Argjentina shkoi në finalen e të dielës, ku do përballet me Gjermaninë, pas një ndeshje dramatike me Holandën, e cila u vendos nga 11-metërshat.
Ishte një ndeshje pa shumë raste dhe pa shumë emocione.
Ekipet u mbrojtën mirë dhe yjet e tyre nuk shkëlqyen.
Megjithatë, për të kuptuar se kush është trajneri i vërtetë i Argjentinës, shërbejnë këto foto.
Lionel Messi e mori vetë situatën në dorë për të mbajtur një fjalim përpara lojtarëve.
Trajneri Alejandro Sabella nisi që të fliste, por Messi ndërhyri vetë dhe shokët e ekipit e dëgjonin me vëmendje.
Kjo do jetë hera e tretë që Gjermania dhe Argjentina përballen në një finale Botërori.