Sherr në çift, i riu qëllon të dashurën 15-vjeçare dhe më pas veten

0
218

amb1Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij vetëm 15 vjeçe.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Sarandës, sipas së cilës, autori Klodian Oruci ka shkuar në banesën e familjes Sadiku dhe në debat e sipër ka goditur me thikë të dashurën adoleshente. Më pas në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvritet duke goditur veten me të njëjtën thikë. Dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë dhe më pas u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e konfliktimit mes të rinjve.