Atentati te ” Rruga Ura ” / Eksploziv i telekomanduar Sulejman Allushit, dyshim konfliktet e pronësisë

0
159

Anxhela Tato

shperthimi_8Mbeten të plagosur aksidentalisht 2 kalimtarë, Allushi u dënua në vitit 2011 me 200 mijë lekë gjobë nga gjykatë për armëmbajtje

Policia, lënda plasëse e montuar poshtë gomës së majtë, i plagosuri Allushi nën survejim nga autorët, pritet tabulatet telefonike dhe ekspertiza e tritolit

Shpërthim i telekomanduar automjetit të Sulejman Allushit, i cili ka marrë plagë të rënda në trup. Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët kanë qenë afër automjetit në momentin që është aktivizuar lënda plasëse. Menjëherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa nga ana e zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e flakëve të makinës. Ishin banorët e zonës të parët, që tentuan t’i vinin në ndihmë tre të plagosurve, të cilët momentalisht ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak në pavijonin e Traumës. Nga të dhënat e bluve mësohet se automjeti i tipit “Volswagen Polo” me targë “AA 868 EE” ndodhej në lëvizje kur është përfshire nga flakët. Kalimtarët kanë nxitur për të nxjerrë drejtuesin, i cili është identifikuar si Sulejman Allushi. Të plagosur kanë mbetur Andi Koçi dhe Joli Çato, të cilës sipas bluve nuk kanë lidhje me ngjarjen. Sulejman Allushi rezulton person i skeduar në vitin 2011 për një konflikt pronësie me vëllezërit Zallini. Në ngarkim të Allushit Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e dënimit me 200 mijë lekë gjobë për akuzën e prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Gjithashtu Sulejaman Allushi figuron vëllai i drejtorit të burgu 313, çka nxit policinë që të hetoj edhe në këtë pistë. Dy pistat aktuale të hetimit janë konflikti i mbartur për pronën dhe lidhja me detyrën e vëllait. Në 25 mars 2013 i është vënë eksploziv automjetit tip “Crysler”, ngjyrë e kuqe me targë “AA 999 FX”, që ishte në pronësi të biznesmenit Çlirim Allushi, vëllai i Sulejmanit i cili u plagos në shpërthimin e mbrëmjes së të hënës. Çlirimi nuk ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit që ndodhte në fillimin e rrugës Fresku-Dajt para një lokali me muzik live.

 

Ngjarja

Rreth orës 20:00 në zonën e “Rruga Ura” është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, i cili është raportuar menjëherë nga kalimtarë, të cilët të tmerruar kanë dashur që të ndihmojnë personin e plagosur në automjet. Sipas bluve eksplozivi ishte i vendosur poshtë shasisë së gomës së majtë nga krahu i shoferit. Bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse të tipit tritol. Ka dyshime se shpërthimi ka qenë një shenjë paralajmërimi ndaj Sulejman Allushit, i cili indohet në gjendje kritike në spital. Dyshimet e bluve janë se eksplozivi ka qenë i telekomandua dhe duhet të jetë montuar kur automjeti ka qenë në parkim. Ndërsa pritet ekspertiza e pjesë së mbetur së lëndës plasëse me shpresën e gjetjes së ndonjë karte celulari që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Për blutë Allushi duhet të ketë qenë gjatë gjithë kohës në survejim, ku është kontrolluar çdo lëvizje e tij. Autorët kanë gjetur momentin e përshtatshëm për të shpërthyer lëndën plasëse. Këto lloj krimesh janë të vështira për tu zbardhu për shkak të shkatërrimit të gjurmëve të gishtave si dhe faktit që në pjesën më të madhe të rasteve karta SIM i përket personave të vdekur ose individëve që e kanë shitur. Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të krimit si dhe zbardhja e tabulateve telefonike të Allushit.  Ndërsa do të shoqërohen për tu marrë në pyetje dëshmitarë okularë si dhe të afërm të Allushit, përfshirë vëllezërit Zallini.

