetëm detajet e fundit. Në tratativën për afrimin e Suarez mund të përdoret edhe Sançez, vlera e të cilit është rritur shumë falë paraqitjeve në Botëror, ndërsa ajo e “El Pistolero”-s ka rënë pas kafshimit ndaj Kielinit dhe dënimit të rëndë të FIFA-s.