Papa Francesco viktimave të pedofilisë:”Ju kërkoj falje e qaj bashkë me ju”

0
236

 Alba Kepi

papa per pedofiline– Për herë të parë Papa Francesko është takuar javën që shkoi me viktimat e pedofilisë nga kleri. Për tre orë rresht në kapelën e Santa Martës në Vatikan Papa Francesko ka bashkëbiseduar me gjashtë përfaqësues të tyre të ardhur nga Irlanda, Britania e Madhe e Gjermania. Momente emocionuese, përlotje e përgjegjësi të përmbledhura në fjalët e kreut të Kishës: “Ju kërkoj falje e qaj bashkë me ju”

 Vatikan- Për herë të parë Papa Francesko është takuar javën që shkoi me viktimat e pedofilisë nga kleri. Për tre orë rresht në kapelën e Santa Martës në Vatikan Papa Francesko ka bashkëbiseduar me gjashtë përfaqësues të tyre të ardhur nga Irlanda, Britania e Madhe e Gjermania. Momente emocionuese, përlotje e përgjegjësi të përmbledhura në fjalët e kreut të Kishës: “Ju kërkoj falje e qaj bashkë me ju”.

Vjen ky takim një ditë pas mbledhjes së “C9”, Komisionit Papal në mbrojtjte të minorenve, ngritur nga vetë Papa Francesko e kordinuar nga kardinali i Bostonit Sean O Malley. Ky komision ka nisur punën në maj të 2014 e ka në përbërje të tij nëntë anëtarë, persona nga shtete të ndryshme, kompetentë në shkencat sociale, psikologji, në moral e në shtetin e së drejtës. Ata janë doktoresha franceze Catherine Bonet, irlandezja zonja Maria Collins, personalisht viktimë e dhunës, profesoresha britanike Sheila Hollins, Profesori italian Claudio Papale, ish kryeministri polak e aktualisht ambasador i Polonisë pranë Selisë së Shenjtë Hanna Suchocka, prifti jezuitë argjentinas Humberto Miguel Yane, prifti jezuit gjerman Hans Zoller, kardinali Pietro Parolin si dhe kardinali Arqipeshk i Bostonit Sean Patrick O Malley i njohur në impenjimin e tij në këtë fushë. Ky komision do të adoptoj një përsiatje të shumëfishtë në promovomin e mbrojtjes së të drejtave të minorenëve, procedurat penale kundër fyerjeve ndaj të miturve, detyrime e edukimin për parandalimin e shfrytëzimin e fëmijëve.

Në meshën e mbajtur posacërisht për ta Papa Francesko thërret imazhin e Pietros e thekson se sot “zemra e Kishës sheh sytë e Krishtit e qan për fëmijët e saj që kanë tradhtuar misionin e tij e kanë abuzuar me të pafajshmit”. Di -pohoj Papa Francesko- se këto plagë janë të thella e të pashërueshme, dhimbje emotive, shpirtërore e dëshpëruese. Shumë prej jush që kanë vuajtur këtë eksperiencë kanë gjetur kompesim te vesi i varësisë. Të tjerë kanë përjetuar vështirësi serioze me prindërit, bashkëshortët e fëmijët. Disa kanë vuajtur dhe tragjedinë e dhimbshme të vetëvrasjes së një të dashuri. Vdekja e këtyre bijve të Zotit peshon në zemrën e ndërgjegjen time dhe në atë të Kishës”.

“Para Perëndisë dhe njerëzve të saj jam i pikëlluar thellë nga mëkatet e abuzimet seksuale të kryera nga anëtarë të klerit e me mjaft përulësi ju kërkoj Falje!”- është shprehur Papa Bergoglio. Kërkoj falje dhe për mëkatet e mosveprimit nga ana e krerëve të Kishës, të cilët nuk u janë përgjigjur në mënyrë adekuate akuzave për abuzim bërë nga anëtarët e familjes. Ku fakt ka shkaktuar më shumë vuajte për të abuzuarit e ka vënë në rrezik fëmijë të tjerë të pafajshëm.”

