Dy persona janë plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ata po udhëtonin me një motor, kur një makinë i ka përplasur në rrugën, Ali Demi.
Të plagosurt janë dërguar menjëherë në spital ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shendetësore.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia po zbardh ngjarjen dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi këtë aksident.