Një shkrimtar serb në rezidencën shqiptare

0
183

srdan srdicShkrimtari serb Srdan Srdic do të jetë në rezidencën shqiptare për një muaj. Srdic është fitues i tretë i bursës për muajin korrik-gusht, për në Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë, si pjesë e projektit “Tirana in between”, organizuar nga “Poeteka”, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Sipas organizatorëve gjatë këtij muaji qëndrimi, përveç fokusimit në veprimtarinë e tij letrare, Srdan Srdic do të hyjë në marrëdhënie me jetën kulturore dhe letrare shqiptare, duke u bërë pjesë e procesit krijues “Shkrimtarët përkthejnë shkrimtarë”. Në siglën “Balcanicus Ante Portas”, ky shkrimtar do të hyjë në kafenetë letrare të kryeqytetit, duke u organizuar lexime publike dhe bashkëbisedime.

Përvojë letrare në shqip nga autorë serbë ka pasur dhe më parë me autorë bashkëkohorë si Vladimir Arsenijević, Srđan Valjarević (Botimet Poeteka) si dhe Vasko Popa (revista Poeteka)

Ndërsa Srdan Srdic ndodhet për herë të parë, prezent do jetë dhe me përkthimin shqip, njihet dhe në gjuhë të tjera. Lindur në në Kikinda, Serbi, në vitin 1977, ai u diplomua në Fakultetin Filologjik në Beograd, Departamenti i Letërsisë Botërore dhe i Teorisë Letrare, ku ai aktualisht po punon për tezën e tij doktorale me temë mbi teoritë e së vërtetës dhe si aplikohet ajo për tekstet Jonathan Swift-it.

Në vitet 2008-2011 Srdan Srdic ka qenë redaktor përgjegjës i Festivalit Ndërkombëtar të prozës së shkurtër, që mbahet në Kikinda. Aktualisht ai është një nga bashkë-redaktorët e revistës letrare “Severni bunker” dhe një nga redaktorët “The European Short Story Network”.

Srdan Srdic ka fituar një çmim letrar për veprën më të mirë në prozë, paraqitur në konkursin e organizuar nga revista e “Ulaznica” (2007) si dhe Çmimin “Lazarevic Laza” për tregimin më të mirë të ende të pabotuar në Serbi (2009).

Në vitin 2010 Srdic fitoi të vetmen bursë letrare serbe ofruar nga Fondacioni “Borislav Pekic”.

Romani i tij i parë “Vdekja e fushës” u botua në vitin 2010 dhe ishte në listën e ngushtë për çmimet më të rëndësishme serbe dhe rajonale (çmimit NIN, çmimin Vital, çmimi Mesa Selimovic, çmimi Bora Stankoviç).

Libri i dytë i Serdjan Srdic-it, një përmbledhje tregimesh të shkurtra, të cilësuara “Espirando”, u botua në vitin 2011 (për këtë vepër atij iu dha çmimet letrare Biljana Jovanovic dhe çmimi Edo Budisha).

Libri i tij i tretë, një roman i titulluar “Satori”, u botua në mars të vitit 2013. Përmbledhja e tij e dytë me tregime të shkurtra, “Combustions”, u botua në prill të vitit 2014.

Proza e Srdan Srdic-it është përkthyer në gjuhën angleze, shqipe, sllovene, polake, rumune, ukrainase dhe hungareze.