“Nuk ka vend në ministrinë e Kishës- vazhdoi Papa Francesco- për të gjithë ata që kryejnë abuzime seksuale, e impenjohem të mos toleroj dëmin shkaktuar një minoreni nga çdokush e pavarësisht statusit të tij klerikal”.

Gjashtë viktimat e pritur nga Papa Francesko janë tre burra e re gra ardhur dy nga Gjermania, dy nga Irlanda e dy nga Britania e Madhe. Për tre orë rresht ata janë takuar njërin pas tjetrit në një kolokium privat me kreun e Selisë së Shenjtë. Nuk qe një event “public relations”, deklaroi në një briefing me gazetarët drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit Imzot Lombardi , duke shtuar se “Papa është mjaft i prekur nga këto takime e se e ndihmojnë për të kuptuar e pregatitur rrugën për të shëruar plagët e ripajtimin me Zotin e Kishën”.

“Ju falenderoj për këto takime e ju lutem lutuni për mua, pasi sytë e zemrës time të shohin me qartësi rrugën e dashurisë mëshirës, si dhe të më jap kurajo për hir të së mirës së të miturve”.

 

Pedofili!

Statistika rrënqethëse, një tregti e neveritshme e pranishme në çdo popull e në çdo klasë sociale, një dramë e çdo shoqërie të civilizuar apo jo, një alarm i lancuar me kohë e që rikthehet përherë e më i frikshëm nën të njëjtin emër “Abuzim minoren”.

Fëmijë të rrëmbyer, të humbur, të shitur, të shfrytëzuar në mekanizmin e luftës, vjedhjes e punës së detyruar, të përfshirë në trafikun ilegal të organeve, të prostitucionit e të adoptimit. Fëmijë të dhunuar, të filmuar, të masakruar.

800 milonë konsiderohet numri i tyre në botë, miliona e miliona dollarë stimohet biznesi që u mbush xhepat përdoruesve të tyre e mijëra e mijëra konsiderohen viktimat përvitshme të këtij fenomeni, përfshirë dhe ata që u përpoqën t’i japin një emër e një fytyrë kësaj tregtie. Mijëra persona zhduken çdo vit e midis tyre nuk mungon kurrë lista e fëmijëve të humbur. Disa prej tyre gjënden, të tjerë nuk kthehen kurrë. Sipas të dhënave të Interpolit 20 % e rasteve mbeten pa zgjidhje e një përqindje e lartë e 80% të gjetjeve pëson trauma dramatike. Familje në pritje të një lajmi, të një shprese në përpjeke për të mos menduar një krim të konsumuar mizorisht. E ndërsa dhimbja nuk gjen shërim, statistikat nënvizojnë se kjo dramë mbi të gjitha në Europë po rritet frikshëm e me një udhërrëfyes të përhershëm pedofilinë. Pedofilia në familje, në shkollë, në rreth miqësor, në internet. Kujdes! Të ruhemi, t’i vëzhgojmë, t’i mbrojmë kudo e me sa të mundemi. Po pedofilin nuk mundemi ta njohim. Psikologia thotë se ai ka një maskë fshehëse efikase. Kërkojmë ndihmë e fuqi. O zot na ndihmo ta njohim!

Shpesh i pafajshmi që ka mundur ta njoh hesht e hesht. O flet e flet i lodhur pas vite e vitesh. O zot bë ç’është e mundur që dikush të ketë fuqi të flakës. Jepi fuqinë e domosdoshme çdo kujt që kërkon t’i drejtojë gishtin. Por sa fuqi duhet? Ciceroni britanik Edmund Burke thotë se “Sa më e madhe është fuqia aq më i madh është abuzimi”.

 

Priftofili!