 

Dosja e gjykatës

“I pandehuri Sulejman Allushi është më banim në qytetin e Tiranës. Me datë 16.04.2011, shtetasi Artur Zallini së bashku me të vëllanë e tij, shtetasin Bardhyl Zallini dhe kushëririn e tyre, shtetasin Elvis Zallini, ndodheshin në fshatin Ferraj, tek sipërfaqja e tokës në pronësi të tyre. Ndërkohë, në atë moment ka kaluar i pandehuri Sulejman Allushi. Ndërmjet të pandehurit Sulejman Allushi dhe shtetasve Artur Zallini, Bardhyl Zallini dhe Elvis Zallini ka lindur një debat me fjalë. Në këtë debat janë përfshirë dhe shtetasit Pajtim Allushi dhe Erjon Alushi. Më pas debati ka vazhduar ku palët janë konfliktuar duke qëlluar njëri-tjetrin me mjete rrethanore. Në një moment, i pandehuri Sulejman Allushi, pretendohet se me anë të një arme luftarake ka qëlluar ndaj shtetasit Artur Zallini duke e plagosur atë. Pas ngjarjes, shtetasit Sulejman Allushi, Pajtim Allushi dhe Erjon Alushi janë larguar nga vendngjarja ndërsa shtetasi Artur Zallini është dërguar për ndihmë mjekësore. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjendur e sekuestruar dhe një gëzhojë luftarake. Në bazë të akt ekspertimit balistik Nr.3814, datë 09.05.2011, ka rezultuar se, gëzhoja objekt ekspertimi është e rregullt teknike. I pyetur me cilësinë e personit nën hetim dhe  si i pandehur, si në hetimet paraprake ashtu edhe para Gjykatës i pandehuri Sulejman Allushi ka  pranuar akuzën dhe shprehet i penduar.Deklarimin fajtor të të pandehurit Sulejman Allushi, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake“, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 300 000  lekë gjobë. Me gjykim të shkurtuar i ulet 200 mijë lekë”.

 

Korçë/ Lamtumirë Enkelejda Skënderasit, përcillet për në banesën e fundit

Lot, vuajtje dhe drithërima kanë shoqëruar ceremoninë mortore dhe lamtumirën e fundit për Enkelejda Skënderasin, gazetaren e News24, e cila humbi jetën në krye të detyrës. Homazhet nisën në orën 12:00 dhe u zhvilluan në Teatrin “A. Zako Çajupi”. Familjarë, miq, kolegë, qytetarë të shumtë korçare respektuan në heshtje teksa arkivoli i mbuluar me lule hyri në teatrin e qytetit të Korçës. Të gjithë bashkë, me lot në sy, dhimbje në zemër e shpirt, gjithkush që e njohu e vlerësoi i dha lamtumirën e fundit, Enkeledës. Kolegë, gazetarë nga veriu ne jug, nga lindja në perëndim mbajtën frymën tek Teatri “A. Zako Cajupi” për t’u përshëndetur për herë të fundit me shoqen e tyre, profesionisten Enkelejda Skënderasi. E vështirë të thuash përgjithmonë lamtumirë! Por, jeta ka çaste si këto, të hidhura ku detyrohesh ta shqiptosh dhe këtë fjalë. Rreth orës 14:00 trupi i pajetë i gazetares që humbi jetën në krye të detyrës u përcoll drejt banesës së fundit, mes lotëve, dhimbjes dhe kujtimeve që la pas. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në orën 12:45 pranë fshatit Panarit, ku gazetarja shkoi për të ndjekur aktivitetin kushtuar 100-vjetorit të masakrës së Panaritit. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda dhe disa operatorë të mediave të tjera ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi. Gazetarja Skënderasi, 29 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët që mori në kokë pas përplasjes me një shkëmb, ndërsa të tjerët nuk patën lëndime.