Mjediset e vogla, më të mira për dashuri sesa qytetet

0
185

dashuri ne fshatNdoshta fshehtësia gjendet në ajrin e freskët, peizazhin e bukur ose në mënyrën më të qetë të jetës, ndërsa studimet zbulojnë që ata njerëz që jetojnë në fshat kanë dukshëm më shumë shanse për dashuri të vërtetë sesa banorët e qytetit.

Punimi i shkencëtarëve britanikë tregon se 77 për qind të banorëve të zonave rurale kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, në krahasim me vetëm 48 për qind të atyre që jetojnë në qytete. Studimi gjithashtu ka zbuluar se lidhjet në fshat zgjasin dy herë më gjatë.

Më se 61 për qind e lidhjeve në mjedise më të vogla zgjatë më shumë se dhjetë vite, në krahasim me 21 për qind të lidhjeve në qytete.

Dashuritë në fshatra shpesh përfundojnë me martesë, ku 55 për qind të të studiuarve janë martuar, ndërsa në qytete 10 për qind më pak. Më shumë se gjysma e të studiuarve fjalinë “të dua” e thonë së paku një herë në ditë, derisa në qytet kjo fjali thuhet vetëm nga ana e 23 për qind e të studiuarve. Gjithashtu, është zbuluar që lidhjet kanë gjasa më të mëdha të mbijetesës sepse çiftet janë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Ata mesatarisht kalojnë gjashtë mbrëmje në javë së bashku, dy më shumë sesa njerëzit në qytete. Vetëm 10 për qind prej tyre pranojnë mashtrimin, derisa në qytete ka 20 për qind mashtrues. Në studimin rezultatet e të cilit i ka bërë të ditur gazeta britanike “Daily Mail”, janë studiuar 2.000 britanikë të rritur. Në fshat madje 63 për qind konstatojnë se janë ‘seksualisht të kënaqur’ derisa me këtë pohim në qytete pajtohen vetëm 22 për qind e njerëzve të studiuar.

“Jeta në fshat na bën më të relaksuar. Na vendos në rrethana më të mira jetësore, gjë që reflektohet në lidhje. Kjo vetëm e konfirmon teorinë e vjetër që qëndrimi në natyrë dhe kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake na kthen në natyrën tonë të vërtetë”, ka thënë psikologja Xheni Trent Hjuz. Në këtë studim është llogaritur edhe çmimi i dashurisë.

Dalja e një çifti nga qyteti në Britani mesatarisht kushton 80 euro, ndërsa në fshat më pak se 40. Dhe në fund, 34 për qind e qytetarëve mendojnë se pasuria është një karakteristikë e rëndësishme e partnerit potencial, ndërsa në fshat kjo gjë është e rëndësishme vetëm për 11 për qind të njerëzve.

 

Përse tradhtojnë njerëzit? Ja disa arsye sipas një studimi

Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin Entre.Infideles.com sjell disa përgjigje se çfarë i shtyn meshkujt apo femrat te tradhtojnë. Sipas 35% të 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo qe ka me tepër rendësi.

Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat. 28% kane thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri (ja). Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.

Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjate gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohen. Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.