A ka abuzim më të madh se ai ndaj një fëmije e fuqi më të madhe se ajo që proklamohet se komandohet nga zoti? Mjafton të lexosh ditarin e lajmeve të një jave e kutpon dramaticitetin e alarmit “abuzim minoren” e sa e pafuqishme është ndihma që po i kërkon zotit.

Priftërinj pedofil gjermanë, irlandez, italianë, shije seksuale të dokumentuara, epshe perverse me veshje hyjnore, superepshe të heshtura nën idealizmin e hierarkisë. Viktima të dërrmuara psikologjikisht, të vetvrara nga aroma e turpit që mbanin në trup, viktima që kish harruar të flisnin e portrete fëmijsh në kujtime të rriturish. Disa e imagjonin, disa as dhe e kishin menduar se ndodhte, disa të tjerë akoma preferojnë “no koment” . E rëndësishmë është se ka nisur të flitet. Ditë pas dite e ngjarje pas ngjarje po zbulohet. Ndihma e fuqia kanë ndërruar rolet.

 

Crimen Sollicitations “Top secret” 1962

Crimen Sollicitations, pra “krime provokimesh”, është një dokument shumë konfidencial drejtuar patriarkëve, peshkopëve, arqipeshkopëve e të gjithë funksionarëve të hierarkisë së krishterë kudo që ndodhen. Crimen Sollicitations është një tregues kuptimplotë i politikës botërore për një kontroll e sekret absolut nga ana e Klerit Katolik në të gjitha rastet e abuzimeve seksuale. Dokumenti iu shpërnda më 1962 kardinalëve në të gjithë botën me urdhërin që ky material të mbahej i fshehur e në një vend të sigurt. Në faqet e tij është e specifikuar procedura se si të ekzaminohen rastet e skandaleve seksuale brenda kishës së krishterë, se si të trajtoheshin akuzat e minorenëve ndaj priftërinjve pedofil e se si kardinalët të silleshin ndaj priftërinj që ishin të tunduar seksualisht.

Ky dokument fton ” t’u tërhiqet vëmëndja, të korrigjohen e në se rasti e kërkon të largohen nga detyra klerikët nën akuzë, në të lexohet :”Në kryerjen e këtyre proceseve duhet të kemi një kujdes e vëmëndje të vecantë që të mbikqyren me një sekret maksimal. Në qoftë se rasti përfundon në një process gjyqësor apo i nënshtrohen vendimit të një gjykatësi duhet të vazhdoj ruajtja e të nëjëjtin sekret. Të gjithë ata që për titujt e ndryshëm që mbajnë hyjnë e janë pjesë e ekezekutimit të procesit gjyqësor ose për rolin që kanë vihen në dijeni të fakteve janë të detyruar të ruajnë sekretin më të madh ( të ashtëquajturin sekretin e Zyrës së Shejtë)”. Crimen Sollicitations imponon urdhërin e heshtjes jo vetëm nga ana e klerikëve por dhe nga viktimat e anëtarët e trupit gjykues. Për këta të fundit ishte e detyruar formula e betimit ” Premtoj, detyrohem e betohem se do të ruaj të paprekshëm sekretin mbi cfarëdolloj lajmi që do vihem në dijeni për shkak të ushtrimit të detyrës sime, me përjashtim atyre legjitimeve në përfundim të procesit gjyqësor”. Çfarëdo që thuhej apo diskutohej në atë sallë gjyqi duhej t’i nënshtrohej një heshtjeje totale e sekreti nuk duhej të dhunohej as”në mënyrë direkte e as indirekte” nga anëtarët e jurisë e për asnjë arsye ” madhore, urgjente e të rëndë”. Ky dokumet është një rregull i shkruar për të mbuluar të gjitha abuzimet seksuale ndaj fëmijëve nga ana e priftërinjve e për të dënuar këdo që kërkon të tërheqë vëmëndjen ndaj këtyre ngjarjeve apo “crimen Sollicitations” të kryera nga njerëzit e kishës. Çdo është e kontrolluar nga e gjithë hierarkia e Vatikanit deri tek maja e tij Papa aktual Benedikti XVI, i cili për më shumë se njëzet vjet, ndërsa ishte kardinal ka respektuar diktatin e rregullave të Crimen Sollicitations. Në asnjë rresht të tij nuk flitet për ndihmën e mbështetjen që u duhej dhën viktimave, përkundrazi imponohet frika e dënimi për cilindo nga ata që flasin apo diskutojnë për c’ka ka ndodhur.

 

Ditari i priftit pedofil Tarcisio Tadeu Spricigo

Qe viti 2005 e edhe pse kanë kaluar disa vjet nga bërja publike e gjetjes së ditarit të një prifti pedofil kjo ngjarje vazhdon të ripropozohet në faqet e shtypit ndërkombëtar e kushtëzuar mbi të gjitha nga situata akutale e cështjes Pedofili-Kishë. Prifti Tarcisio Tadeu Spricigo kryente shërbimin e tij klerikal në Brazil e ky ditar iu dorëzua policisë nga një murgeshë të cilës gabimisht i kishte rënë në dorë. Më shumë se një ditar ky dokument i ngjan një manuali të vërtetë me dhjetë rregullla bazë për t’i shpëtuar zbulimit e ndëshkimit nga identiteti i tij pedofil.

Ja cshkruhet në të:

“Po përgatitem për gjuetinë time, qetësisht e hedh vështrimin përreth e pa asnjë problem mund të kem të gjithë djelmoshët që dua, pasi jam për ta miku më i sigurt në botë…Të shumtë janë vogëlushët e sigurtë, të besueshëm, sensualë e që dinë të ruajnë një sekret total, ndjejnë mungesën e babait e jetojnë vetëm me nënën, ata i gjen kudo. Mjafton vetëm një vështrim depërtues e një reagim me rregulla të sigurta… Për këtë jam i sigurt e kam qetësinë. Nuk nervozohem. Unë jam një joshës e pasi të kem aplikuar rigorozisht rregullat, vogëlushi do të bie drejt e në rrjetën time….do jemi të lumtur për gjithmonë… Pas humbjeve në fushën seksuale pësimi më është bërë mësim. E ky është zbulimi më i madh i imi: Zoti fal gjithmonë, por shoqëria nuk fal kurrë”.

Në Brazil rreth 1700 priftërinj u përfshinë në skandalin e pedofilisë e kjo përbëjnë 10% të prezencës së tyre në këtë shtet. Në komunën e Barretos, në veriperëndim të San Paolo-s qe hapur një qëndër kurimi për priftërinjtë pedofil që shërbente njëkohësisht dhe si një vend strehimi e fshehje për këta fajtorë “të seksit”.

“Prifti bën me mua atë që një burrë bën me një grua. Më zhvesh e heq veshjen e tij, më vë mbi gjunjë e më thotë të rri urtë…” Është një fëmijë 10 vjecar që flet e abuzuesi i tij ishte prifti brazilian Edson Alves dos Santos, 64 vjec. Pjesë e skandalit të Brazilit qe dhe rasti i priftit Felix Barbosa Carreiro i kapur në frangrancë në një orgji seksi e droge me katër adoleshentë të njohur në internet.

 

Çështja “Murphy”

Çështja “Murphy” është nga më të përfolurat në mediat ndërkombëtare e në mënyrë të vecantë nga e përditshmja Neë York Times me akuzën direkte ndaj Papës Benedikti XVI i cili në kohën kur ishte kardinali Joseph Ratzinger kishte mbajtur të fshehur madje dhe i kish mbyllur denoncimet mbi abuzimet seksuale të kryera nga prifti Laërence Murphy. Historia e priftit Murphy nis më vitin 1950 kur ai emërohet famulltarë në St. John ’ School for the Deaf. Akuzat e para seksuale ndaj tij zënë fill më 1955 por vetëm më 1997 paraqiten në një letër në famullinë e Milëaukee . Më vitin 1963 ai emërohet drejtori i kësaj shkolle e më vitin 1974 një grup studentësh u përpoqën të tërhiqnin vëmëndjen mbi atë çka ndodhte në atë institut me një poster proteste të afishur në fasadën e katedrales së Milëaukee ku shfaqej portreti i Murphy-it me nënëshkrimin Ëanted. Më 12 shtator 1974 prifti Laërence Murphy transferohet në vendin e tij të lindjes në veri të Ëisconsin nga ku nuk do të lëviz më.

Më vitin 1993 një grup ekspertësh mbi shqetësimet seksuale të thirrur nga famullia e Milëaukee ekzaminon imzot Myrphy i cili pranon se ka abuzuar me 19 fëmijë, por siç shkruhet në raport “viktimat mund të jenë mbi 200”. Më korrik 1996 arqipeshkopi i Milëaukee i shkruan kardinalit Ratzinger (Papa Benediktit XVI) ku i sugjeron një process kanonik. Më 10 mars 1997 i shkruan Gjykatës Supreme Apostolike, e cila shprehet se nuk është kopetente në këtë fushë, e më 24 mars tëp o këtij viti arqipeshkopi Tarcisio Bertone lejon nisjen e një procesi kanonik. Më 12 janar të vitit 1998 Laërence Murphy i shkruan kardinalit Ratzinger (Papa Benediktit XVI) ku I kërkon ndalimin e këtij procesi duke u shprehur se është i sëmurë e se nga viti 1974 kur është larguar nga ky institut nuk ka pasur më akuza të reja ndaj tij. Më 6 prill 1998 ndalohet procesi kanonik ndaj Murphy e më 19 gusht 1998 aqipeshkopi I Milëaukee informom Vatikanin për ndalimn se procesi kundër imzot Laërence Murphy është tërësisht i mbyllur. Dy ditë më vonë më 21 gusht 1998 Laërence Murphy vdes.

Pedofilia apo Priftofilia? Të dyja bashkë. Komunitet i indinjuar e priftërinj kokëvarur. Ndihma e fuqia kanë ndërruar rolet. Sigurisht më mirë kështu.

Irlandë 46 priftërinj pedofil të përfshirë në raportin Myrphy

Papa Benedekti XVI, funksionarë të lartë të kishës katolike e 24 peshkopë irlandezë u mblodhën për të diskutuar mbi skandalin e raportit Murphy, ku dënohen abuzime ndaj fëmijve të kryera nga priftërinj pedofilë irlandez. Raporti Murphy, publikuar në nëtorin e kaluar dëshmon se Kisha i ka mbajtur fshehur qëllimisht abuzimet e kryera në Arqipeshkopinë e Dublinit nga viti 1975 në 2004 duke ndjekur e vënë në praktikë politikën ” mos pyet e mos fol”. Gjithnjë sipas këtij raporti të gjithë peshkopët e Dublinit ishin në dijeni të këtyre ngjarjeve e preokupimi i tyre vetëm qe ruajtja e reputacionit të katolicizmit irlandez. Shtatëqind faqe dëshmish të paimagjinueshme, treqind e njëzet viktima, e një seri e pafundme skenash horrori. Dyzet e gjashtë është numri i priftërinjve të akuzuar e për cdo njërin prej tyre një dosje e detajuar në kapituj akuzash e dëshmish. Çdo kapitull ka një histori impulsesh seksuale perverse pedofilzmi e sadizmi. E një nga rastet më të përfolur është ai i imzot Noel Reynolds i cili dëshmon se ka abuzuar me mbi njëqind fëmijë. Spostuar për punë nga një kishë në tjetrën ai krijonte terren të ri për të shuar etjen e tij seksuale. Nënat u besonin fëmijët e askush nuk dyshonte tek ai e dedikimi i tij hyjnor.

Imzot Terentius është një tjetër dosje e pranishme në raportitn Myrphy dhe pagëlltishme në të lexuar. Për njëzet e pesë vjet ai kish abuzuar cdo pesëmbëdhjetë ditë me një fëmijë të ndryshëm. I dehte e më pas i dhunonte duke e përsëritur këtë gjë sistematikisht çdo dy javë e cdo herë më një viktimë të re. Pas çdo prifti pedofil qe të paktën figura e një peshkopi të Dublinit që ish në dijeni e sic lexohet në raport “Preokupimi i vetëm i të cilëve qe ruajtja e sekretit, evitimi i skandalit e ruajtja e emrit të Kishës e të të mirave të saj. Gjithçka tjetër, përfshirë mirëqënien e fëmijve e drejtësinë ndaj viktimave injorohej përballë kësaj nevojshmërie”.

Katër peshkopët e fundit që kanë udhëhequr dioqezën e Dublinit kish të përbashkët një rregull: të fshihnin abuzimet, abuzuesit, të mbulonin e të mohonin cdo gjë.

 

16 shkurt 2010/ Samiti i Vatikanit kundër Pedofilisë

Konferencë shtypi e peshkopëve irlandezë. Imzot Denis Brenann deklaroi se “Meritojmë e pranojmë revoltën e viktimave dhe të familjarëve të tyre. Shpesh e kemi administruar keq këtë situatë, por tani inkurajimi i Papës Benedikti XVI është për ne një motiv i madh ngushëllues.” Imzot Joseph Duffy, peshkop i Clogher shtoi se ” Vijmë nga një kulturë sekretesh, por tashmë duhet të mësojmë të ndajmë me shpirtin jo vetëm unitetin, por dhe të vërtetën e përçmimin”. “Ne nuk pretendojmë asgjë, viktimave u takon fjala e fundit e për të rifituar besimin jemi të gatshëm ndaj përcmimit e ta dëshmojmë me jetën e besimin që reklamojmë ndaj zotit.” Imzot Michael Smith, peshkop i Meath-it përfundoi se në çdo kishë janë hapur qëndra dëgjimi e janë impenjuar dhjetra persona “në mbrojtje të fëmijve e për të ndaluar përsëritjen e abuzime të tilla”.

 

18 shkurt 2010/ Në Itali 80 raste priftërinjsh pedofil

Një ditë pas përfundimit të Samitit mbi Pedofilinë e Kishës Papa Benedikti XVI do të shprehet: “Italia nuk është e paprekshme nga fenomeni i pedofilsë e gjatë dhjetë viteve të fundit numërohen rreth tetëdhjetë raste. Është një fenomen që ekziston, është një fenomen që askush nuk mund të thotë se nuk është kështu. Kërkohet vëmëndje në përballimin e mjaft rasteve e kujdes në mbrojtjen e viktimave. Nuk ekziston një monitorim serioz ndaj këtij fenomeni. Por ai ekziston e duhet të dimë se si do mund ta përballojmë. Krimet e pedofilsë kryer nga priftërinjtë provokojnë një dëm të rëndë të gjithë komunitetit fetar, të gjitha kishave e Kishës Universale”.

 

22 shkurt 2010/ Skandal Pedofil në shkollat e Jezuitëve në Gjermani

Berlin-Kisha gjermane kërkojnë falje për skandalin e shkollës së Jezuitëve.

Presidenti i Konferencës Episkopale të Gjermanisë, peshkopi Robert Zollischt ka deklaruar se ndjehet plotësisht i indinjuar nga skandali i pedofilisë që ka përfshirë shkollat katolike në Gjermani .”Abuzimet seksuale ndaj minorenve janë gjithmonë një krim mizor. U kërkoj falje të gjithë viktimave e familjeve të tyre e premtoj garanci të vërtetë”. Skandali seksual i pedofilsë në Gjemani shpërtheu gjatë muajit janar ku në një shkollë katolike mjaft të njohur në Berlin u vetetuan abuzime seksuale të kryera ndaj mbi njëqind nxënësve të saj gjatë viteve 70’-80.

Canisius-Kolleg al Tiergarten, është një nga licetë më me emër të Berlinit i administruar nga klerikët dhe ku u formua eltia politike dhe ekonomike e Gjermanisë. Qe gazeta Berliner Morgenpost ajo që solli e para lajmin mbi abuzimet seksuale të kryera në këtë shkollë nga dy profesorë të saj gjatë viteve’70-80. Menjëherë rektori aktual i saj imzot Klaus Mertes u ka dërguar një letër (rreth 600 personave), ish studentë të këtij liceu duke i ftuar të referojnë informacioni e nevojshëm për ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarje. Një dokumet i tërë me dëshmitë e mjaft ish nxënësve vërtetoj lajmin e dhënë nga gazeta berlineze. 115-120 ishte numri i viktimave të abuzuar seksulaisht midis të cilëve e 10-12 është numri i autorëve të kësaj dhune. Midis këtyre autorëve nuk janë vetëm profesorët e liceut të Canisius-Kolleg al Tiergarten, por dhe profesorë të shkollave të tjera katolike në të gjithë Gjermaninë , midis të cilëve dhe dy gra. Midis viktimave tashmë të pjekur në moshë ka prej tyre që po flasin për herë të parë mbi atë cka u ka ndodhur shumë vjet më parë, ka të tjerë që vuajnë ende sot inkube psikologjike për shkak të dhunës së ushtruar seksualisht por ka dhe disa të tjerë që nuk mundën dot të mbanin peshën e vuajtjes së tyre fizike e morale e iu drejtuan vetvrasjes.

 

23 shkurt 2010 Gjermani

Peshkopi i Monakos deklaron për shtypin se “Çështja e pedofilsë ka cuar në grindje Kishën Gjermane me qeverinë Merkel”. Ministrja demokristiane- liberale Sabine Leutheusser-Schnarrenberger (Fdp) ka akuzuar peshkopët gjermanë për mungesë transparence. Por Presidenti i Konferencës Episkopale të Gjermanisë, peshkopi Robert Zollischt është mbrojtur nën thirrjen “Transparencë të plotë e tolerancë zero ndaj fajtorëve”.

Edhe pse Kisha vazhdon t’i quajë “ngjarje te vecuara” sot mjaft shtete kanë ngritur komisione hetimi ndaj fenomenit “pedofilia e priftërinjve”. Faqet e shumta që mbushin cdo ditë dojset flasin se nuk flitet më për ngjarje tek e tuk, por për një proces të turpshëm disa vjecarë i mbuluar e i lënë në heshtje qëllimisht, për hir të një hierarkie të detyrueshme apo të një aparence fallse. Mijëra viktima priftërinjsh pedofil presin falje nga ajo klimë konstante torturash që për vite me rradhë shoqëroi fëmijërinë e tyre. Kish disa vite që ajo cfarë mërmëritej nën zë po merrte kurajo të fliste. Gjthkush mund të kujtoj indinjatën që shkaktoi publikimi në 2006 i dokumentarit të BBC “Sex Crimes and Vatican” i cili qe frut i Raportit Ferns (2005), hetimi zyrtar i qeverisë irlandeze mbi denoncimet e abuzimev seksuale të kryera në kishat irlandeze. Më 2009 një tjetër raport “Komisioni Ryan” denoncon pedofilinë e priftërinjve e konfirmon këtë fenomen në 11 337 raste e me dëmshpërblime individuale të kordinuara po nga ky komision, në shifra nga 65 000 në 300 000 euro apo totalisht 34 milionë euro. Pak ditë më parë u publikua Raporti i Komisionit Murpy me shtatëqind faqe dëshmish të tmerrshme e me një numër viktimash gjithnjë e në rritje. Po shumë akoma nuk dëshmojnë ende. Frikë? Turp? O pasiguria e një drejtësie të garantuar?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency