Hapen aplikimet/ Rama: Mbështetje financiare për fermerët nga qeveria dhe Bashkimi Evropian

0
154

Florenc Drizari

 edi rama 11 korrik“70% u rrit buxheti për bujqësinë në vitin më të vështirë të mandatit tonë. Ishte viti i parë, buxheti i parë, në ditët e para të qeverisjes, kur na duhej të administronim malin e borxheve të fshehura, që gjetëm përpara. Dhe, praktikisht, sot jemi në kushtet kur nuk pretendojmë se kemi përmbysur situatën, por kemi të gjitha arsyet të mendojmë se përmbysja ka filluar

 Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, promovuan dje rikonstruksionin e zyrave të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se qasja e re e qeverisë për zhvillimin e bujqësisë shënon rezultatet e para optimiste, me rritjen 30% të eksporteve të prodhimeve shqiptare

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është një agjenci qeveritare, qëllimi i të cilës është mbështetja e zhvillimit të agrikulturës dhe rural në Shqipëri, përmes fondit të programit qeveritar për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe të fondeve të BE-së dhe donatorë të tjerë.

 

RAMA

“Ne nuk do të shpërndajmë më fonde kuturu, për kultura apo për investime që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit rajonal të bujqësisë. Në këtë mënyrë, ne do të nxisim fokusimin e rajoneve tek ato kultura dhe tek ato investime që janë shkencërisht të argumentuara si më të efektshme dhe të dobishme në ato rajone, për arsye të terrenit, për arsye të klimës, për arsye të të gjithë atyre elementëve që e bëjnë me avantazh ose me disavantazh, një rajon me një tjetër. Kjo është detyra e munguar për vite të tëra, e shtetit shqiptar, në raport me fshatin. E, këtë detyrë ne kemi marrë përsipër ta kryejmë dhe kemi filluar të punojmë për ta kryer me sukses. Dhe besojmë se përmes kryerjes së kësaj detyre, ne do të orientojmë zhvillimin në rrugën e duhur, duke krijuar kushtet për rritje të sipërfaqeve në investimin në bujqësi”, – deklaroi Kryeministri.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë foli për arritjet e para të AZHBR-së pas ndërrimit të pushteteve, duke premtuar edhe rritje të buxhetit të shtetit në të ardhmen për bujqësinë dhe fermerët.

“70% u rrit buxheti për bujqësinë në vitin më të vështirë të mandatit tonë. Ishte viti i parë, buxheti i parë, në ditët e para të qeverisjes, kur na duhej të administronim malin e borxheve të fshehura, që gjetëm përpara. Dhe, praktikisht, sot jemi në kushtet kur nuk pretendojmë se kemi përmbysur situatën, por kemi të gjitha arsyet të mendojmë se përmbysja ka filluar.

Gjithë procesi i ndryshimit të qasjes dhe i ndryshimit të marrëdhënieve me fermerin na ka dhënë si fillim, një rezultat pozitiv për sa u takon edhe aplikimeve që ka marrë Agjencia. Por faktet flasin më shumë sesa fjalët. Rreth 30% rritje të eksporteve të bujqësisë, vetëm në 5 muajt e parë, me siguri do të thotë diçka. Kemi lehtësuar në mënyrë shumë të ndjeshme fermerin, nga presioni i jashtëzakonshëm i korrupsionit dhe i një administrate që i binte në qafë për t’i marrë frymën, në mënyrë që t’i nxirrte me çdo kusht pjesën e vet të përfitimit të paligjshëm, nga xhepi”, – theksoi Kryeministri Rama. Sipas tij, sfida e radhës është pa dyshim formalizimi dhe rajonalizimi i bujqësisë, për të rritur punësimin dhe për të rritur eksportet.

 

Panariti: AZHBR, si një bankë për bujqësinë shqiptare

Ministri Panariti theksoi rëndësinë e AZHBR-së, si një institucion me atribute të një banke për bujqësinë, ndërsa u shpreh se jemi në fillimin e një transformimi të madh të bujqësisë dhe Agjencia e Pagesave është katalizatori financiar i këtij zhvillimi. “Përqasja jonë për mbështetjen financiare të bujqësisë është tërësisht e re. Si pjesë e programit qeveritar, përqasja jonë është e orientuar drejt rezultatit dhe drejt pengimit të skemave klienteliste. Skemat tona janë të orientuara drejt mbështetjes së fermerit dhe agropërpunimit”, – u shpreh ministri Panariti. AZHBR ka nisur zbatimin e skemave të reja mbështetëse, nga të cilat, nëpërmjet aplikimeve, përfitojnë fermerë dhe agropërpunues në të gjithë vendin. Për herë të pare, këto skema përfshijnë edhe mbështetje financiare për zhvillimin rural.

 

 Anëtarët e KLD-së, Braho: Sekt puçistësh, rrezik për sigurinë kombëtare të vendit

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, në një intervistë televizive u shpreh se anëtarët e zgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhen zëvendësuar dhe se qëndrimet e tyre të fundit përbëjnë një rrezik kombëtar. Braho shprehet se mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe një herë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë për të cilin ngulin këmbë shumë edhe ndërkombëtarët.

“Mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet, është kthyer në një sekt puçistësh tërësisht të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë për të cilin ngulin këmbë shumë edhe ndërkombëtarët. Në këtë kuptim, unë do të thosha që ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. Ky është vlerësimi im, por jo vetëm i imi. Shikoni votimin e mbledhjes së kaluar. 12 me 1 për të hequr qelbin e atyre personave që punojnë në këto struktura, të ashtuquajtur gjyqtarë për t’i shkarkuar ata. Dhe ky Këshill voton 12 me 1 për të mos i hequr, për të mos i larguar. Shikoni axhendën e tyre, një axhendë që është tërësisht klienteliste. Janë me dhjetëra emërime të cilat duhet të ishin bërë dhe duhen bërë për të plotësuar vendet vakante. Kjo është axhenda e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të cilës i bën iso edhe Presidenti i Republikës”, – tha Braho.

Deputeti i LSI-së, pyetjes se çdo të bëhet me anëtarët e KLD-së të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të Kuvendit, tha “se pa dyshim që do të largohen sa më parë. Është në nderin e tyre që të japin dorëheqjen, në të kundërt Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në një të ardhme shumë të shpejtë”, – tha Braho për “TCH”.