Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç akuzohen për grabitje në Milano. Mediat italiane shkruajnë se dy 2 shqiptarët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë prej 50 mijë euro, ndërsa është publikuar edhe video e një prej grabitjeve të kryera prej tyre. Sipas policisë shtetasit shqiptarë kanë vjedhur disa dyqane argjendare në qendër të Milanos.