Ajo gjatë një interviste ka zbuluar se për momentin nuk ka të dashur dhe ankohet se meshkujt nuk po e ngacmojnë, apo thënë më saktë nuk po dinë ta ngacmojnë. Bukuroshja, të cilën e kemi njohur vitin e kaluar pas paraqitjes së saj në videospotin e këngës “Blurred Lines”, Emily Ratajkowski, ka pozuar për revistën “GQ” dhe ka zbuluar atë që tashmë gati të gjithë e dinë, pra se meshkujt “vdesin” pas saj, por nuk kanë ide se si ta ngacmojnë dhe ta pushtojnë. Ajo për pak sa kishte hequr dorë nga videospoti, i cili edhe e ka bërë të popullarizuar, sepse nuk ka dashur të paraqitet lakuriqe, pastaj është shpallur si “femra e vitit”, ka fituar rolin në filmin “Entourage”, ndërsa tani gjatë intervistës për “GQ”, ajo ka zbuluar se si përballet me famën. “Natyrisht se më leverdis. Mirëpo, kur jam në ndonjë klub nate dhe e dëgjoj këngën “Blurred Lines”, vrapoj në WC dhe fshihem derisa të kalojë”, – ka thënë Emily.
Ngushëllohet në plazh Sharapova
Tenistja ruse, Maria Sharapova, dhe i dashuri i saj, tenisti bullgar, Grigor Dimitrov, pas eliminimit nga Wimbledoni vendosën “ta ngushëllonin” veten me një udhëtim drejt Meksikës. Çifti është duke qëndruar në plazhet e Kabos për pushime. Maria është fotografuar teksa shijon pushimet dhe paparacët kanë arritur që të bëjnë disa fotografi të saj me bikini. 27-vjeçarja dhe i dashuri i saj, katër vjet më i ri, janë në lidhje që nga viti 2012.
S’ ka më romanca për Sharon Stone
Aktorja e njohur Sharon Stone tashmë është e disponueshme për të nisur një marrëdhënie të re, madje po kërkon një lidhje të qëndrueshme. “Aktorja ka thënë se tashmë 3 fëmijët janë rritur dhe nuk e kanë problem nëse lidhet, madje tani është shumë e qetë dhe “e gatshme” për një lidhje serioze”, – citon “Daily Mail”. Stone sërish hodhi poshtë zërat se mes saj dhe Antonio Banderasit ka pasur një romancë, pasi ajo e sheh atë si një vëlla.
Kylie Minogue qan për dashurinë
Kylie Minogue i është rikthyer një dashurie të vjetër, duke u bërë shumë nostalgjike. Teksa ka folur për ish-të dashurin Michael Hutchence, ajo ka shpërthyer në lot, ndonëse bëhet fjalë për një histori e cila e ka zanafillën në vitin 1989. “Ishte një dashuri shumë e madhe mes nesh dhe më është thyer me të vërtetë zemra pas ndarjes. Kam provuar shumë gjëra të para me të. Nuk kam takuar kurrë më vonë një njeri si ai”, – ka thënë Minogue. Intervista prej 60 minutash do të transmetohet të dielën, në televizionin australian “Channel Nine”. Hutchence dhe Minogue kanë qenë së bashku për rreth 2 vjet. Minogue filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut në vitin 1989 dhe marrëdhënia e tyre, përfundoi kur ai kishte takuar supermodelen daneze Helena Christensen.
Shtrohet në spital kitaristi i AC/DC
Për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital Malcolm Young, kitaristi i bandës së famshme muzikore AC/DC. Lajmi është konfirmuar nga vetë pjesëtarët e tjerë të bandës muzikore, në një rrëfim për revistën “Classic Rock”. “Malcolm na mungon! Ai është i fortë. Ndodhet në spital, por është i fortë”, – ka deklaruar pjesëtari tjetër i bandës, Brian Johnson, për revistën “Classic Rock”. Ende nuk dihet me saktësi se nga çfarë vuan ai.