Kë kuotojnë bastet fitues të Kupës së Botës

0
176

1x2Gjermani-Argjentinë           1      x      2

                                                2.15  3.25   3.45

 

Finalja e madhe do të thotë që ka edhe një vëmendje të madhe nga e gjithë bota. Një duel i cili sjell shumë të ardhura dhe ku të gjithë mundohen të përfitojnë nga ky aktivitet. Një vëmendje të madhe zënë edhe bastet që janë pjesë e pandashme të futbollit. Bookmakers-at janë edhe ata që bëjnë parashikimet e tyre me anë të koefiçentëve. Finalja është një sfidë midis dy me të mirave, por që kanë diferenca midis tyre. Në përgjithësi pikat e basteve kanë paraqitur Gjermaninë si favorite. Për këtë fakt janë shumë tregues që e përcaktojnë këtë kuotim. Kjo pasi gjysmëfinalja ndaj Brazilit rriti shumë kredencialet e ekipit që shkatërroi atë që ishte favorit për të fituar. Kurse Argjentina u nda me Holandën vetëm me penallti, duke e bërë pak të vështirë dallimin e forcës së skuadrës së Sabejës. “Bet at home” ka kutouar fitoren e Gjermanisë me koefiçentin 2.15 ndërsa fitorja e Argjentinës është e kuotuar me koefiçentin 3.45. Një diferencë e madhe duke pasur parasysh që të dyja janë finaliste. Ndërsa barazimi brenda 90 minutave kuotohet me 3.25. Në të njëjtat kuota qëndron edhe kompania tjetër e madhe “Bet365”, e cila rrit pak kuotimin për Gjermaninë, por nga krahut tjetër edhe për Argjentinën. Kështu fitorja e pancerave kuotohet me koefiçentin 2.30. Ndërsa fitorja për skuadrën e Sabejës kuotohet me 3.50. Ndërsa mundësia që skuadrat ta mbyllin në paqe 90-minutëshin kuotohet me 3.25. Ky kuotim merr parasysh shumë tregues që bëjnë diferencën midis dy ekipeve. Numri i golave të shënuar nga Gjermanët është më i lartë duke pasur parasysh se Argjentina i është dashur të zgjidhë ndeshjet vetëm me një gol diferencë ose si në rastin e Holandës me penallti. Ajo çka gjermanët janë të favorizuar është edhe fakti që kanë në skuadër emra që janë shumë të njohur. Jo se latinët mbeten mbrapa nga kjo anë, pasi kanë lojtarin më të mirë në botë, por disa prej tyre nuk luajnë në ekipe elitare çka shton diferencën. Gjithashtu, gjermanët paraqiten favoritë edhe për faktin se në përballjet e fundit peshorja anon nga gjermanët. Këtu mjafton të kujtojmë Botërorin e 2010-ës kur gjermanët i mposhtën duke i eliminuar nga kompeticioni. Këto tregues i japin Gjermanisë më shumë favorizim për të fituar, por nuk shërben si tregues në fushë, pasi në finale gjithçka mund të ndodhi.