Agjensia/ Do të mbyllen të gjitha Universitet që nuk plotësojnë kriteret

0
167

agjensia universitetMinistrja e Arsimit Lindita Nikolla, u shpreh ditën e djeshme se deri në fund të këtij viti, pasi të kryhet akreditimi nga agjencia britanike “Enka”, do të merren masa të forta për mbrylljen e të gjitha universiteteve, që nuk plotësojnë kriteret. “Edhe pse  ligji e thotë prej kohësh, ndodhë për herë të parë në Shqipëri. Brenda 300 ditëve, për 59 institucione, ne kemi transparente situatën e tyre që lidhet me kriteret e licencimit. Tejet problematike, por ne do ta bëjmë një raport përfundimtar transparent për publikun, për çdo institucion, duke pasur një strandard, një masë si për publiket dhe ato jopublike, që janë vetëm ligji dhe kriteret e licendimit”, – theksoi Nikolla.

Gjithashtu ministrja e Arsimit ka konfirmuar se kuotat e pranimit nuk do të jenë të njëjta me një vit më parë. “Nuk do të kemi kuota të fryra, që ngriheshin pa asnjë lloj sensi dhe rezultati të parë realisht në këto institucione. Pra, universitetet propozojnë disa kuota, por në referencë edhe me të gjitha standardet dhe kriteret që lidhet posaçërisht me stafin akademik, por dhe me kushte të tjera të funksionalitetit”, – deklaroi Nikolla. Po kështu ekspertët e MAS po hartojnë ligjin e ri të tekstesve që do të saktësojë programet dhe numërin e teksteve“Do të kemi një ligj të ri për tekstin shkollor, tekste cilësore, jo të çoroditura dhe alternativa e ndikime pa fund, që nuk thonë asgjë për formimin cilësor të nxënësve”, – u shpreh ministrja Lindita Nikolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency