Një këpucëtar i pensionuar nga India veriore me emrin Mahashta Murasi, thotë se ka lindur në janar të vitit 1835, që e bën atë njërin prej njerëzve më të vjetër në Tokë, apo më të vjetrin që mbahet mend gjithnjë sipas Librit të rekordeve të Guinessit. Sipas zyrtarëve indian, burri ka lindur në Baglore më 6 janar të vitit 1835 dhe jeton në Varanasi që nga viti 1903. Ai ka punuar si këpucëtarët në qytet nga viti 1957, kurse është pensionuar vullnetarisht në moshën 122 vjeçare. “Kam jetuar aq gjatë, saqë të gjithë nipat e mijë ka disa vite që kanë vdekur”, ka shpjeguar Murasi. “Me sa duket vdekja me ka harruar…Tani ka mbetur shumë pak shpresë. Shikoni statistikat, askush nuk ka arritur të jetojë më shumë se 150, madje as 170 vjet. Në këtë pikë mund të thuhet se jam i pavdekshëm. Ndoshta duhet të kënaqem me këtë gjë”. Ai ka certifikatë të lindjes dhe kartelë identifikuese që e konfirmojnë versionin e tij, por fatkeqësisht asnjë ekzaminim mjekësorë nuk e konfirmon atë që thotë ai për momentin. Mjeku i fundit që e vizitoi mister Murasin vdiq më 1971, kështu që pak ka informacione, kështu që pak ka informacione rreth dosjes së tij mjekësore.
Bie në greminë, mbijeton 13 ditë duke ngrënë insekte
Një burrë Kinez ka mbijetuar 13 ditë duke ngrënë insekte dhe bar pasi gjatë një ekskursioni në malin Taishan të Kinës ka rënë në një greminë.Burri 43-vjeçar, nga provinca e Liaoning, është gjetur nga rojet e pyllit që po patrullonin zonën. 43-vjeçari kishte shkuar për të bërë një shëtitje pas një zënke me familjen. Pas rrëzimit në greminë ai kishte qëndruar tre ditë në koma. Kur është zgjuar ka kuptuar që telefonit i kishte mbaruar bateria dhe nuk mund të lëvizte për shkak të dhimbjeve në këmbë. Pasi kishte pirë shishen e ujit që kishte patur me vete, ai gjatë 2 javëve ka ngrënë bar, krimba toke dhe milingona. Në 13 ditë të mbijetesës së tij “tërësisht natyrale” 43 vjeçari kishte humbur 15 kg duke peshuar nga 75 në 60 kilogramë.
Fëmija i porsalindur që flet
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush? Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qysh prej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo. Papanova vazhdon më tej: “Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.