Drafti përfundimtar/ Si do të bëhet pranimi i mësuesve, kreditet që duhen për t’u punësuar

0
193

Driçim Çaka

 universitete1Kjo reformë propozon që viti i praktikës në shkollë, pas diplomimit të studentëve me diplomën e ciklit të dytë, pranë institucioneve të arsimit të mesëm, të bëhet me gjysmën e rrogës së mësuesit

 Raporti përfundimtar për reformën në arsimin e lartë sugjeron një sërë ndryshimesh, duke përfshirë edhe degët e mësuesisë. Sipas raportit, programet e mësuesisë duhet të organizohen në dy cikle studimi. Cikli i parë (diplomë Bachelor) me 3 vite dhe 180 kredite, i ndjekur nga studimet e ciklit të dytë me 1-2 vite, me 60-120 kredite (Master Profesional, Master i Shkencave). Mësuesit e arsimit parashkollor dhe të atij fillor duhet të formohen nga studime Bachelor 3-vjeçare me 180 kredite, me kurrikula të ndërtuara për këtë cikël. Pas këtyre studimeve, studentët mund të kalojnë në tregun e punës si mësues ndihmës, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit (pas provimit të licencimit). Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional 1-vjeçar, me 60 kredite, duhet të dallohet në MP që përgatit mësues për arsimin parashkollor, ose në MP për arsimin fillor. Pas fitimit të diplomës së ciklit të dytë, të diplomuarit, sipas titullit përkatës të diplomës, mund të kalojnë në tregun e punës si mësues, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit (pas provimit të licencimit). “Mësuesit e arsimit të mesëm duhet të përgatiten duke ndjekur këtë rrugë: Diplomim në fushën përkatëse të shkencës (cikli i parë: diplomë Bachelor 3-vjeçare, 180 kredite). Studime të ciklit të dytë, Master i Shkencave 2-vjeçar 120 kredite, i cili përgatit mësues për arsimin e mesëm të ulët dhe atë të lartë. Kurrikulat e programeve të studimit të ciklit të dytë për përgatitjen e mësuesve duhet të ruajnë një ngjashmëri në nivel kombëtar sipas fushës së shkencës përkatëse në masën 80%. Kurrikulat e programeve të ciklit të dytë të studimeve për formimin e mësuesve duhet të kenë përbërës të rëndësishëm të formimit pedagogjik dhe psikologjik, si edhe të formimit praktik pranë institucioneve të arsimit të mesëm”, –  thuhet në raport. Kjo reformë propozon që viti i praktikës në shkollë, pas diplomimit të studentëve me diplomën e ciklit të dytë, pranë institucioneve të arsimit të mesëm, të bëhet me gjysmën e rrogës së mësuesit (sikundër ndodh edhe me stazhierët e mjekësisë). Formimi i mësuesve duhet të jetë i vazhduar. IAL-të duhet të krijojnë kushte për trajnimin dhe formimin e vazhduar të mësuesve në bashkëpunim me institucionet e arsimit të mesëm.

 

Tregu i punës

Raporti përfundimtar për reformën në arsimin e lartë parashikon që studentët kur të marrin diplomën Bachelor të dalin direkt në tregun e punës. “Studentët, që pajisen me diplomë Bachelor të ciklit të parë të studimeve, kanë tri mundësi: Të dalin në tregun e punës (për këtë, detyra e IAL-së është që të bashkëpunojnë me strukturat e Ministrisë së Punës për përshkrimin e vendeve të punës së këtyre diplomave). Të ndjekin programet Master Profesional 1-vjeçar me 60 kredite. Të ndjekin programet Master i Shkencave 2-vjeçar me 120 kredite. Studentët, që pajisen me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, Master i Shkencave, kanë këto mundësi: Të dalin në tregun e punës. Të ndjekin programet Master Ekzekutiv 1 ose 2-vjeçar me 60 ose120 kredite. Të ndjekin studimet e doktoratës. Të ndjekin specializimet universitare afatgjata sipas profileve. Studentët, që pajisen me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional, dalin drejtpërdrejt në tregun e punës”, – thuhet në raportin për arsimin e lartë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency